Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Videoja që u bë virale/ E pabesueshme, oktapodi vrasës, pickimi i tij pa e kuptuar mund të vrasë deri në 26 veta në pak minuta

Postuar: 18/07/2019 - 10:55

Ishin jashtëzakonisht me fat dy turistët britanikë në Australi, të cilët vendosën të luajnë me një oktapod të vogël vdekjeprurës, pickimi i të cilit mund të vrasë deri në 26 vetë në pak minuta.

Një nga turistët e hodhi videon me “lojën” e rrezikshme në Facebook dhe shpejt u bë virale.

Ross Saunders dhe Johnpaul Lennon u filmuan duke luajtur me oktapodin, duke e lënë atë që t’i prekë. Ata nuk e merrnin parasysh faktin që kjo mund tu sillte vdekjen e  dhimbshme. Sipas odditycentral, turistët kishin shkuar për peshkim kur gjetën moluskun.

“Ishte një njohje interesante dy-ditore me peshkimin,” shkroi Saunders në Facebook. “Pashë dy perëndime të mrekullueshme, pashë delfinë dhe kapa një oktapod me tentakula  blu, një nga kafshët më të rrezikshme në botë dhe unë as nuk e kuptoj se si ndodhi kjo.”

Ky lloj oktapodi ka helm të mjaftueshëm në tentakulat e tij aq sa për të vrarë dhjetëra njerëz, dhe ekspertët theksojnë se viktimat e saj nuk mund ta kuptojnë pickimin. Pak minuta më vonë, ‘viktimat’, ndjejnë dhimbje, paralizë e plotë dhe vdekja ndodhin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 13:20

Hudhra është e shijshme dhe i shton një shije fantastike pjatave tuaja të preferuara. Sidoqoftë era e saj që na ngelet nëpër duar nuk është diçka edhe aq e këndshme.

Postuar: 12/12/2019 - 10:06

Pas 73 vjetësh, studiuesit zbuluan se si duket fundi i detit pas një shpërthimi që hodhi në ajër

Postuar: 12/12/2019 - 08:11

Një 19-vjeçare ukrainase, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të nxjerr në sh

Postuar: 12/12/2019 - 07:02

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do