
Najada Çomo do jetë kandidate e PS! Rama i bën kërkesën e papritur ‘live’: Nxora një sekret...

Zbardhet letra që po thyen rrjetin! 26-vjeçarja rrëfen ‘tmerrin’ e saj: Bëra s*ks me shokun e bashkëshortit tim mëngjesin e ditës që do martoheshim! Kam probleme me...

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021

Rubrika “Dear Deidre” e gazetës “The Sun”, ka publikuar historinë e një vajze, e cila e ka tradhtuar partnerin e saj në ditën e tyre të martesës.
“Kam bërë seks mëngjesin e ditës së dasmës sime jo me burrin tim të ardhshëm, por me një nga miqtë e tij më të mirë.
Unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë më parë dhe po mendoj t’i them partnerit tim, sepse jam bërë paranojake dhe mendoj se do t’i tregojë dikush tjetër.
Ne u martuam në muajin gusht të vitit të kaluar dhe unë po bëhem gjithnjë e më tepër nervoze me kalimin e javëve dhe pyes veten nëse po bëj gjënë e duhur.
Ne jemi dashuruar që në fëmijëri dhe kurrë më parë nuk kam fjetur me dikë tjetër. Unë jam 26 vjeç dhe punoj në një çerdhe, ndërsa ai është 27 dhe është një furnizues ushqimesh shkollore.
Unë e dua shumë atë dhe jam e shqetësuar se momenti im i çmendurisë mund të prishë gjithçka.
Mëngjesin e dasmës sime, shoqërueset e mia kishin shkuar në qytet që të rregullonin flokët dhe të bënin make up-in. Kur të gjithë ishin jashtë, njëri nga shokët e burrit tim erdhi në shtëpinë time për të marrë diçka.
Ai më pa që nuk isha në vete dhe më pyeti se si po shkonin gjërat dhe unë i tregova për shqetësimet e mia. Ai më dha një përqafim dhe ndjeva se kimia ndryshonte mes të dyve.
Para se të merrja frymë ai më kishte zhveshur dhe ne po bënim seks të shpejtë dhe të furishëm në dhomën time.
Kur shoqet e mia u kthyen, e panë se diçka nuk shkonte. Njërës prej tyre ia tregova ngjarjen. Që atëherë, jam përpjekur vërtetë të investoj në martesën time.
Ndihem tmerrësisht keq dhe jam mirënjohëse që për shkak të kufizimeve nuk jam ndeshur më me shokun e burrit. Por kam probleme me gjumin. Edhe pse jam e sigurt se shoqja ime nuk do të flasë kurrë, nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun e burrit.
A do të ishte më mirë t’i thoja gjithçka burrit tim?”
Pasi ka lexuar historinë, “Dear Deidre” u përgjigj:
“Dasmat sjellin një tërësi emocionesh. Ju ishit nervoze dhe fatkeqësisht shoku i bashkëshortit tuaj përfitoi nga gjendja juaj e pambrojtur.
Duket se ju vjen me të vërtetë keq dhe unë mund ta besoj që nuk do ë përsërisni më këtë gabim.
Do të ishte më mirë që t’ia rrëfenit dikujt që mund t’ju ndihmojë të largoni ndjenjën e fajit nga vetja sesa bashkëshortit tuaj.
Vazhdoni të investoni në marrëdhënien tuaj. Me siguri, shoku i bashkëshortit tuaj kurrë nuk do të dëshironte që ngjarja të zbulohet tani që ti je një grua e martuar.
Edhe ai mund të jetë po kaq i shqetësuar sa ju se kjo histori mund të merret vesh nga bashkëshorti juaj”. / The Sun
Më të lexuarat


Kush mund të merrte me mend! Zbulohet fabrika më e vjetër e birrës e ndërtuar 5 mijë vjet më parë, magjepsen ekspertët

Lajme të mira në punë dhe në dashuri për këtë shenjë të horoskopit! Mësoni çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Do ketë tradhti dhe plotësim dëshirash! Meri Shehu rendit shenjat më me fat të muajit Mars

“Do t’iu realizohet plani që mezi e keni pritur”, Meri Shehu zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për ju për muajin mars dhe cila do të jetë shenja më me fat e horoskopit

Problemet shkojnë drejt zgjidhjes/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

Bëhuni gati për një javë shpërthyese e plot të papritura, çfarë kanë parashikuar yjet për datat 1-7 mars

Del horoskopi mujor, ja si do jetë Marsi për të gjitha shenjat, njihuni me surprizat e mëdha që iu presin

Do të merrni lajme të rëndësishme sot. Kini kujdes nga.../ Ja çfarë parashikojnë yjet për ditën e parë të pranverës

Janë dominues dhe pasionantë! Njihuni me 3 shenjat më të zjarrta të horoskopit

Mundësi të reja iu presin/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj
