BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8 të tjerë të plagosur (Detajet e para)

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8
x

Lifestyle

Zyra për emigracionin vendosi ta riatdhesonte, kryebashkiaku belg bën gjestin e rrallë për familjen shqiptare

Zyra për emigracionin vendosi ta riatdhesonte, kryebashkiaku belg bën

Sipas një gazete belge, kryetari i bashkisë së Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette, ka urdhëruar policinë bashkiake që të mos ekzekutonin një urdhër dëbimi për një familje shqiptare.

Rasti ka të bëjë me një familje shqiptare të vendosur në Charleroi prej 8 vitesh. Fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje. Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt, vendosi ta riatdhesonte atë.

Ky vendim u pasua nga një demonstrim solidariteti javën e kaluar në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër dhe mbështetës të dy shkollave shpallën publikisht mbështetjen e tyre.

“Zona jonë e policisë është subjekt i një autoriteti të dyfishtë, i prokurorit të Mbretit për atë që është gjyqësore, e imja për atë që është administrative. Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe sesa mirëmbajtja e familjes. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”, deklaroi ai duke mbrojtur vendimin mori në favor të familjes shqiptare.