BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

bota-lifestyle

Neveria e Srebenicës dhe prania e SHBA në rajon

Neveria e Srebenicës dhe prania e SHBA në rajon

Nga Ilir Babaramo  Një lajm tronditës vjen nga Bosnja. Bashkia e Srebenicës është fituar nga serbët. Kurrë nuk kemi dëgjuar një lajm më cinik. Tetë mijë viktimat e genocidit serb në këtë qytet duhet të jenë kthyer përmbys dje në mbrëmjë në varret e tyre. Ndërkohë Vuçiç dhe Putin duhet të kenë hapur shampanjën. Kanë të drejtë të thërrasin fitore. Në një farë mënyrë arritën të trukojnë krimin më të madh që serbët kanë bërë në Ballkan, Srebenicën. Arritën të relativizojnë ngjarjen më tragjike që rregjimi i Beogradit ka prodhuar dy dekadat e fundit, për të cilën Perëndimi vendosi të mos mbyllë sytë dhe të ndërhyjë për të bërë paqe në Ballkan.

Po si është e mundur ? Si mund të ndodhë që qyteti ku u ndërtua një kamp përqëndrimi ku u ngujuan tetë mijë skelete njerëzore , të cilët më pas u ekzekutuan me po aq gjakftohtësi sa hebrenjtë në Aushvic, të votojë për Beogradin ku kryeministër është ministri I informacionit të Miloshevicit. Janë dele? Vuajnë nga sindroma e Stokholmit?Përgjigje e vështirë. Megjithatë nëse i qëndrojnë simetrisë mes Srebenicës dhe Aushvicit, sot e kësaj dite në Izrael dhe pas 72 vjetësh është totalisht e ndaluar muzika e një gjeniu si Vagner. Për arsyen e thjeshtë: ai ishte kompozitori i preferuar I Hitlerit. Po cfarë duhet tu thuash atyre deleve që votuan për një fashist si Dodik.

Në fakt rrethanat nuk janë kaq bardh e zi. Akti i turpshëm që u korr dje është mbjellë mbi 20 vjet më parë. Diplomacia amerikane imponoi një marrëveshje në kurriz të më të dobëtit.

Arkitekti i marrëveshjes së Dejtonit, Ricard Hollbruk në kujtimet e tij “To end a ëar” lë qartë të kuptohet se marrëveshja e arritur në Dejton ishte më shumë një armëpushim se një marrëshje paqe. Dhe mbi të gjitha pranimi I Srbska Republika ishte lënia e litarit jashtë. Për fatin e keq të boshnjakëve në dimirin e 1995 në Shtëpinë e Bardhë ishte një democrat që pak njohuri kishte nga marrëdhëniet ndërkombëtare. Nëse lexon memuarët e Klintonëve, Blerit, Shirakut dhe Ollbrajtit nje gjë bëhet fare e qartë. Klinton kurrë nuk mendonte të ndërhynte në Ballkan. Gjithcka e kishte lënë në dorë të Butros Butros Gali, shefit të OKB, për të cilin si Karaxhic dhe Izetbegovic ishte e njëjta gjë. U desh masakra e Srebenicës, kur trupat paqeruajtëse të OKB të lidheshin në shtylla telefoni dhe të pështyheshin nga mizat e verës që diçka filloi të lëvizë. Presidenti I porsazgjedhur francez Zhak Shirak përmbysi qëndrimin e verbër proserb të parardhësit të tij Miteran. Shirak udhëtoi me urgjencë në Uashigton për t'i thënë Klintonit “enough is enough”. E megjithatë ndërhyrja e Klintonit ishte gjysmake. Ishte një ndërhyrje e tredhur nga Këshilli i Sigurimit të OKB ku duhet të votonin dhe rusët. Ndërkohë që Miloshevici po humbiste territore nga operacioni i Tuxhmanit vendosi të shkojë në Dejton dhe të ruajë në negociata territorin që po humbiste dita ditës në terren. Dhe doli fitimtar. Srbska Republika, me 49 për qind e territorit të Bosnjës, është një entitet të cilin serbët mund të zgjasin dorën dhe ta marrin në një moment oportun. 

Ne shqiptarët kemi një veneracion gati biblik për Klintonët.

Eshtë e vërtetë që Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara urdhëroi bombardimin e Jugosllavisë. Por pak vetë e imagjinojnë se çfarë do kishte ndodhur në Ballkan nëse zgjedhjet e nëntorit '91-it do t'i kishte fituar Bush senior. Në fakt e kemi një dokument: christmans warning. Ditën e Krishtlindjeve, ndonëse kishte dy muaj që kishte humbur zgjedhjet dhe dy javë më pas do t'i linte zyrën Klintonit. Bushi plak kërcënon Milosheviçin se nëse do ta zhvendoste konfliktin në Kosovë, Shtetet e Bashkuara do ndërhynin ushtarakisht në Jugosllavi. Vini re: jemi në vitin 1991. Për të gjithë njohësit e gjeopolitikës është e qartë. Me një president republikan në Shtëpinë e Bardhë hesapet me Milosheviçin do ishin zgjidhur ndryshe nga Dejton dhe Rambuje dhe disa vite më parë. Duke kursyer jetën e qindra mijë vetëve dhe mbi të gjitha duke bërë dallimin e qartë mes xhelatit dhe viktimës. Ishte thjesht çështje force e të drejtës. Mjafton ta kuptosh dhe të dish ta përdorësh. Ca më tepër që në vitet '90-të, Rusia ishte në rrethanat e bukës së gojës.

Të kthehemi tek ajo që ndodhi në Srebenicë. Me një fjali mund të përkufizohet: pas 20 vjetësh Rusia e fitoi përplasjen me SHBA ne Bosnjë. Vazhdojmë me një pyetje naive: A është Rusia më e fortë se SHBA? Kurrësesi. Në të gjitha drejtimet. Popullsia e Rusisë tkurret çdo vit me 1 milionë banorë për shkak të mortalitetit më të lartë se nataliteti dhe mbi të gjitha ekonomia ruse bazohet në lëndën e parë dhe jo teknologjinë. Atëhere çfarë ka ndodhur? Si shpegohet që Rusia dhe vegla e saj në Ballkan Serbia po fitojnë sërish terren? Përgjigjia është fare e thjeshtë. Në Uashington kemi një administratë të dobët që si në Ballkan ashtu dhe në Siri po i lëshon terren Kremlinit. Me një administratë republikane kjo kurrë nuk do të ndodhte. Sepse gjatë gjithë dekadave të luftës së ftohtë, administratat republikane kanë dëshmuar se e mira nuk fiton ndaj te keqes globale me OJQ dhe seminare, por me raketa. 

Fati i keq i ne shqiptarëve dhe gjithë popujve të rajonit tonë që kanë vuajtur arbitraritetin serbo- rus eshte se për herë të parë republinaët përballë administratës më të dobët amerikane gjatë 100 viteve të fundit në arenën ndërkombëtare kanë një sharlatan si kandidat. Eshtë një aksident.E megjithatë dhe nëse fiton katër vite në gjeopolitikë janë thuajse asgjë.