BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Çështja çame dhe Greqia

Çështja çame dhe Greqia

Fillim viti 2018 do të mbahet mend si një vit me shumë tallaze në diplomacinë shqiptare në raportet e Shqipërisë me Greqinë dhe veçanërisht në qëndrimet për çështjen çame. Është e natyrshme që zhvillimet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit dhe ato bilaterale, kërkojnë vëmendje, por gjithnjë në reciprocitet dhe pa dëmtime kombëtare. Pikërisht në këtë pikë diplomacia dhe shteti shqiptar jo vetëm çalojnë, por kanë krijuar një situatë të papranueshme jo vetëm në lidhje me problemin e ujrave, por edhe me deklaratat e papërgjegjshme të zyrtarëve të Athinës.

Më e keqja shfaqet përmes titullarëve si presidenti i Greqisë që po flet si një person me të meta mendore në drejtim të vlerave demokratike që pretendon shteti grek, kur hapur manifestohen shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, pale më që të kërkohen të drejtat universale sipas Kartës së Kopenhagenit, më keq akoma përgjigja diabolike e Tiranës zyrtare si të zënë në faj pa dinjitetin e duhur.

Sido që të jetë, akuzat greke për komunitetin çam dhe deklaratat e papërgjegjshme të presidentit apo ministrit të jashtëm grek, kanë mbetur si slogane që meritojnë detyrimisht përgjigje përfundimtare të hapjes së dosjeve se kush kanë qenë bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë në historinë botërore. Nuk ka rëndësi se kush bërtet më shumë se ka të drejtë, rëndësi ka e vërteta nga kushdo që e thotë.

E konsideruar si një nga problemet më të nxehta dhe me një tejzgjatje në kohë dhe në hapsirë, ka pasur një lakim të gjerë jo vetëm mediatikisht, por edhe zyrtarisht, pasi ky problem madhor lidhet pazgjidhshmërisht me marrëdhëniet me shtetin Grek që duhet të ketë Shqipëria në lidhje me çështjen çame.

Si prolog

Shtrirja në kohë e mospërmendjes së çështjes çame, që pas Luftës II Botërore dhe më pas krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria që e solli atë në vëmendje, krijuan një problematikë të madhe. Mbi bazën e studimeve të bëra në lidhje me qëndrimet që janë mbajtur për çështjen çame fill pas mbarimit të Luftës II Botërore dhe më tej me eliminimin e grupit të intelektualëve në vitin 1960-61, me të ashtuquajturin “grupi armiqësor” i Teme Sejkos dhe Tahir Demit, si dhe injorimi tërësor i komunitetit çam nga udhëheqja komuniste e kohës, krijoi një situatë që i shkonte për shtat elementit grek në Shqipëri dhe vetë Greqisë. Kjo vërtetohet me botimin e librit “Dy popuj miq” të Enver Hoxhës në fund të viteve ‘70 dhe fillim vitet ‘80.

Sipas shënimeve që bëheshin nga direktivat agjenturore të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit e datës 16.3.1953, vendoste ndër të tjera që çamët duhej të ishin një kontingjent në kontroll të plotë. Nuk mjaftonte ajo që kishin hequr çamët deri atë moment, por duhej të hiqnin akoma. Është ndër karakteristikat e regjimeve antikombëtare goditja e popullsive të mbetura jashtë kufijve zyrtarë që në mënyrë apo një tjetër kërkojnë strehim dhe mbrojtje te shteti amë. Për këtë arsye, qëndrimi i regjimit komunist ishte gjithnjë armiqësor ndaj shqiptarëve nga Çamëria apo nga Kosova dhe shumë miqësor ndaj çështjeve globale apo për vuajtjet e “popullit heroik vëlla vietnamez”, “popullit të pamposhtur vëlla korean”, “popullit trim vëlla kongolez”, “popullit qëndrestar vëlla të Laosit”, etj.

Gjatë 27 vjetëve demokraci, çështja çame ka patur vetëm trajtesa sporadike, jo me reciprocitet dhe nga pozita vasale nga qeveritë e njëpasnjëshme në Shqipëri. Vizitat e herë pas hershme të personaliteteve të larta greke (presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm etj.), kanë qenë më shumë zhurma tipike greke ndaj Tiranës zyrtare në lidhje me minoritetin grek dhe me ndikime negative ndaj problemeve të komunitetit çam, po të kemi parasysh këtu që asnjëherë kryeministrat apo ministrat e jashtëm shqiptarë nuk kanë pasur qëndrime të qarta në lidhje me këtë çështje, por ia kanë futur në tym siç thotë populli, pa u konsultuar asnjëherë me përfaqësuesit politikë të komunitetit çam.

Dua të veçoj këtu qëndrimin e kryeministrit aktual si më i veçanti dhe më i drejtpërdrejtë për çështjen çame me thëniet e tij në parlament, kur shqiptoi se “çështja çame është çështje ndërkombëtare, jo Himara”, duke ju drejtuar kryetarit të PBDNJ Vangjel Dule, apo intervista e tij në një televizion grek që u dha përgjigje hamendësive greke në ekzistencën e çështjes çame apo Ligjit të Luftës etj.

Edhe PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi e ka trajtuar politikisht dhe historikisht çështjen çame. Lojërat e politikës greke, të mbartura dhe të mbarsura me elementë të theksuar të shovinizmit dhe aparteidit, me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut e deri në genocid, janë tendenca që flasin hapur për një nivel jo të kënaqshëm dhe aspak të këndshëm në marrëdhëniet në mes të dy shteteve, në një rajon të trazuar nga problemet etnike.

Çfarë është çështja çame?

Ajo është historia e një popullate autoktone në trojet e veta që cilësohen të tilla që nga lashtësia me personalitetin e njohur Pirro i Epirit e deri tek Abedin Pashë Dino apo personalitete të tjerë që kanë sanksionuar në mënyrë të herëpashershme ekzistencën e një popullate shqiptare që padrejtësisht iu aneksua Greqisë nga Konferenca e Londrës më 1913. Akademikë dhe profesorë të shquar, shqiptarë dhe të huaj, gjermanë, austriakë, amerikanë, turq dhe italianë, por edhe akademikë grekë kanë pohuar ekzistencën e çështjes çame që lidhet me popullatën e një krahine të pjesës perëndimore të Greqisë si zgjatim i Shqipërisë etnike, e njohur botërisht si e tillë. Të lësh në harresë një popullatë të tillë që në vitin 1913 ka qenë rreth 100 mijë banorë dhe të akuzosh një popullatë të tërë, për lidhje me pushtuesit nazistë gjermanë, është një mashtrim grek për të fshehur padrejtësitë historike veçanërisht në shekullin e 20, që iu bë kësaj popullate me të ashtuquajturën “zgjidhja përfundimtare” me masakrat që nisën më 27 qershor 1944 në Paramithi e që vazhduan më pas në të gjithë Çamërinë dhe u përmbyllën me masakrat e Filatit në mars 1945.

Qëndrimi i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë në Shqipëri

Mbështetur në Memorandumin e Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë në Shqipëri, drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-s, rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin çam në Greqi, e vitit 1947 në Tiranë, të nënshkruar nga anëtarët e këtij Komiteti: Kasem Demi, Vehip Demi, Teme Sejko, Hilmi Seiti, Rexhep Çami, Dervish Dojaka, Tahir Demi, “Viktimat dhe humbjet sipas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944-1945 në kurriz të minoritetit shqiptar në Greqi, arritën numrin 2877 njerëz të pafajshëm dhe të paarmatosur në: Filat, në Gumenicë, në Paramithi, në Margëlliç e Pargë. Ky qe fati i të gjithë atyre që nuk mundën të largoheshin nga Çamëria, me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse. Nga kjo del qartë dhe lakuriq kriminaliteti dhe aktet barbare të organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek në Çamëri, duke u shpërngulur me forcë mbi 30 mijë çamëve që erdhën dhe u shpërngulën në Shqipëri në konditat më të vajtueshme.

Janë një llogari më vete dëmet materiale në 68 katunde me 5800 shtëpi që u grabitën dhe dëme të pallogaritshme në bagëti dhe bujqësi”.

Edhe pse popullata çame u hodh në luftë së bashku me popullin grek përkrah EAM-it dhe nuk u gjend në prehrin e okupatorit në aleancë me kolaboracionistët, ajo pësoi një genocid të tipit holokaust. Faktet e ndodhura në Çamëri janë një akuzë e madhe që ka nevojë për një trajtim të paanshëm dhe të drejtë, që të vërtetat historike të mos trajtohen si dëshira subjektive të qeveritarëve grekë, por si ndodhi të ekzistencës së kësaj popullate në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore.

Edhe pse sot dhe gjithë ditën shteti grek zyrtarisht, por edhe përmes sillogjeve të tyre antishqiptare, kërkojnë të mohojnë kontributet e komunitetit çam duke i akuzuar me qëllim të caktuar, faktet flasin se Çamëria në luftën antifashiste kontribuoi materialisht dhe moralisht. Me qindra të rinj çamër u hodhën në rradhët e ELLAS-it, kur EAM-i lëshoi kushtrimin e luftës për liri. Me zgjerimin e luftës antifashiste kundër okupatorit gjerman, popullata çame u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër okupatorit dhe formoi Batalionin e 4-t të Regjimentit të 15-të të ELLAS-it. Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan me trimëri dhe vendosmëri kundër okupatorit nazifashist.

Gjaku i Heroit të kombit Ali Demi dhe i dëshmorit Bido Sejko, Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejselit etj. që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmon konkretisht për këtë fakt.

Historikisht dihet se një Komision i Këshillit Antifashist çam u dërgua më 30.10.1944 në Athinë pranë Qeverisë Greke të zotit Papandreu me një votim proteste kundër masakrave në Çamëri, duke kërkuar njëkohësisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi të merrte asnjë masë dhe angazhim përsa iu parashtrua. Këto janë veprime që çuditërisht i mohojnë grekët e sotëm të Athinës zyrtare.

Në Konferencën e Shalësit (Konispol), mbajtur në fund të shtatorit 1944, zëri i çamëve në emigrim u ngrit më i fortë për bashkëpunim kundër okupatorit dhe padrejtësive të monarko-fashistëve grekë.

Më 23 shtator 1945, në Kongresin e Vlorës, delegatët çamë që përfaqësonin të gjithë grupet e emigrantëve çamë në Shqipëri, u shprehën kundër masakrave të monarko-fashistëve grekë të kryera mbi ta dhe kërkuan me anë Memorandumesh drejtuar Konferencës së Londrës shqyrtimin e problemit të tyre dhe dënimin e shkaktarëve të gjakderdhjes së kotë në Çamëri dhe vuajtjeve të pakufi. Kongresi përfundoi me një Rezolutë, ku përmblidhen të gjitha vendimet e tij.

Më 9 maj 1945, Këshilli Antifashist Çam u dërgoi misioneve ushtarake aleate kopjen e telegramit drejtuar kryetarit të Konferencës së San Françiskos mbi të drejtat e çamëve në bazë të Kartës së Atlantikut.

Më 27 qershor 1945, telegrame proteste, kundër masakrave në Çamëri drejtuar nga Këshilli Antifashist Çam i Shqipërisë, misioneve aleate ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze, Çekosllovake, Legatës Jugosllave, shqiptarëve të Amerikës, Italisë dhe Bullgarisë.

Promemorje drejtuar z. Hutxhinson, deputet laburist i Britanisë së Madhe më 26.11.1945.

Telegram drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Çam (25.09.1945), ku kërkohen ndihma.

Memorandum drejtuar Kryesisë së Konferencës së Ministrave të jashtëm Aleatë në Londër nga delegatët e Kongresit Çam, më 30.09.1945.

Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër prej Komitetit Antifashist Çam, më 11 janar 1946, ku rilevohen masakrat dhe kërkohen të drejtat.

Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nga Komiteti Antifashist Çam, më 25 tetor 1946, etj”.

E gjithë kjo që shkruajtëm më sipër është viktimizim i regjimit monarkist, që sundonte në atë kohë në Greqi dhe që sot vazhdon me qeveritë e njëpasnjëshme greke si fajësi e cilësuar në dëm të një popullate dhe si një akt i pandëshkuar ndërkombëtarisht, ashtu siç është vepruar me popuj të tjerë në shekullin e 20 dhe në fillim shekullin e 21.

Ky spastrim etnik ka edhe një karakter fetar si një inkuizicion tipik mesjetar.Shkrimtarja greke Meropi Anastassiadou në Ese-në e saj historike "Shkëmbimi i popullsisë mes Greqisë dhe Turqisë" shkruan: "Sot arkivat dhe provat historike na tregojnë se totalisht 1.200.000 grekë u larguan nga Anadolli ndërmjet viteve 1912-1924, ndërsa 4 milionë muslimane u larguan nga Greqia".

Pas largimit të muslimanëve drejt Turqisë popullsia greke në ato vite numëronte 3 milionë ortodokse, duke përfshirë edhe 1 milion e 200 mijë të ardhurit nga Azia e vogël. Kjo tregon se para vitit 1924 Greqia ishte një vend ku shumica e popullsisë ishte muslimane.

Çfarë kërkohet nga komuniteti çam

Në këto rrethana të cilësuara më sipër prej 73 vjetësh kërkohet nga faktori politik që përfaqëson komunitetin çam, riatdhesimin e të gjithë çamëve, kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmeve të shkaktuar në pasuri të tundshme dhe të patundshme.

Përkundër kësaj situate, Rajoni i Ballkanit nuk mund të ketë qetësi nëse nuk ka drejtësi dhe çdo qëndrim zyrtar nga shteti shqiptar me kërkesa të spikatura ndaj qeverisë greke, është domosdoshmëri për të folur në një rajon ku kërkohen të drejtat e njeriut në një Europë të Bashkuar, para së cilës Greqia manifeston mungesë vullneti të theksuar me gjithë indiciet e herëpashershme të parlamentarëve europianë, për rishikim të këtyre qëndrimeve.

Përgjegjshmëria e politikës shqiptare dhe e vetë drejtuesve politikë të saj, janë një kusht parësor në kuptimin e faktit se çështja çame nuk zgjidhet me deklarata apo konferenca shtypi, por me rezoluta si ajo e Parlamentit Shqiptar që duhet të miratohet edhe në Parlamentin Europian dhe më tej edhe në Kongresin Amerikan, nëse vërtet duam të mendojmë se po shkohet drejt zgjidhjes së këtij problemi madhor i mbetur në dyert e drejtësisë europiane, nëse vërtet mendon e vepron si e tillë./Nga Hyqmet ZANE