BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Zbuloni cilat shenja të horoskopit nxehen shpejt

Zbuloni cilat shenja të horoskopit nxehen shpejt

Shenjat e zodiakut thonë shumë për personalitetin tonë. Ato na njohin me disa karakteristika që secili prej nesh mund të ketë. Janë pesë shenja të horoskopit që nxehen shpejt dhe nuk durojnë shumë, por në fakt iu bie inati brenda 30 sekondash.

Mund të jenë dhe nga ata persona, të cilët nuk të lënë gjë pa të thënë në nerva e sipër dhe pasi kuptojnë gabimin të kërkojnë falje. Më poshtë gjeni të renditura pesë shenjat. Po ti a e gjen veten?

Demi

Demi nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre ose kur diçka e papritur ndodh. Ata nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse aty do u rri mendja gjithë kohën. Kur një dem nuk i ka bërë orët e plota të gjumit gjithashtu nxehet shumë lehtë.

Virgjëresha

Virgjëreshën e nxeh edhe zhurma e përtypjes së çamçakëzit, shqiptimi gabim i emrit të tyre, njerëzit që ecin ngadalë në rrugë… Pra virgjëresha nxehet me çdo gjë! Ata nuk durojnë dot njerëzit që janë në një standard më të ulët se ta dhe pakënaqësitë e tyre i shfaqin hapur! Më kot nuk janë shenja më kritike e zodiakut.

Akrepi

Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Të qenët i paditur do e nxehë këtë shenjë dhe nëse ju nuk bëni asgjë. Akrepi urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë, por do i bëjë që të “shpërthejnë”.

Bricjapi

Bricjapi mërzitet kur në mes të punës ndërpritet nga njerëzit rreth e rrotull e shakatë e tyre. Ata durojnë deri në një pikë, por kur nxehen nuk përmbahen më. Ata nuk i durojnë dot as shakatë pa kripë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me këtë shenjë, sepse i marrin gjërat shumë seriozisht dhe nuk kanë sens humori.

Dashi

Dashin e mërzit vonesa. Nëse jeni të qetë, dhe ju duhet shumë kohë për të përpunuar një informacion, mos qëndroni afër një dashi, pasi ai do të nxehet dhe nuk do e përmbajë inatin. Është një shenjë që nuk ka durim.