BREAKING NEWS

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj
x

Aktualitet

Situatë alarmante / Gripi prek fëmijët në Durrës, zbardhet thirrja urgjente e mjekëve

Situatë alarmante / Gripi prek fëmijët në Durrës,

170 fëmijë në gjendje të rënduar drejtohen çdo ditë për ndihmë mjekësore pediatrisë së qytetit bregdetar, ndërsa mesatarisht 10 fëmijë shtrohen çdo ditë si pasojë e komplikacioneve që paraqesin.

Virozat dhe gripi këtë vit shoqërohen kryesisht me temperaturë të lartë e bronke, duke sjellë ulje të imunitetit tek vogëlushët, një pjesë e të cilëve kanë edhe komplikacione.

Të rriskuar janë të gjitha moshat nga 0-1 vjeç, deri në 12 vjeç. Prindërit thonë se temperatura ju ka zgjatur me ditë, ndërsa të tjerë sapo kanë vënë re problemet shëndetësore kërkojnë ndihmë te mjeku i familjes ose në urgjencën pediatrike.

Për pediatrit situata është mjaft problematike në pediatrinë e qytetit, si pasojë e fluksit të shtuar. Rasim Lusha, mjek pediatër, thotë për News24 se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për të mos kaluar fëmijët në komplikacione shëndetësore, për aq kohë sa shtimi i gripit nuk është analizuar nga ISHP, për t’u njohur me virusin gripal që qarkullon në popullatë.