Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Imami reklama të çuditshme TV Klanit, 700 mijë dollarë për ekranin e Berishës

Postuar: 23/11/2011 - 00:09

Spotet publicitare të Ministrisë së Mbrojtjes, të shfaqura në mediat pranë qeverisë, u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 700 mijë dollarë. 700 mijë dollarë ka shpërdoruar ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, për të kënaqur klanet e qeverisë si dhe për të mbuluar degradimin e Ushtrisë Shqiptare. Ministri në fjalë ka sajuar reklama në kurriz të taksapaguesve, për t’i hyrë në zemër TV Klanit të qeverisë Berisha. Skandali nuk qëndron vetëm në faktit se reklama është dhënë me prokurim të drejtpërdrejt, pra pa garë, por se ministria po reklamon një punë të cilën e ka detyrim,

për të cilën paguhet nga taksapaguesit. Megjithatë, skandali Ministrisë së Brendshme me shpenzimet për spotet publicitare, ishte dje objekt i një debati të ashpër në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku i pranishëm ishte edhe ministri Imami. Nga diskutimi për projekt-buxhetin për vitin 2012, debati u zhvendos tek reklamat e Ministrisë së Mbrojtjen, të cilat shfaqen në televizionin Klan, i njohur si “pro” partisë në pushtet. Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i Komisionit të Sigurisë, Gazmir Bizhga, i kërkoi Imamit sqarime mbi koston e kësaj reklame dhe mënyrën e përzgjedhjes së subjektit mediatik. “Z. Ministër ka disa javë që në një televizion shfaqet herë pas here një spot publicitar për ministrinë që ju drejtori. A mund të na thoni se sa është kostoja e këtij spoti publicitar? Çfarë reklamon Ministria e Mbrojtjes? Cilat janë procedurat e dhënies së kësaj reklama? A ishte parashikuar në buxhet kjo kosto?”, u shpreh deputeti socialist Bizhga. Nga ana e tij, i zënë ngushtë, ministri Imami iu shmang me takt pyetjeve, duke e zhvendosur debatin në çështje periferike, që nuk kishin lidhje me problemin në fjalë. Megjithatë, ishte nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, ai që këmbënguli për një përgjigje të ministrit. “Meqë ju z. ministër nuk po përgjigjeni, unë kam informacion se kostoja e reklamës që shfaqet tek Klani, ka kushtuar 700 mijë dollarë. Pra ju shpenzoni 700 mijë dollar për reklama, ndërsa 85 për qind e buxhet shkon për paga, ushqime, karburant etj., çka tregon se synimi është vetëm ekzistenca e FA në rutinën e tyre. Por, ju keni para për reklama. Ky është koncepti i qeverisë”, theksoi deputeti Gjoni.
Reklama
Ministria e Mbrojtjes ka treguar vitet e fundit që është e pa aftë për ekzekutuar buxhetin. Shqipëria ka një peshë të papërfillshme në planet e Aleancës për mbrojtje të përbashkët dhe mosrealizimi i buxhetit të saj nuk duket se përbën ndonjë shqetësim konkret. Megjithatë, Imami e ka gjetur një mënyrë për ta shpërdoruar buxhetin, dhe këto janë reklamat. Në televizionin “Klan”, shfaqet disa herë në ditë edhe një reklamë të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth demontimit të armëve.

Buxheti, shkelet standardi i NATO

Shqipëria e ka detyrim të anëtarësimit në NATO shpenzimin e minimalisht 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për sektorin e mbrojtjes, por deri më sot nuk e ka plotësuar asnjëherë këtë detyrim dhe sipas buxhetit që qeveria miratoi për vitin e ardhshëm, do të vijojë ta shkelë. Projektbuxheti parashikon që Ministria e Mbrojtjes të shpenzojë rreth 20 miliardë lekë (rreth 142 milionë euro) gjatë vitit të ardhshëm. Për vitin 2011, qeveria pati programuar të shpenzonte për mbrojtjen 21.6 miliardë lekë, por në buxhetin e rishikuar në korrik, buxheti u reduktua në 19.8 miliardë lekë, ndërsa realizimi final, pritet të jetë edhe më i vogël. Për vitin 2012, qeveria pritet të shpenzojë për mbrojtjen 5 për qind të buxhetit të saj dhe vetëm 1.45 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndryshimi është që ndërsa gjatë viteve të shkuara, qeveria së paku është angazhuar të respektojë detyrimin buxhetor për anëtarësimin në NATO, buxheti i vitit të ardhshëm nuk merr mundimin që ta bëjë një gjë të tillë.

Mashtrimi me buxhetin e Mbrojtjes

Është tashmë kriter i deklaruar zyrtarisht dhe që në krye të herës, që një vend anëtar i NATO-s duhet ta dedikojë për ushtrinë dhe mbrojtjen jo më pas se 2 për qind të PBB. Nga ana e saj, qeveria e ka në program që buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes duhet të jetë 2 për qind, duke plotësuar standardin e NATO. Por, në realitet buxheti 1.47  për qind. Edhe ku buxhet është thjeshtë një mashtrim i qeverisë Berisha, pasi buxheti real i Ministrisë së Mbrojtjes është 1.1 për qind, pasi rreth 0.37 për qind zë fondi për pensionet suplementare, që nuk ka lidhje me ministrinë. Ky është një mashtrim i hapur i qeverisë Berisha, në kushtet kur Ministria e Mbrojtjes nuk është e aftë të ekzekutojë as 1 % të PBB. Sugjerimi ishte që shpenzimet e mbrojtjes të rriteshin gradualisht me 0.1 për qind të PBB-së në vit deri sa të arrihej kuota. Por në vitin 2006, qeveria shqiptare vendosi në mënyrë të njëanshme të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, duke e zbatuar këtë kriter para anëtarësimit si shenjë e vullnetit të mirë.

Imami: Procesi i demontimit, brenda 2012

Ministria i Mbrojtjes Arben Imami u shpreh dje se në vitin 2012 do të mbarojë procesin e shkatërrimit të armëve të municioneve në poligone. “Kjo është çështje muajsh. Fakti është që nga 10, 12 poligone të cilat kanë qenë në efiçencë të plotë para një viti, sot funksionojnë tre - katër poligone më të rëndësishëm, që janë pranë magazinave, depove ku janë magazinuar këto municione”, tha ai. Sipas tij, ky është një program që do të mbyllet brenda vitit 2012. “Sikurse ju kam informuar në vijimësi lidhur me këtë problematikë, e cila është themelore për sigurinë në vend, por një problematikë edhe për Forcat tona të Armatosura. Plani i veprimit po ecën në mënyrë të shkëlqyer për dy vjet janë shkatërruar dhe demontuar  50  mijë ton municione, ajo që doja të nënvizoja këtu zoti Kryetar është që ministria e Mbrojtjes përveç buxhetit të parashikuar nga Parlamenti e ka mbështetur dhe do ta mbështesë këtë program edhe me mjete financiare që krijohen nga shitja e nënprodukteve të municioneve”, tha ai. Adriatik Doçi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 77

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 22:32

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford në një intervistë në televizionin “Ora News”, ka kërkuar që politika shqiptare, mos përfshijë në debatet e veta biznesin.

Postuar: 25/09/2018 - 22:27

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Sho

Postuar: 25/09/2018 - 22:17

Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Dem

Postuar: 25/09/2018 - 21:54

“Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Lushnjes ka zënë hapësirën e Poliklinikës dhe ka ndë

Postuar: 25/09/2018 - 21:17

Pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të Klotilda Ferhatit, se bashkëshorti i kësaj të fu

Postuar: 25/09/2018 - 20:33

Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka pas një urdhri të Prokuroris

Postuar: 25/09/2018 - 19:53

 Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka vijuar akuzat ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Kloti