BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Lifestyle

Vetëm 3 shenja horoskopi janë të favorizuara për 2021

Vetëm 3 shenja horoskopi janë të favorizuara për 2021

Dashi – Më 21 Mars, si Dielli ashtu edhe Venusi do të qëndrojnë në shenjën tuaj të zjarrtë. Kur planetët  të bashkohen, energjia  do të rritet edhe më shumë.

Venusi është planeti i dashurisë, parasë dhe seksit dhe tregon mënyrën sesi ju i përshtateni ndaj romancës dhe seksualitetit . Ky bashkim planetësh në të njëjtën ditë me ekuinoksin e pranverës është mjaft i mbarë për dashurinë dhe jetën tuaj seksuale – ekuinoksi i pranverës është një periudhë pjellorie me shumë tradita pagane! 2021 do të jetë një vit i qetë për ju.

Demi – Gjatë fundit të  prillit, planeti i komunikimit do t’ju japë një mësim në lidhje me mënyrën e komunikimit. Sezoni i Dashit (cikli njëmujor që vjen përpara tuajit) mund të jetë shumë i ashpër për ju. Gjatë pranverës do të filloni projekte të reja. Duhet thjesht ti merrni gjërat me qetësi! Më 19 Prill, e cila është dita e parë e sezonit tuaj, Mërkuri dhe Dielli do të bashkohen në shenjën tuaj, duke rritur aftësinë tuaja të komunikimit dhe për t’i treguar botës atë që ju dëshironi me të vërtetë: butësinë dhe kujdesin ndaj vetes . Lini pas zemërimin dhe ndiqni energjinë tuaj.

Akrepi –  Akrepi, 2021 do të  jetë një vit i shkëlqyer për ju. Me Marsin (planetin tuaj sundues) që hyn në shenjën tuaj menjëherë përpara Halloween-it më 30 tetor, ju do t’i keni gjërat në favor deri në fund të vitit.

Marsi është planeti i luftës dhe i konfliktit, i cili mund të mos tingëllojë i dobishëm, por nëse kanalizohet në mënyrë konstruktive, energjia e Marsit mund t’ju mbështesë në zbulimin e gjërave të reja në jetë. Nëse jeni ndjerë i pafuqishëm nga ngjarjet e vitit 2020, kjo shpërthim energjie drejt vitit 2021 mund të jetë pushimi i madh që ju nevojitet. Meqenëse Marsi është planeti juaj sundues, ju tashmë keni një avantazh: Marsi ju do ! Mos kini frikë të flisni dhe të përballeni me të tjerët kur është për të mirën tuaj. Mbështetuni për bindjet tuaja dhe për të drejtat e të tjerëve