Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tiranë, arrestohet 17-vjeçari, tentoi të kryente vrasje të dyfishtë

Postuar: 05/01/2012 - 15:43

Paraditen e sotme nga Policia e Tiranës është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i një shtetasi për veprën penale të vrasjes së dyfishtë të mbetur në tentativë. Nga burimet zyrtare të Policisë, bëhet e ditur se shtetasi i arrestuar është E. L., 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë nga sherbimet e Sektorit për Krimet e Rënda dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, pasi ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, shtetasit Fadil Noka dhe Hazgan Bardhoshi.

Në momentin e arrestimit në flagrancë, autorit të ngjarjes iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë automatike e llojit kallashnikov, me krëhër dhe një sasi fishekësh. Materialet proceduriale të përpiluara në ngarkim të tij, do t`i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vrasjes së dyfishtë të mbetur në tentativë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: