Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lady Gaga nuk ndalet, planifikon turne 2-vjeçar

Postuar: 11/12/2011 - 12:51

Këngëtarja amerikane, Lady GaGa, nuk e ka ndërmend që së shpejti të ndalet për të pushuar. GaGa thuhet se dëshiron të thyejë një rekord që e ka arritur vitin e kaluar U2 me turneun e tyre "360°", që ishte më i përcjelli në botë. Ashtu siç shihet edhe nga emri i turneut, U2 ka pasur një turne përreth gjithë globit. Duket se GaGa dëshiron dyfishin.Gazeta britanike “The Sun” citon burimet që thonë se "GaGa është duke planifikuar një turne dyvjeçar me 450 koncerte.

Ajo dëshiron që të vendosë një kufi më të lartë. Përveç koncerteve të zakonshme, vitin e ardhshëm janë në plan Azia dhe India. Ideja i erdhi në një ëndërr. Askush nuk e ka bërë ende një turne me 450 data, por GaGa nuk mendon se kjo është arsye që të mos përpiqet."

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 21