Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kompania Quanta Computer ngre padi kundër AMD

Postuar: 05/01/2012 - 14:25

Sipas një lajmi të bërë publik së fundmi, mësohet se kompania Quanta Computer ka ngritur padi kundër AMD-së pranë Gjykatës Federale në San Jose të Kalifornisë. Quanta është OEM prodhuesi më i madh botëror i kompjuterëve portativ, ndërsa AMD-në e ka paditur për shkak se i ka shitur komponentët në gjendje jo të rregullt. Sipas fjalëve të Quanta-s, AMD shiste procesorët grafik, të cilët nuk përputheshin me tolerancën e deklaruar termike. Këta çipa, Quanta i ka integruar në portativët të cilët prodhonte për kompaninë NEC, e mundësitë më të dobëta termale të GPU-ve shpesh shkaktonin prishje të kompjuterëve.

Quanta pohon se për shkak të kësaj ka pasur humbje të mëdha në të ardhurat, të cilat tani synon t’i kompensojë nga AMD me rrugë ligjore. Në padi ceket edhe mosrespektimi i marrëveshjes, mosrespektimi i garancive dhe kushteve si dhe mashtrimi. Zëdhënësi i AMD-së Michael Sulverman tha se padia është e pabazë dhe se asnjë klient tjetër përveç Quanta-s nuk ka lajmëruar për problemet me GPU-të e shitur në periudhën e njejtë kohore. Sipas fjalëve të tij, madje edhe vetë Quanta ka pranuar se me modelet e njejtë të GPU-ve nuk ka pasur probleme në linjat tjera të produkteve për kompjuterët e NEC.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: