BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Narkoshteti”, opozita e “droguar” dhe “drogmenë”!

“Narkoshteti”, opozita e “droguar” dhe

Në një sallë të madhe ku konsumohet duhan dhe ambienti është bërë re e dendur tymi, nuk dëmtohen më shumë ata që e konsumojnë nga ata që qëndrojnë në këtë sallë, bile këta, më shumë. Këta farë opozitarësh që qëndrojnë sehirxhinj, jo vetëm që janë konsumatorët më të mëdhenj të lëndëve narkotike të cilës ja kanë ndier lezetin më herët, por, po t’i shtosh edhe “drogën” e etheve të pushtetit, janë trefish të droguar, këta që llomotisin gjithë ditën për “narkoshtetin. Veprimet e tyre, veprime të një drogaxhiu, i shprehin në njëmijë e një mënyra, vetëm duke bërë veprime të një rrugaçi, siç është bllokimi i foltores së Parlamentit, shpifjet e sharjet për kundërshtarët e tyre politikë, kërcënimet, goditja zhurmuese e tavolinave e deri tek flakja e mikrofonit tek Komisioni i Ligjeve. Edhe rrugaçët më ordinerë do t’i kishin zili këto veprime të përfaqësuesve të popullit. Këta farë opozitarë që ne kemi, nuk e quajnë absolutisht detyrën e tyre si pjestarë të këtij shteti në opozitë. Ata janë përfaqësues të popullit, kanë të njëjtat atribute të atyre deputetëve në pozitë, kanë të njëjtat privilegje, kanë të njëjtën pagë, kanë të njëjtat favore si të atyre në mazhorancë dhe nuk ndiejnë asnjë grimë përgjegjësie për shkatërrimin që i kanë bërë e po i bëjnë këtij vendi e këtij populli. Detyrat e këtyre farë deputetëve janë që vetëm t’i kundërvihen mazhorancës, të shajnë, të nxijnë të shtrembërojnë të vërtetën, të nxijnë edhe atë pak “të bardhë” që bëhet. Tek i sheh e i dëgjon menjëherë mendon: “Të jenë këta vallë ata, njerëzit më të mirë që populli u ka dhënë votëbesimin midis qindra e mijëra të tjerëve shumë herë më të ditur, më profesionistë e më të kulturuar mbi të gjitha? Por gjërat, shkojnë edhe më thellë akoma. Sa herë që do të bëhen zgjedhjet e përgjithshme, askush të mos mendojë se do të vijë ndonjë ndryshim qoftë edhe i vogël. Dhe a e dini pse? Sepse turmat e votuesve mashtrohen dhe besojnë se duke votuar, po zbatojnë një të drejtë hyjnore të demokracisë kurse aleancat politike, oligarkët e të gjitha ngjyrave, hajdutët e politikës, mediat shërbëtore të pushtetit apo kundër pushtetit, kërkojnë gjithmonë që të ruhet “statuskuoja”! Me këtë sistem, kur të “mençurit” i cakton një i “supermençur” gjendja do të vijë vazhdimisht duke u përkeqësuar. Edhe sikur Perëndia vetë të jenë në rastin konkret Rama apo Basha, a do të mund të caktojnë këta njerëzit më të aftë në postin më të lartë të ligjvënësit?

 “Të rrëzojmë qeverinë e korruptuar” thotë “Stani” i opozitarëve! Dakord, por mos kujtoni ju zotërinj opozitarë se do të ndryshoni gjendjen. Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që në mos të gjithë, shumica e politikanëve të të gjitha krahëve janë të korruptuar, hajdutë e të njëmijë e një të këqijave. Mos do shumë mend për t’u kuptuar kjo? Mos vallë i zbritën nga qielli pasuritë e tyre marramendëse me një rrogë shteti? Edhe politikanët e mazhorancës, edhe ata të opozitës njësoj janë pasuruar. Atyre të mazhorancës ua jep posti shtetëror, po këtyre të opozitës? Këta opozitarë vërtet nuk japin kontributin e tyre për të bërë shtet, por duke qenë të parët për të bërë antishtet, pasurimin e tyre e kanë në plan të parë, i shfrytëzojnë deri ku të jenë edhe “skutat” e padukshme për të bërë pasuri, sepse ata e kanë të drejtën të thonë “Ne, nuk kemi gjë në dorë”! Privilegjet i duan, të mirat e “tepsisë” të mbushura plot për krerët hajdutë të kësaj klase politike i duan... Nga ana tjetër, edhe kryetarit të mazhorancës, edhe kryetarit të opozitës i pëlqejnë të fortët, të inkriminuarit, ata që “e nxjerrin qimen nga qulli” dhe jo ata të ndershmit, të aftët. Kam parasysh një kandidat për kryetar bashkie i cili për hir të së vërtetës ishte një kuadër kompetent, i aftë dhe që gëzonte simpati në popull. Por, “je i humbur”, i thanë. Pse? Keni të paguani X shumë parash? Jo! Atëherë mos pretendo. Ky mentalitet është rrënjosur thellë dhe është e vështirë të shkulet! Droga në këtë vend është bërë si puna e “kungulleshkës”, që kush e kush t’ja lërë në derë tjetrit! Sa më thellë që të shkosh, aq më të dhimbshme bëhen problemet që ky popull duket sikur është i “mallkuar” të mos bëjë kurrë “hajër”! Populli ka një shprehje që thotë: “Ujku, ujku, por “çakalli” bën kërdinë”! Të gjithë opozitarë e deri tek ai më i fundit qytetar që vuan për bukën e gojës, thërrasin: “Narkoshteti” na mori në qafë! Të gjithë pastaj thërrasin sipas “berihajt”! Mirë “narkoshteti” po të droguarit shtetas, a nuk i kemi mes nesh? Thërrasin për ministra e për ç’do njeri që ka një post shtetëror që janë të inkriminuar. Dakord! Po këta që nuk janë në pushtet, po këta gjykatës e prokurorë, po këta opozitarë e soj e sorollop, a i shohim? Është shumë i madh hendeku midis asaj që propagandohet dhe asaj që shihet saqë vetëm të metët mendërisht dhe të zvetënuarit moralisht mund të mos e vënë re, se për ta pohuar s’bëhet fjalë. A do shteti të gjejë kriminelët? Nuk thoshte më kot Falkone: “Ndiq paratë dhe ato të çojnë tek krimi”! Askujt të mos i shkojë në mendje se do të dënohet hajduti i Gjykatës së Apelit që ju gjendën afro katërqind milionë lekë. Jo, jo, i kishte për t’u kuruar nga koka! I shkreti, i mbante për një ditë të keqe prandaj i kishte futur në bebelinat e fëmijëve! Kështu do të shpëtojnë të gjithë, si të “sëmurë” nga koka! Ka shpërthyer një propagandë shurdhuese për çështjen “Tahiri”! Në rrugën e vështirë koha do të “shtrembërojë” jo një “Tahir” por edhe shumë “Tahirë”. Mbi çdo “Tahir” duhet të veprojë forca e ligjit, por këtu nuk ka ligj, ka vetëm Maliq!

Le të thonë sa të duan të huajt, që vijnë na hedhin nga një “kockë” dhe të gjithë, qeveritarë, opozitarë, media, hajdutë, kriminelë turren pas kockës dhe secili merr pjesën që i intereson! Kështu do të eci në demokraci ky vend? Të gjithëve u kujtohet ambasadori Arvizu, i cili ende pa shkelur në tokën shqiptare, na e bëri Bashën një “Yll në ngjitje” dhe Saliun e shtrembër, një “burrë shteti”! Edhe ambasadorët nga ana e tyre shmangen nga detyra e tyre diplomatike dhe “ksehasin” me ne. Edhe ambasadori Lu nga ana e tij, midis shumë të tjerave tha që “në fillim të vitit tjetër do të hamë peshkun e madh”! Sikur nuk shkon kjo shprehje, por, nejse. Mbas kësaj thënie të ditës të gjithë, politikanë e biznesmenë, opozitarë e media të të gjitha krahëve e kanë bërë “detin shqiptar” vetëm peshq dhe janë vënë të gjithë në kërkim të një “tigani” gjigand për të skuqur “peshkun e madh”! Këta “peshkatarë” të mëdhenj, të huaj apo vendas harrojnë që në Shqipëri, “Peshqit e Mëdhenj” jo vetëm që i njohin të gjithë me emër e mbiemër, por ata i kanë marrë me vete edhe varkat, edhe rrjetat!

Nuk dua të jem pesimist, por them që “flijeni mendjen, qytetarë sepse “peshk të madh” nuk keni për të parë ndonjëherë e aq më pak për ta ngrënë e të “teprojë” ndonjë “copkë” për z. Lu! Ky sistem është i korruptuar deri në qelizat më të vogla!. Kudo ka probleme shqetësuese, bile edhe në vendet e Europës Perëndimore. “Edhe ne në SHBA, – thoshte ish-presidenti Xhimi Karter para disa vitesh,- kemi të metat tona. P.sh. dënimet me vdekje i kemi rezervuar vetëm për të varfërit dhe zezakët. Pse të mos themi që kemi një media, që merr njërën apo tjetrën forcë politike në mbrojtje duke i shkaktuar një dëm të pallogaritshëm të tjerëve? Të “paekspozuarit” e medias po na bëhen “mortje” duke u ekspozuar me të njëjtat bindje që as ndezin e as shuajnë por vetëm stresojnë njerëzit. Sikur drejtësia në Shqipëri të ishte reale, dhjetëra individë djathtas e majtas politikës shqiptare do të ishin tani pas hekurave. Sikur drejtësia e gjyqësorit dhe e qeverisjes të ishte ajo që duhet, qindra biznesmenë dhe zyrtarë shtetëror, që i kanë shkaktuar popullit dhjetëra dhe qindra milionë dollarë dëme nëpërmjet përvetësimeve dhe shpërdorimeve, do të kishin shkuar në burg shumë më shpejt se disa shkelës ordinerë të ligjeve me të cilët janë tej populluar burgjet shqiptare.

Kur them që ne bërtasim: “Ujku ujku, por “çakalli bën kërdinë” e kam fjalën që i jemi turrur vetëm shtetit dhe nuk po shohim “çakejtë” gjyqtarë, prokurorë e biznesmenë të cilët këta, ulërasin më shumë nga të tjerët kundër “narkoshtetit”! Gjyqtarë që zotërojnë pasuri qindra herë më të mëdha se rrogat e tyre mujore janë realisht kriminelë shumë herë më të rrezikshëm se të burgosurit për vjedhje. Jo vetëm pse na kanë vjedhur, jo vetëm pse na kanë tjetërsuar të drejtat tona kushtetuese dhe jo vetëm pse na e kanë bërë atdheun të pabanueshëm, por sepse postin për të cilin i kemi paguar me paratë tona e kanë përdorur kundër nesh, kundër nderit, dinjitetit, të sotmes dhe të ardhmes sonë. Prandaj, ata janë realisht armiqtë tanë dhe meritojnë ndëshkimet më të rënda. Më parë se shteti, janë këta gjyqtarë e prokurorë, janë biznesmenët e kamur që nuk ngopen me këtë popull, që ja kanë “pështirosur” vendin qytetarëve. Edhe ai që vjedh energjinë elektrike, të mos mendojë kush se e vjedh nga ajo që nuk ka të paguajë. Edhe ai sheh të “mëdhenjtë” që vjedhin, por nuk e ka mundësinë të vjedhi miliona dhe vjedh aq sa e ka “capin”! Pse këta, vallë nuk kanë marrë “doza” droge nga të mëdhenjtë? Është mbushur kudo vendi me hajdutë ordinerë e profesionistë, me trafikantë e mashtrues, me falsifikatorë e të të nëntëdhjetë e nëntave, jo vetëm këtu, por deri në skajet më të largëta të Europës e Azisë. Më shumë se nga ata që shkojnë për bukën e gojës, ikin ata më të kamurit për të shtuar pasuritë e tyre. Këtë shembull japin politikanë, opozitarë gjykatës prokurorë e biznesmenë. Gjithçka të bëjnë, jo me “krenarinë” e Shqiponjës, por me anën tjetër të saj, atë të një shpendi grabitqar! “Para disa ditëve, shumë media janë hedhur në sulm kundër kryeministrit. Ka prej tyre që kanë të drejtë, por ka edhe nga ata që shkojnë pas “berihajt. Nuk flasin gazetarët e aftë, profesionistë e të pavarur, por më shumë se këta flasin disa “gazetarucë”, “mikrofonmbajtës që rrinë prapa derës së politikanëve, të ashtuquajtur gazetarë që nuk dinë të shkruajnë e aq më keq akoma, jo vetëm libra që nuk lexojnë, por edhe gazetat nuk dinë t’i lexojnë. “Takohemi” me këta të ashtuquajtur gazetarë çdo mëngjes dhe kur na i lexojnë, na i “shpifin” edhe gazetat. Sulmojnë të gjithë, sulmojnë edhe këta “anadollakë” si për t’u dukur që janë edhe këta “gjallë”! Përfundimisht, lënda narkotike është e pamundur të luftohet me të droguar! Të gjithë këta që gjoja kërkojnë të luftojnë lëndët narkotike, apo “narkoshtetin” po e “drogojnë” edhe më shumë shoqërinë shqiptare. Mos ka ardhur koha që të gjejmë ndonjë rrugë tjetër?

Nga Pandeli BARDHI