Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Android më i pasigurt

Postuar: 11/12/2011 - 13:27

Sipas raportit të publikuar nga kompania McAfee, iOS i Apple është dukshëm përpara Androidit sa i përket sigurisë edhe pse asnjëra platformë nuk është kursyer nga rreziqet e sigurisë. McAfee në raportin e vet thekson që Apple ka bërë një punë të mirë në mbrojtjen e shfrytëzuesve të aparateve të veta nga kërcënimet e ndryshme të sigurisë. Deri tani nuk dihet për asnjë rast të infektimit me softuer malinj të shfrytëzuesve të iPhone. Si një prej arsyeve kryesore për siguri të pajisjeve të bazuara në iOS theksohet kufizimi i Apple i mënyrës se si u qasen aplikacioneve shfrytëzuesit.

McAfee po ashtu thekson që në përgjithësi është duke u rritur siguria e sistemeve operative mobile, duke i bërë kështu disa tipa të aplikacioneve malinje praktikisht të pamundshme të përdoren.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 13