BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Lifestyle

Videoja bëhet virale, i biri vrapon drejt tij, mjeku shpërthen në lot se nuk e përqafon dot

Videoja bëhet virale, i biri vrapon drejt tij, mjeku shpërthen në

Videoja e një mjeku që shpërthen në lot teksa ndalon të birin ta përqafojë, është bërë virale. Mjeku nga Arabia Saudite, i cili është në front të parë të luftës me Koronavirusin, ka frikë mos infekton vogëlushin.

Sapo ai është kthyer në shtëpi nga spitali, i biri ka vrapuar me gëzim drejt tij për ta përqafuar. Mirëpo mjeku është detyruar t'i kërkojë që të mos i afrohet sepse ishte ende i veshur me kostumin mjekësor, me të cilin ka trajtuar pacientët me Koronavirus.

Në këtë moment shumë të vështirë për një prind, pamundësia për të përqafuar fëmijën, mjeku ka shpërthyer në lot.