Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mandi Koçi përkujtohet në AQSHF në 100-vjetorin e lindjes

Postuar: 01/02/2012 - 13:53

Kineasti Mandi Koçi, një nga operatorët pionierë të kinematografisë shqiptare u përkujtua sot në 100-vjetorin e lindjes në AQSHF. Në një takim mes ish-kolegëve dhe familjarëve të tij, në këtë përvjetor të lindjes së tij u shfaq dhe një kolazh me punët e tij më të mira ndër vite. Mandi Koçi (1912-1982) është një nga operatorët e parë shqiptarë që jetoi në tre regjime dhe u burgos nga të tria. Kinoditarin e parë “1 maj 1947″ e xhiroi në ditët e festimeve të festës së 1 majit, dhe po në 1947, në shtator, xhiron së bashku me Hamdi Ferhatin dokumentarin mbi vizitën e Enver Hoxhes në Shqipërinë e mesme dhe të jugut.

Kineasti i njohur lindi në Voskopojë, Korçë, më 12 janar 1912. Mësoi në liceun e Korçës në fillim të viteve ’30. Në vitin 1933 shkon në Greqi ku mëson mjeshtërinë e fotografisë. Në vitin 1960, përjashtohet nga Kinostudio, arrestohet nga Sigurimi i shtetit dhe dënohet me 20 vjet burg. Akuza: Bashkëpunim me një spiune polake e cila i sjell një letër nga e bija në B.S. Lirohet nga burgu në 1980 dhe vdes i vetmuar në azilin e pleqve në vitin 1982.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27