Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sarah Jessica Parker: Fëmijët, pengesë për lidhjen

Postuar: 11/12/2011 - 12:46

Nënë e tre fëmijëve, aktorja Sarah Jessica Parker, i ka thënë një reviste amerikane që fëmijët mund të jetë një pengesë në marrëdhënie dhe është shumë e rëndësishme që çifti të gjejë kohë për vetveten. Sarah ka tre fëmijë, nëntëvjeçarin James dhe binjakët dyvjeçarë, Marion dhe Tabitha. Ajo është e martuar tashmë një kohë të gjatë me aktorin Matthew Broderick."Fëmijët në fakt mund të jenë një pengesë në lidhje. Ndonjëherë për të mirë, dhe nganjëherë në mënyrë të keqe.

Është e rëndësishme që vazhdimisht të jeni të vetëdijshëm për të gjitha fushat e marrëdhënieve me burrin tuaj. Kjo është diçka që humbet lehtë nga shikimi. Por mund të riparohet," tha ylli i "Sex and the City". Me Matthew është e martuar qe 20 vjet. "Ai punon shumë rreth shtëpisë. Ai shkon për të blerë gjëra ushqimore dhe shpesh zien. Në shumë gjëra është më i mirë se unë, kështu që ne i balancojmë detyrat. Unë nuk e ndiej se ai po ma merr shëndetin dhe po më shfrytëzon. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin."

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 13