Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vlerat ushqyese të vezës. Pse nuk duhet ta hiqni nga dieta juaj ushqimore?

Postuar: 19/02/2018 - 13:39

Veza bën pjesë në listën e 10 ushqimeve më të shëndetshme dhe jo pa arsye. Ajo përmban një sërë vlerash ushqyese, që nga sasia e lartë e proteinave e deri tek kolina. Përmbajtja e lartë në proteina e ka vendosur atë në kategorinë e produkteve të mishit në piramidën ushqimore. Disa nga përfitimimet nga konsumimi i vezës janë:

Përmirëson përqendrimin.

Kërkimet kanë treguar se konsumi i vezës së zierë në mëngjes, rrit përqendrimin, vëmendjen dhe rezultatet në shkollë të fëmijëve. Kjo pasi gjithë substancat e nevojshme që i duhen trupit, gjenden në vetëm një kokërr vezë.

Shija e mirë.

Veza ka një shije vërtet të mirë, por edhe nëse nuk ju pëlqen, ka plot mënyra se si ta përmirësoni shijen e saj me produkte të tjera apo mënyra të ndryshme gatimi.

Menaxhimi i peshës.

Edhe pse vërtet ka përmbajtje të lartë në proteina dhe yndyrna, sërish kërkimet kanë treguar se personat që konsumonin një kokërr vezë në mëngjes, konsumonin rreth 418 kalori më pak në vaktin e drekës dhe të darkës, duke bërë të mundur në këtë mënyrë, edhe rënien në peshë. Ajo ka rreth 14 substanca themelore dhe përmban vetëm 70 kalori.

 

Ka vlerën e shumë vitaminave së bashku.

Ka vetëm 70 kalori dhe përmban plot 14 ushqyes themelorë, duke pasur kështu rolin e një tablet multivitaminike natyrale.

Mbron sytë.

Luteina dhe zeaksantina në vezë i mbrojnë sytë nga rrezatimi ultraviolet i diellit. Këto janë antioksidantë që mbrojnë degjenerimin e makulës për shkak të moshës, si dhe ul rrezikun për kataraktë.

Zhvillon trurin.

Kolina, e cila gjendet tek e verdha e vezës, nxit zhvillimin dhe funksionin e trurit. Ajo nuk prodhohet dot në sasinë e duhur nga trupi jonë, ndaj është e nevojshme marrja e saj nga jashtë. Mjaftojnë dy vezë për të marrë gjithë sasinë e nevojshme ditore të kolinës.

Jep energji që zgjat.

Duke qenë se veza përmban proteina, proteina është substancë më ngopëse dhe kontrollon vlerën me të cilën trupi thith kaloritë. Veza është një nga ushqimet e pakta që ka proteina të plota me të nëntë aminoacidet esenciale për trupin tonë, pra që janë të domosdoshëm të merren nga jashtë, pasi nuk sintetizohen në brendësi të organizmit tonë. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 32

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2018 - 08:27

Pas pushimit gjatë ditëve të fundjavës, shumë nga ne përtojmë të fillojmë një javë të re, e cila nga e hëna nis me shumë punë. Por, mos harroni, që nëse nisni javën i/e lumtur, ashtu do të jeni gjatë gjithë javës.

Postuar: 25/06/2018 - 07:24

Sot data shënon 25 Qershor.

Postuar: 25/06/2018 - 07:01

DASHI

Postuar: 24/06/2018 - 23:00

Domethënë ai i kishte dhënë like në Facebook fotot së vitit 2016 të shoqes së ish-të dashurës?Ka

Postuar: 24/06/2018 - 21:38

Gjuha juaj e trupit flet për atë që po mendoni.

Postuar: 24/06/2018 - 20:31

Duket se pamja e jashtme e femrave është shumë subjektive për gjininë e kundërt: disa meshkuj pël