Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Egjipt, Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin Hosni Mubarak

Postuar: 05/01/2012 - 13:40

Ka vijuar edhe sot seanca e radhës  ndaj gjyqit kundër ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak. Ashtu si edhe herët e tjera, Mubarak është paraqitur në sallën e gjyqit me barrelë, për shkak të gjendjes së tj shëndetësore, e cila është përkeqësuar shumë kohët e fundit. Lajmi i fundit që vjen nga Egjipti tregon se në seancën e sotme, Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit, dënim me vdekje për ish-diktatorin egjiptian, Hosni Mubarak. Por së bashku me Mubarak, Prokuroria ka kërkuar dënim me vdekje edhe për ish-ministrin e Brendshëm të Egjiptit,

Habib el Adli dhe për gjashtë bashkëpunëtorët e tij. Dje, prokurori Mustafa Suleimane e akuzoi Mubarakun se ka urdhëruar vrasjen e manifestuesve gjatë protestës më të madhe të zhvilluar në sheshin Tahrir. Në kërkesën e Prokurorisë për dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, Prokuroria e cilëson si fajtor për vrasjen e qindra protestuesve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: