Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Elbasan, përfundon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, “Përtej Kufijve”

Postuar: 11/12/2011 - 14:23

Në Elbasan u zhvillua për të trembëdhjetin vit rradhazi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Përtej kufijve”. Mbylljen e këtij Festivali e bëri të shtunën, trupa e ardhur nga Serdenja e Italisë, shfaqja e të cilës u realizua në Kishën Shën Maria në Kalanë e qytetit të Elbasanit. Ndryshe nga edicionet e tjera, ky i sivjetmi u zhvillua në një formë krejt të pazakontë, në lëvizje, dhe gjithmonë në skena të ndryshme të improvizuara nga vetë organizuesit.

Ndërsa në vitin 2012 Festivali i rradhës do të zhvillohet sërish në Teatrin “Skampa”,dhe kjo përkon edhe me dy ngjarje të mëdha, 95-vjetorin e krijimit të teatrit elbasanas, dhe me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 22