Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zhurma e çuditshme i la pa gjumë për 2 vite, çifti shtanget nga ajo që zbulon në murin e shtëpisë (Video)

Video: 

Postuar: 22/05/2019 - 12:33

Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në Pinos Puente, në afërsi të Granadës në Spanjë.
 
Një çit ka qenë gjithmonë i shqetësuar, për shkak se nga muret e shtëpisë së tyre dëgjohej një zhurmë e çuditshme që i linte edhe pa gjumë. Për dy vite me radhë çifti nuk e dinte se çfarë fshihej vërtet në murin e shtëpisë së tyre, derisa vendosën ta zbulonin misterin.
 
Çifti ngeli i surprizuar kur zbuloi një fole gjigande bletësh. Ato ishin afërsisht 80 mijë bletë që kishin bërë "shtëpinë" e tyre në muret e dhomës së gjumit të çiftit.
 
Bletari Sergio Guerrero i tha CNN-së se çifti kishte vërejtur se bletët lëviznin në vazhdimësi në oborrin e tyre por askush nga policia, zjarrfikësit ose këshilli lokal nuk ishin në gjendje t’i ndihmonin.
 
Kur temperaturat filluan të rriteshin dhe kur zhurma u përkeqësua, ata thirrën ekspertët e zhvendosjes së Guerrero, nga kompania lokale e terapisë me bletë ‘La Colmena Sanadora’.
 
Kosherja ishte në një madhësi të konsiderueshme dhe me siguri e gjitha kjo ndodhte si rezultat i temperaturave të larta në zonë dhe njëkohësisht si rezultat i luleve të shumta në numër dhe llojshmëri të cilat ndodhen në këtë qytet e në veçanti në zonën ku banonte çifti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2019 - 07:09

Ky është horoskopi për ditën e martë, 18 qershor 2019 që Noa.al sjell për ju.

Postuar: 17/06/2019 - 12:00

Eddie Scott dhe vajza e tij 8-vjeçare Ella po drekonin së bashku në një restorant.

Postuar: 14/06/2019 - 22:51

Në tragjedi e tmerrshme ka ndodhur dy muaj më parë në Çikago, ku nënës i kanë çarë barkun për t&r

Postuar: 14/06/2019 - 13:43

Një peshkaqen 4 metra i gjatë është zbuluar në brigjet e Makarska, një qytet port në bregdetin da

Postuar: 14/06/2019 - 11:19

Sipas një anketimi kryer kohët e fundit ka rezultuar se personat që jetojnë në Brazil e humbasi

Postuar: 14/06/2019 - 07:06

Dashi