BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Vendimi, asnjë profesion i lirë jashtë TVSH nga zero, qeveria i përfshin edhe avokatët

Vendimi, asnjë profesion i lirë jashtë TVSH nga zero, qeveria i

Taljo

Kritikët akuza Bashës: Po imponon statut të përjetshëm, nuk u mor parasysh asnjë diskutim, vrau fjalën e lirë

Kritikët e Bashës akuzuan dje kreun demokrat Lulzim Basha se privatizoi PD-në. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, teksa ka lënë mbledhjen e Këshillit dje ka akuzuar kreun demokrat Lulzim Bashën se po imponon një statut që e bën atë të përjetshëm. Në një deklaratë për mediat, Kulluri tha gjithashtu se Këshilli Kombëtar rrëzoi të gjitha propozimet alternative për statutin e PD. “Kërkuam të hidhen në votim të dy statutet. Për pesë orë, ajo trupë atje nuk është në gjendje të gjykojë. Kryetari nuk po e kupton që këtu nuk diskutohet personi, por diskutohet PD-ja. Drafti i Bashës e atë të përjetshëm. Mbledhja do të vijojë me imponimin e kryetarit të PD. Prandaj, kjo mbledhje është e kotë dhe pa kuptim. Nuk u mor parasysh diskutimi për të pasur analizë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Askush nuk mban përgjegjësi për zgjedhjet e kaluar, z.Basha nuk do që të ndajë pushtet. Një shumicë në atë sallë që duartroket kryetarin s’është normale, sepse ne jemi për të diskutuar statutin aty. Përfundimi i kësaj mbledhje të sotme është të vazhdojë nga humbja në humbje”, tha Kulluri. Por ashtu si Kulluri të njëjtin mendim ka ndarë edhe anëtarja tjetër e Këshillit Kombëtar, Valbona Mezini, e cila theksoi gjatë para mediave se kryetari i Partisë Demokratike rrëzoi dje të gjithë kritikët duke vrarë fjalën e lirë. “Ne luftuam për PD-në dhe e vetmja gjë që ne kemi në dorë, është të flasim dhe vetëm të flasim, e konkretisht në luftën e kemi jo vetëm por ringritjen e PD-së, por për të ngjallur shpresën tek shqiptarët. Sot kryetari i PD-së, e vrau fjalën e lirë, sot u rrëzua një nga propozimet, siç është kufizimi i mandatit të kryetarit kur humb zgjedhjet, dhe nuk është marrë parasysh ky propozim. Mbledhja e këshillit kombëtar është fiktive se po shqyrtohet vetëm një draft, kemi dy propozime: E para të diskutohen zgjedhjet e kaluara ne këshillin kombëtar, dhe e dyta ky propozim ra, u parashikua që të ketë një kryetar të kontrollit të financave të partisë, demokratike, në këtë mënyrë organet autonome të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit. Nuk është një ditë e bukur kjo për PD.

 

 

Okelio

PD mbledh Këshillin Kombëtar, miratohen ndryshimet në statut

Basha blindon kreun e PD, kryetari nuk largohet nëse humbet zgjedhjet, Këshilli miraton ndryshmet në statut, bien nismat e kritikëve

Endri Arizi

Lulzim Basha ka blinduar kreun e Partisë Demokratike. Pasditen e djeshme Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar ku u diskutuan ndryshimet në Statut. Në mbledhje u pa mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha si dhe e disa figurave të tjera të PD. Por edhe pse u përfol për një bashkim të Partisë Demokratike përmes ndryshimeve statutore, ajo që ndodhi dje më së shumti shkaktoi një tjetër përçarje brenda selisë blu, duke faktuar ndarjen e demokratëve në dy kampe. Kjo për faktin se ndryshimet statutore që do t’i shkojnë për votim Kuvendit Kombëtar të PD më datë 28 Prill nuk e prekin fare nenin e kryetarit. Sipas ndryshimeve të reja statutore që PD i kaloj për votim Kuvendit, Basha nuk largohet nga posti i tij edhe nëse humbet zgjedhjet sërish. Pra kreu demokrat ndryshe nga sa kishte deklaruar më përpara e ka “blinduar” akoma më shumë postin e tij. Ndërkaq, në kuadër të kësaj pike mbledhja e djeshme u shoqërua dhe me debate të ashpra mes grupit të kritikëve si dhe kreut demokrat Lulzim Basha. Kjo sepse Basha, duke “blinduar” postin e tij, nuk lejoi që të përfshihej në diskutim propozimi i grupit të kritikëve për dorëheqjen e kryetarit dhe moskandidimin e tij në rast se humb zgjedhjet. Madje debatet mes tij dhe grupit të kritikëve filluan qysh në fillim të mbledhjes ku sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Imami teksa prezantoi platformën e tij të ndryshimeve në statut për kufizimin e mandatit të kryetarit, kërkoi që pjesë e diskutimit në Këshill të ishte dhe analiza e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Propozim që Basha e kundërshtoi, pasi sipas tij, këto diskutime duhet të ishin bërë më përpara. Sakaq, Basha e hodhi në votim propozimin e Imamit, i cili u rrëzua me shumicë votash. Por përplasjet mes Bashës dhe grupit të kritikëve vijuan edhe më tej. Kësaj here ishte anëtarja e Kryesisë së PD, Endira Bushati e cila i kërkoi kreut demokrat që ndërpriste mbledhjen pasi nuk plotësohej kuorumi i nevojshëm. Kjo sepse nga 265 anëtarë në mbledhje nuk ishte as gjysma. “Të plotësohet kuorumi, mungojnë shumë anëtarë të këshillit”, tha ajo. Kërkesë që kreu demokrat e shpërfilli duke vijuar më tej mbledhjen.

Bien nismat e kritikëve

Nismat e grupit të kritikëve për të shkarkuar Lulzim Bashën u rrëzuan përfundimisht. Edhe pse Këshilli ishte e vetmja shpresë e tyre kreu demokrat Lulzim Basha ka arritur të forcojë akoma më shumë pozitat e tij në krye të PD. Ndonëse gazeta e bëri të ditur se kreu demokrat i udhëzoi deputetët në mbledhjen e grupit që mbajti ditën e enjte që të rrëzojnë çdo iniciativë të grupit të kritikëve, një gjë e tillë u vërtetua dje. Kjo për faktin se në mbledhjen e djeshme kreu demokrat gjatë diskutimeve nen për nen të draftit me ndryshimet statutore u mohonte shpesh të drejtën e fjalës grupit të kritikëve si dhe rrëzonte propozimet e tyre. Kështu gjatë diskutimeve Basha pas propozimit të Imamit, rrëzoi edhe propozimin e Edvin Kullurit, i cili kërkoi që të shqyrtoheshin edhe draftet alternative në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të paraqitur nga kritikët. “Duhen hedhur ne votim te dyja statutet. Nuk na përfaqëson grupi i punës, pavarësisht vlerësimit personal qe kam për ta”, tha ai. Ndërkohë nga ana tjetër grupi i demokratëve që ishin pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit rrëzuan edhe kërkesën e Sherefedin Shehut, i cili kërkoi që statuti t’ju shkojë seksioneve. Veprime që sollën largimin nga mbledhja të Imamit, Kullurit si dhe grupit tjetër të kritikëve. Madje Imami deklaroi para mediave se mbledhja ishte fiktive pasi Basha po diskutonte vetëm një draft. “Mbledhja e Këshillit Kombëtar po bëhet fiktive sepse po shqyrtohet vetëm një draft dhe nuk po lejohet diskutimi. Mbyllja e diskutimit dhe e fjalës, heshtja nuk është shenjë e mirë. Bëmë dy propozime, një që të diskutohen në Këshillin Kombëtar zgjedhjet e kaluara, të nxjerrë raportin kryesia përpara Këshillit dhe Këshilli Kombëtar të marrë vendimit. Ky propozim ra me shumicë dërmuese votash. Po me shumicë dërmuese votash ra propozimi i dytë që të diskutohet në parim për statutin”, tha Imami.

 

Somario

Lulzim Basha ka blinduar kreun e Partisë Demokratike. Pasditen e djeshme Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar ku u diskutuan ndryshimet në Statut. Mbledhje ku u pa mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha si dhe e disa figurave të tjera të PD. Por edhe pse u përfol për një bashkim të Partisë Demokratike përmes ndryshimeve Statutore, ajo që ndodhi dje më së shumti shkaktoi një tjetër përçarje brenda selisë blu, duke faktuar ndarjen e demokratëve në dy kampe. Kjo për faktin se ndryshimet statutore që do t’i shkojnë për votim Kuvendit Kombëtar të PD më datë 28 Prill nuk e prekin fare nenin e kryetarit...

 

Box

Imami: Partia vijon të mbetet monokratike

“Një Këshill Kombëtar që të ketë një pavarësi dhe mos trajtohet siç po trajtohet sot. Financat e Partisë, kontrolli mbi financat e partisë është një nga problemet themelore për të gjitha partitë europiane. Mesa duket është një problem serioz edhe për Shqipërinë. Kemi propozuar këtë gjë. Nuk ka diskutime as për këtë gjë. Menduam që ishte e vlefshme që organet autonome siç mund të ishte bordi i kandidaturave të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit të personit të zgjedhur. Partia vijon të mbetet monokratike, propozimet jo vetëm nuk merren parasysh, por ajo që është më e keqja nuk lejohet diskutime. Nuk është një ditë e bukur kjo për PD-në”, deklaroi dje pas mbledhjes sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Imami.

Qeveria ka miratuar vendimin “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar ku përcakton mes të tjerash edhe një herë se profesionet e lira përfshihen në skemë nga qarkullimi zero.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit” thuhet në pikën 2 të vendimit.

Për shumicën e profesionistëve të lirë ky vendim nuk sjell asnjë ndryshim dhe vendimi lidhet më shumë me përfshirjen edhe një herë të avokatëve në skemë duke nisur nga xhiroja zero. Këta të fundit deri më 1 prill ishin jashtë saj nëse qarkullimin vjetor e kishin deri nën 5 milionë lekë.

Përplasja e qeverisë e avokatët
Më 29 dhjetor 2014, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’” të ndryshuar. Në këtë vendim, në nenin 11 bëhen dy përcaktime, së pari që kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qarkullimi prej 5 milionë lekësh në vit, përveç rasteve që përcaktohen në pikën 2 të nenit. Pikërisht kjo pikë përcakton një listë me të paktën 18 kategori që TVSH-ja u fillon nga zero pavarësisht xhiros.

“Personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë si dhe kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë, pavarësisht nga kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në është zero dhe të gjithë janë persona të tatueshëm të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit” thuhet në vendim.

Në korrigjimin që qeveria bëri vitin e kaluar, në vendimin 953, përcaktohet kufiri i ri minimal për regjistrimin në TVSH që është 2 milionë lekë, ndërkohë që profesionet e lira deklarojnë nga zero me përjashtim të avokatëve të cilët e fituan këtë të drejtë kur Dhoma Kombëtare e Avokatëve ankimoi ligjin në Gjykatën e Lartë. Në korrik, kjo e fundit vendosi për rrëzim të pjesshëm, duke i dhënë të drejtë avokatëve në ankesën e tyre. Në argumentin e Gjykatës rreshtoheshin disa pika, ku mes të tjerave fakti që Këshilli i Ministrave nuk ka kompetencën për të përcaktuar kategoritë që përjashtohen apo futen në TVSH, por vetëm përcaktimin e kufirit minimal.

Gabimin e bërë në vendimin e mëparshëm që u rrëzua pjesërisht nga Gjykata e Lartë, qeveria e korrigjoi në ndryshimet që i bëri ligjit për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” që ishte pjesë e paketës fiskale. Tashmë pika 2 e nenit 117, në ligjin për TVSH-në, është riformuluar duke i lënë atributet e përcaktimit të kategorive dhe kufirit Këshillit të Ministrave.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, rastet e përjashtimit apo kufiri minimal i regjistrimit për kategori të veçanta, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligj. Ky përcaktim i ri rrëzon argumentin e mbrojtjes së avokatëve në Gjykatën e Lartë. Ndaj avokatët qëndruan jashtë TVSH-së deri më 1 prill 2018 nëse kishin qarkullim më të vogël se 5 milionë lekë, por tashmë kanë nisur regjimin njëlloj si 16 grupet e tjera./monitor/