Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Librazhd, vdekja e 21-vjeçares, mjekët: Vdiq nga meningjiti

Postuar: 05/01/2012 - 16:08

Pas verifikimit të kartelës mjekësore mjeket infeksionistë dyshojnë se meningjiti i ka marrë jetën 21-vjeçares Blerina Balla nga Librazhdi vdekja e të cilës shkaktoi bujë dhe frikë pasi u dyshua për një virus të rrezikshëm grupi. Mjekët hedhin poshtë mundësinë e përhapjes se ndonjë epidemie ne qytet, duke këmbëngulur se rastet nuk kane ngjashmëri patologjike me njeri-tjetrin. Por hetimet mjekësore për vdekjet ne Librazhd vijojnë me analizat ne Institutin e Shëndetit Publik. Motër e vëlla, Flutura e Fatos Allkaj kanë dalë tashmë nga spitali.

Një prej tyre kishte bajame të infektuara, ndërsa tjetri diarre dhe të vjella, por pa lidhje me shenjat e meningjitit. Një vit më parë në Shqipëri ka nisur vaksinimi i të porsalindurve kundër bakterit të meningokokut.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: