Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vllaznia i kthehet fitores, Dinamo bie nga kategoria

Postuar: 21/04/2012 - 22:34

Java e 22-të e kampionatit kombëtar të futbollit të Kategorisë Superiore startoi dje me ndeshjet Vllaznia-Apolonia dhe Kastrioti-Dinamo, që nuk dhuruan ndonjë surprizë të veçantë. Krutanët kanë fituar me rezultatin 1-0 përballë dinamovitëve, duke marrë tri pikë të çmuarae duke u ngjitur në klasifikim, duke shpresuar në të njëjtën kohë për një vend nderi në fund të sezonit, një vend të katërt që mund ta çonte Kastriotin në Ligën e Europës.

Por më shumë se sa fitorja e djeshme e krutanëve ka spikatur humbja e Dinamos, e cila mori rrugën e pakthyeshme drejt Kategorisë së Parë, duke mos pasur dhe shanse matematikore që të qëndrojë në kategorinë e më të mirëve. Kështu, Inkango shënoi për krutanët golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 75-të, teksa miqtë nga kryeqyteti nuk patën as forcën e as moralin e duhur për të përballuar ndeshjen. Pas kësaj fitoreje dinamovitët duhet të bëjnë gati “plaçkat” për kategorinë inferiore, ku vitin e ardhshëm do të gjejini atje edhe skuadra të tjera të njohura që nuk kanë mundur të rezistojnë në Superligë. E gjendur në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 8 pikë në total, Dinamo kishte dje shansin e fundit matematik, por tashmë është vonë, pasi mbeten deri në fund dhe katër takime e që janë të pamjaftueshme për të mbajtur “nëndetësen” në Superiore. Vllaznia ka fituar dje me rezultat të ngushtë ndaj Apolonisë së Fierit, duke marrë tri pikë që e largojnë në mënyrë përfundimtare nga zona e ftohtë e tabelës dhe ngjitet në mesin e artë të saj, duke bërë projekte për një mbyllje thjesht dinjitoze të garës. Në të vërtetë shkodranët e fituan ndeshjen e djeshme vetëm për imazh, pasi nuk kanë kurrfarë objektivi në garë përderisa kanë dalë jashtë ambicies për titull e jashtë luftës për trofe në Kupën e Shqipërisë. Golin e vetëm e shënoi Smajli me penallti në minutën e 82-të. Trepikëshi i djeshëm e ngjit Vllazninë në kuotën e 30 pikëve, në vendin e gjashtë, duke parakaluar Bylisin dhe Shkumbinin. Për Apoloninë humbja e djeshme ishte shumë e rëndë, pasi mbetet në vend të parafundit me vetëm 14 pikë, si një nga skuadrat “pretendente” për të shkuar një kategori më poshtë. Sidomos javët e fundit skuadra fierake ka qenë shumë e dobët, duke mos bërë shumë pikë. Situata duket e vështirë dhe për faktin e rivalët e saj në luftën për mbijetesë kanë pasur një ecuri më të mirë dhe kanë një kalendar më të lehtë.
Duelet e forta
Tirana do të ndeshet sot në kryeqytet përballë Tomorit, në një ndeshje ku trepikëshi e mban Tiranën në valle për titullin, ndërsa beratasit që të mos rrezikojnë më tej duhet të luftojnë për të paktën një barazim, pasi një pikë në këto momente i jep kurajë ekipit. Gjithsesi, shanset që të fitojë ndaj Tiranës duken të pakta për të mos thënë të pamundura. Padyshim që kryendeshja e kësaj jave është ajo midis Flamurtarit e Skënderbeut, që luhet në Vlorë. Të dy ekipet kanë shpalosur objektiva të fuqishëm për fitore, por do të shihet se si do të shkojnë gjërat në fushën e lojës. Flamurtari është favorit pasi luan në fushën e tij, por skuadra korçare ka premtuar se do të bëjë surprizën në këtë sfidë, duke e mundur ekipin vlonjat brenda në Vlorë. Kjo është dhe një ndeshje përcaktuese për Skënderbeun, ku në rast fitoreje afrohet me titullin e në rast humbjeje vë në rrezik trofeun. Kjo pasi Teuta është shumë pranë dhe një dështim i korçarëve e një fitore e durrsakëve i ngjit këta të fundit në vendin e parë dhe i bën favoritë për titull. Teuta luan sot në fushën e saj ndaj Shkumbinit, në një ndeshje që cilësohet në letër si e lehtë.

Volejboll/ UMB kthen baraspeshën, hapet dueli për titull
UMB Volej ka triumfuar dje në kryeqytet përballë skuadrës mirditore të Minatorit, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0 finalen e dytë të “play-off”-it të kampionatit kombëtar në volejboll për femra. Ndeshja e djeshme ka dhuruar emocione dhe pavarësisht se pritej një dominim i Minatorit, UMB po tregon se është një skuadër e përgatitur që ka në ambiciet e saj titullin kampion. Seti i parë u mbyll me shifrat 25:16, ndërsa i dyti me shifrat 25:22. Avantazhi në dy setet e para i dha qetësinë e nevojshme skuadrës vendase, e cila nuk hoqi dorë për asnjë moment nga fitorja. E tulatur dhe e papërgatitur për një reagim të tillë nga UMB Volej, Minatori rriti ndjeshëm volumin e lojës në setin e tretë, duke tentuar të kthejë në ekuilibër ndeshjen. Rivaliteti në këtë set ishte mjaft i fortë dhe skuadrat dhanë në një farë mase spektakël. Por në fund, UMB Volej triumfon me dy pikë diferencë, konkretisht 27:25, duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0. Finalja e parë e luajtur në Rrëshen ishte mbyllur me fitoren e Minatorit 3-1. Tashmë rezultati i përgjithshëm i finaleve është në ba4razim 1-1. Pas tre ditësh do të luhet dhe finalja e tretë, këtë herë në Rrëshen, ku Minatori ka avantazh se luan para p[publikut të vet.
UMB Volej-Minatori    3-0 (1-1)
(25-16, 25-22, 27-25)

Talenti/ Valon Berisha drejt Hanoverit
Mesfushori kosovar Valon Berisha pritet që në verë të vazhdojë karrierën në Bundesligën e Gjermanisë. Për lojtarin e skuadrës së Vikingut të Norvegjisë, interesim po tregon ekipi i Bundesligës, Hanover. Lajmi është bërë i ditur të premten nga sajti norvegjez "Nettavisen.no". Mësohet se Hanoveri dëshiron me çdo kusht të transferojë Berishën 19-vjeçar në verë, ndonëse kosovari ka kontratë me Vikingun deri në fund të vitit të ardhshëm. Berisha llogaritet njëri ndër talentet më të mëdhenj të Norvegjisë. Në ekipin e parë të Vikingut është inkuadruar që në vitin 2009, kur ishte vetëm 17 vjeç. Për Vikingun deri më tani ka regjistruar 50 ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Interesimin e Hanoverit e ka konfirmuar edhe agjenti i Berishës, Jim Solbakken.

Mesfushori/ Xhaka arrin marrëveshjen me Munshendgladbahun
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me klubin gjerman, Borusia Munshengladbah. Xhaka, 19-vjeçar, me njërën prej skuadrave më të forta gjermane ka arritur marrëveshje për katër vjet me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës ka thënë të premten për gazetën se javën e ardhshme pritet të arrihet marrëveshja ndërmjet klubit aktual të tij, Bazelit, dhe klubit të ardhshëm Munshendgladbahut. Klubi zviceran, Bazel, për ta liruar Xhakën po kërkon dëmshpërblim prej rreth 12 milionë eurosh. Xhaka thotë se Mubshendgladbahu është i gatshëm të paguajë këtë shifër. Xhaka në verë do t'i bashkohet Munshengladbahut.

Sulmuesi/ Çani ndëshohet me karton të kuq
Polonia e Varshavës është mundur në fushën e saj nga Ruç Khorzov me rezultatin 1-0. Në këtë ndeshje ka dalë me karton të kuq futbollisti ynë Edgar Çani, i cili mori kartonin në minutën e 87-të, pasi kishte marrë një karton të verdhë më parë në minutën e 62-të. Kjo është hera e parë që Çani merr një karton të kuq. Skuadra e tij, Polonia e Varshavës, mban vendin e katërt në renditje me 44 pikë, teksa skuadra që i mundi mban vendin e dytë me 48 pikë. Kjo ishte një sfidë ku Polonia duhej të fitonte e të mbetej në vallen e titullit, pasi edhe kryesuesja ka 49 pikë. Por me humbjen e djeshme Çani dhe ekipi i tij i janë larguar mjaft titullit. Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 38

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 19:08

Ish-ylli i skuadrës së Barcelonës, Alex Song tregoi së fundmi për tmerrin që kaloi te skuadra ruse e Rubin Kazan.

Postuar: 15/11/2018 - 11:00

Ditën e djeshme qarkulloi në të gjitha mediat se duart e mafias italiane janë në tregun e basteve

Postuar: 15/11/2018 - 08:59

Granit Xhaka është një ndër futbollistët me origjinë shqiptare, që kanë shkëlqyer në arenën ndërk

Postuar: 15/11/2018 - 07:20

Rivaliteti midis Hoze Murinjos dhe Pep Guardiolës dihet.

Postuar: 15/11/2018 - 07:18

Qeveria mori dje vendim për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgat

Postuar: 15/11/2018 - 07:16

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skocisë,

Postuar: 14/11/2018 - 22:02

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, në një intervistë të dhënë për mediet,