Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Itali, shpërthen vullkani më i lartë në Europë, Etna

Postuar: 05/01/2012 - 16:58

Ka shpërthyer sot Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Europë i cili ndodhet mbi qytetin siçilian të Katanias. Sipas mediave italiane në shpërthimin nisi orët e para të mëngjesit dhe vullkani ka shpërthyer duke nxjerrë llavë dhe hi vullkanik. Por mediat theksojnë se nuk paraqet asnjë rrezik për fshatrat që ndodhen aty pranë. Kërkuesit në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thanë se llava kësaj herë e kishte burimin nga krateri i ri juglindor i vullkanit.Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, vullkani ka lëshuar një kolonë 5 mijë metra të lartë hiri vullkanik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: