Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Franca jep mbështetje për misionin e Avokatit të Popullit

Postuar: 05/01/2012 - 13:27

Sot ambasadorja franceze në Tiranë, Kristin Moro ka zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Gjatë fjalës së saj të mbajtur në këtë takim, Moro ka shprehur mbështetjen e Francës për misionin e Avokatit të Popullit në Shqipëri. “Erdha të takoj zotin Totozani për ta uruar atë për zgjedhjen dhe t’i uroj më të mirën për misionin e tij, sepse institucioni i Avokatit të Popullit është një institucion i rëndësishëm në Shqipëri dhe ka një rol të rëndësishëm për të ruajtur funksionimin e demokracisë në Shqipëri”, ka theksuar Moro. Ndërkohë që në fjalën e tij, Totozani e ka konsideruar këtë takim si një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit mes dy palëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: