BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8 të tjerë të plagosur (Detajet e para)

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8
x

Lifestyle

Videoja që bo bën xhiron e rrjetit/ Stilisti i preu 30 cm flokët, vajzës i bie të fikët kur sheh rezultatin

Videoja që bo bën xhiron e rrjetit/ Stilisti i preu 30 cm flokët,

Një video, e shkëputur nga një program televiziv në Turqi, është bërë virale në rrjet pasi një prej vajzave pjesëmarrëse i ra të fikët.Vajzës i ra të fikët pasi një stilist i preu 30 cm nga flokët e saj të dendur dhe të gjatë.

Programi i quajtur ‘Kuaförüm Sensin’ që do të thotë ‘Ti je parukieri im’ është në të vërtetë një kompeticion ku profesionistët e stilimit të flokëve konkurrojnë për çmimin e madh.Në këtë episod, stiluesi i flokëve Bilal Ağın donte që t’ia priste flokët modeles së tij İlayda në mënyrë që të mbështeste një projekt për të ndihmuar të mbijetuarit e kancerit.

Por si duket vajza nuk ishte aspak e përgatitur që t’i priteshin aq shumë flokët dhe bëri një reagim goxha dramatik.Pasi i preku flokët dhe kuptoi sesa shumë ia kishte prerë Bilali vajza nisi të qante, hoqi përparsen dhe u drejtua drejt daljes së studios.
 
Pikërisht aty iu afrua një nga anëtaret e stafit dhe ajo u rrëzua në tokë.Qëkur u shpërnda në mediat sociale, videoja është parë më shumë se 12 milion herë, ndërsa shumë vajza nga e gjithë bota bashkohen me ‘dhimbjen’ e modeles.
 
Gjithsesi, lajmi i mirë që flokët do të bëhen paruke për vajzat dhe gratë që po luftojnë me kancerin.