BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

dossier-politike-intervista

Gent Seiko dora e zezë në krye të Bankës së Shqipërisë që po shkatërron sistemin bankar

Gent Seiko dora e zezë në krye të Bankës së

Sistemi bankar në Shqipëri është në ditën e vet më të zezë, duke u kthyer në institucion jokredibël dhe aspak transparent për publikun shqiptar dhe grupet e interesit.  Kjo bankë sot drejtohet nga një guvernator me mandat të skaduar dhe me status të dyshimtë përfaqësimi.

I ardhur në krye të Bankës Qëndrore si produkt pazaresh të  një grupi mediatiko-biznesmenësh, Gent Seiko, ka marrë si detyrë të shndrrojë sistemin bankar në një instument financiar në duart e njerëzve që e kanë emëruar në atë post. Megjithëse është i paligjshëm me një mandat të mbaruar, pasi përmbylli mandatin e paraardhësit të tij, Ardian Fullani, ky guvernator vazhdon të qëndrojë në krye të Bankës në kundërshtim me ligjin dhe me precedentët e mëparshëm, si rasti i Malajt (pasi mbaroi vitet e mandatit të Ermelinda Meksit u rizgjodh sërish me mandat të plotë). 

Banka e Shqipërisë dallohet për shkatërrimin e euros dhe për një dëm ekonomik rreth 150 milionë euro ndaj ekonomisë dhe bizneseve shqiptare, me zhvalutimet e saj dhe ndërhyrjet në tregun e valutës nga ana e saj. Guvernimi i Seikos ka bërë largimin e shumë brandeve të njohura europiane  nga vendi duke u bërë fusione të cilat kanë vendosur në krye pronarë të dyshimtë, kompani offshore, apo dhe biznese të dyshimta shqiptare, të cilat nëpërmjet blerjes së bankave rrezikojnë seriozisht tregun bankar.

Pasqyra e tregut bankar për vitin 2018 tregon qartë sesi janë larguar banka me emër dhe blerë nga emra anonimë pa eksperiencë në treg.  Sipas bankës së Shqipërisë: "  Banka  Intesa  Sanpaolo mori në pronësi dhe u bashkua me Bankën Veneto, pasi Banka Veneto shpalli falimentin dhe u ble nga Banka Intesa Sanpaolo në Itali, Banka  Amerikane  e  Investimeve  mori  pronësinë  dhe  u  bashkua  me  Bankën NBG, Shqipëri. Banka  Union  ka  marrë  pronësinë  e  Bankës  Ndërkombctare  Tregtare. Banka Tirana, ish pjesë e Grupit Pireu, për të njëjtat arsye si në rastin e Bankës NBG, përmbylli shitjen e aksioneve të saj tek Grupi Balfin sh.p.k. dhe  Banka  Commercijalna  A.D.  Shkup. Banka Societe Generale Albania u shit tek banka OTP Bank Nyrt, me origjinë kapitali nga Hungaria".

Nga pasqyra e mësipërme janë larguar disa banka të tregut europian dhe janë blerë nga biznesmenë shqiptarë, kompani offshore dhe kompani hungareze, duke e bërë shumë të pasigurt tregun bankar në Shqipëri.

Përpos kësaj, guvernatori i Bankës ka kthyer institucionin që drejton në vend qokash dhe emërimesh nepotike duke vazhduar me intensitet shumë herë më të lartë punësimet e familjarëve të pushtetarëve, deputetëve, prokurorëve, gjyqtarëve, etj duke e kthyer një cerdhe nepotizmi tejet të rrezikshme për institiucionin qëndror që menaxhon paratë e shqiptarëve. 

Nga nesër gazeta Sot do të zbardhë aferat ekësaj banke duke filluar me shkrirjen e Veneto Bank, një transaksion tërësisht i dyshimtë përë të vazhduar me ABI bank dhe shumë banka të tjera që kanë në brendësi të tyre aksionerë të dyshimtë dhe të pacertifikuar nga institucione përkatëse të kontrollit të parave të pista.

 

Më të lexuarat