Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbuloni përse ngjyra e gjelbër përdoret gjatë operacioneve që bëjnë kirurgët

Postuar: 24/09/2018 - 18:04

Ngjyra e gjelbër është një ngjyre e afert me ngjyren e kuqe. Ajo përshtatet me elementet mjekësore dhe nuk ka nevoë të bertasë për të terhequr vemendjen. Ngjyra e gjelber e cila mundeson një ambient me shume kontrast, zvogëlon lodhjen e syve, dhe bën që njollat e ndritshme të kuqe te gjakut të duken me pak të spikatura.
Ç'ka është me interesante edhe nëse e shikojmë spektrin e ngjyrave do e gjejmë ngjyren e gjelbër si neutrale.
 
Më heret është përdorur ngjyra e bardhë në rrobat dhe çarshafet mjekësore me rast kombinimi i dritave të fuqishme dhe të ndritshme operative dhe një ambient plotësisht i bardhë kishte shpjerë në probleme me shikim apo me saktë lodhje të syve për kirurgun dhe stafin tjetër.
 
Që nga viti 1950 dhe 1960 shumica e spitaleve kanë braktisur përdorimin e ngjyrës së bardhë në rrobat e operacionit dhe çarçafet e sallave operative dhe kanë zgjedhur lloje të ndryshme të ngjyrës së gjelbër.
 
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër .
 
Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.
 
Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3 (një të tretën).

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 09:50

Të kesh një tapet në shtëpi shihet si domosdoshmëri, madje shpesh herë shpenzohen edhe shifra të mëdha parash për të blerë një të tillë.

Postuar: 17/02/2019 - 07:20

Dashi

Postuar: 16/02/2019 - 07:03

Dashi

Postuar: 15/02/2019 - 14:50

Një konkurrente e MasterChef në Britaninë e Madhe është larguar e turpëruar pas një gafe që bëri

Postuar: 15/02/2019 - 13:26

Çështja e Brexit-it në Britani ka hapur një debat mjaft të gjerë nëse vendi duhet të dalë ap

Postuar: 15/02/2019 - 07:03

Dashi-Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku nuk përjashtohen as disa debate.

Postuar: 14/02/2019 - 20:40

Një grua e dehur u mbyt, pasi burri i saj qëllimisht i mbylli kapakun e jacuzzi-t  me ujë të