Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjidhja ideale për flokët e thinjur, receta me uthull molle dhe sherebelë

Postuar: 20/03/2018 - 13:33

Flokët e thinjur janë një ndër gjërat më të bezdisshme si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Ato mund të shfaqen edhe në një moshë të re dhe jo domosdoshmërisht pas të 50-ave. Ka njerëz të cilët pajtohen me këtë dhe nuk bëjnë asgjë për t’i mbuluar. Ka të tjerë që përdorin metodat standarte me bojëra për t’i lyer ato. Ndonjëherë zgjidhjen e keni shumë afër, por thjesht nuk e keni kuptuar. Ka disa përbërës kaq të thjeshtë që ju i përdorni në përditshmërinë tuaj të cilët janë shumë të dobishëm për të trajtuar thinjen e flokëve. Sherebela është një prej tyre.

E njohur për përfitimet e saj shëndetësore, ajo është përdorur që në lashtësi për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të mbuluar thinjat. Uthulla e mollës po ashtu funksionon për mrekulli. Është një pastrues i shkëlqyer për flokët. Kjo recetë është vetëm për ato të cilat janë brune.

Përbërësit:

  • ¼ filxhan uthull molle
  • 2 lugë gjelle gjethe sherebelë
  • 2 gota ujë

Përgatija:

  • Hidhni ujin në një enë dhe vendoseni në zjarr të vlojë. Hiqeni nga zjarri dhe hidheni mbi gjethet e sherebelës. Lëreni për 15-20 dhe më pas kullojeni ujin. Hidhni në të uthullën dhe përziejini mirë.
  • Lani fillimisht flokët dhe më pas hidheni përzierjen mbi flokë. Thajeni kokën me një peshqir.
  • Bëjeni këtë vazhdimisht, sa herë të lani flokët tuaj.
  • Kjo do ta errësojë ngjyrën e flokëve dhe do t'ju japë atyre shkëlqim.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 16:05

Dashuria është një gjendje kimike e mendjes sonë, e cila është pjesë e gjeneve tona dhe e ndikuar nga edukimi ynë. Ne jemi të prirur për romancë, sepse supozohet të jemi prindër të dashur, që kujdesen për foshnjat e pafuqishme.

Postuar: 25/04/2018 - 16:03

Një lloj gjarpri, i cili jeton në Azinë Juglindore, është në gjendje të fluturojë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të paktën për 15 metra.

Postuar: 25/04/2018 - 15:53

Përdorimi i rrushit dhe verës në kozmetikë tashmë është një traditë e konsoliduar dhe alternativë në shumë qëndra bukurie.

Vetitë e rrushit

Postuar: 25/04/2018 - 15:30

Kur unë linda, një femër ishte aty për të më mbajtur. Mamaja ime. Ndërsa rritesha si një fëmijë, një femër ishte pranë meje për të luajtur me mua. Motra ime.

Postuar: 25/04/2018 - 14:24

Një peshëngritëse i ka gjuajtur më grusht në fytyrë një burri që i preku të pasmet në mes të ditës.

Postuar: 25/04/2018 - 13:51

Një studim 80-vjeçar i Harvardit ka zbuluar se miqtë e mirë janë më të rëndësishëm për lumturinë sesa paraja apo suksesi.

Postuar: 25/04/2018 - 13:30

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka urdhëruar pezullimin e aktivitetit në një nga atraksionet turistike më të preferuara të botës, për shkak të ndotjes mjedisore dhe pri