BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Lifestyle

Zbulohet shpërthimi kolosal në hapësirë, më i madhi i ndodhur ndonjëherë që nga koha e Big Bang-ut

Shkencëtarët kanë zbuluar prova të një shpërthimi kolosal në hapësirë, rreth pesë herë më të madh se çdo gjë e vërejtur më parë.

Lëshimi i madh i energjisë mendohet se ka buruar nga një vrimë super e madhe e zezë rreth 390 milionë vjet dritë nga Toka. Shpërthimi thuhet se ka lënë një shenjë gjigante në grupin e galaktikës Ophiuchus.

"Jam përpjekur ta vë këtë shpërthim në aspektin njerëzor dhe është vërtet shumë e vështirë" -tha bashkautorja Melanie Johnston-Hollitt për “BBC News”.

Zbulohet shpërthimi kolosal në hapësirë, më i madhi i

"Më e mira që mund të bëj është t'ju them se nëse ky shpërthim do të vazhdonte të verifikohej gjatë 240 milionë viteve të shpërthimit, gjë që ndoshta nuk ka ndodhur, por, sidoqoftë, do të ishte si të vendosni 20 miliardë megatonë lëndë shpërthyese çdo të mijtën e sekondës për të gjithë 240 milionë vjetët. Kështu që është pakuptueshmërisht i madh. Shumë i madh”.

Studiuesit kishin menduar prej kohësh se kishte diçka të çuditshme në tufën e galaktikës “Ophiuchus”, e cila është një grumbullim gjigant që përmban mijëra galaktika individuale, të ndërthurura me gaz të nxehtë (plazma), dhe materie të errëta.

Teleskopët me rreze X, amerikanë dhe europianë i kishin spikatur asaj një cep të lakuar që kishte ngjallur kuriozitet.

Spekulimet ishin që ky mund të ishte muri i një zgavre që ishte skalitur në plazmën e tij nga emetimet nga një vrimë e zezë gjigante në një nga galaktikat thelbësore.

Vrimat e zeza janë të famshme për të thithur materiet, që i afrohen atyre, qoftë gaz apo edhe yje mirëpo, ato gjithashtu mund të dëbojnë sasi të jashtëzakonshme të materialit dhe energjisë në formën e avionëve radio, që pastaj përplasen në mjedisin lokal.