BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Lifestyle

Video dhe reagimi i saj po bëhet virale në internet/ Niset me makinë për të çuar fëmijët në shkollë, por i harron në shtëpi (Nëna filmon gjithçka që duket e pabesueshme)

Video dhe reagimi i saj po bëhet virale në internet/ Niset me

Video e kësaj nëne po bëhet virale në portale dhe rrjete sociale, pasi u nis me makinë për të dërguar fëmijët në shkollë, teksa po drejtohej drejt godinës, kuptoi se ishte vetëm në makinë.

Sipas mediave të huaja gruaja e kuptoi që fëmijët nuk ishin në makinë me të, shumë pranë ambienteve të shkollës.

Për ta bërë akoma dhe më interesante të gjithë këtë harresë dhe për t’i dhënë një kuptim, gruaja nxjerr nga xhepi celularin e saj dhe filmoi momentin.

Në video mes të qeshurave ajo dëgjohet teksa thotë:

“Jam duke shkuar drejt shkollës pa fëmijët e mi. Më duhet të kthehem dhe t’i marr ata”.

Pamjet përfunduan më vonë në rrjete sociale dhe deri më tani në drejtim të saj kanë vërshuar miliona pëlqime dhe komente, shkruajnë mediat e huaja.