BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ç’është ky dembelizëm në Shqipëri?

Ç’është ky dembelizëm në Shqipëri?

Nuk e di nga u stis kjo qibër tek këta njerëz, që prejardhja e tyre i ka rrënjët tek varfëria. Puna nuk të bën kurrë qibar, ajo të pasuron po të dish ta bësh siç duhet. Mora shkas nga një i ri, që në prezantimin e tij në Facebook, shkruante: “Për mua punojnë të tjerët!” Kapadaillëk, eksiq në ndërgjegje, apo qylaxhi, që i është bërë rrëzall familjes? Po të ishte vetëm ndonjë, nuk do të merreshim me të, por kjo është një sëmundje, që ka kapur dhe brezat e moshuar. Sistemi i kaluar i mësoi keq, që u paguante të gjitha detyrimet që sot janë taksa, ua jepte falas arsimin e shëndetësinë, por nuk i lejonte as të rrinin pa punë, sepse kishte nxjerrë ligjin mbi parazitët. A mos duhet rivënë ai ligj? Më duket se nuk është ligji ai që të detyron të punosh, po nevoja për të jetuar. Më thoshte një ditë një nxënës i klasës së tetë, kur bëra një takim për muajin e letërsisë: “O xhaxhi, pse themi ne që jemi të lirë? Tani që unë dua të luaj me shokët nuk jam i lirë se jam në shkollë, kur të mbaroj shkollën do jem i zënë me punën, atëherë ku është liria”!?

A mund ta ndërtojmë vendin tonë me këto mendësi? Sistemi që zgjodhëm, futi tek brezi i ri një ndjenjë të keqe për ta ndërtuar jetën mbi bazën e vjedhjeve, vrasjeve e krimeve të tjera. Dhe rastet nuk kanë qenë të pakta, për dyqind lekë kanë eliminuar njerëzit e ndershëm për të jetuar me djersën e tyre. Jemi në një sistem ku për gjithçka vepron konkurenca. Merre shkollën për t’iu përgjigjur punës, jo për të marrë diplomën. Mësoje zanatin siç e kërkon puna, jo sa për të thënë se jam zanatçi. Mësoje mësimin për të marrë notën maksimale, jo për të kaluar klasën. Më tregonte një ditë i ndjeri Abedin Çiçi: “Kur vazhdonim shkollën e Fulsit në Tiranë, drejtori më caktoi mua dhe katër nxënës të tjerë për të marrë fekalet nga gropa e plehrave dhe të plehëronim pemët që kishim para shkollës. Na pajisi dhe me mbrojtëse, dhe po na ndiqte që nga dritarja e zyrës. Ne morëm nga një kovë dhe na zuri qibra. Ai doli nga zyra, erdhi te ne, po nuk na foli. Mori një kovë dhe po punonte vetë. Atëherë, neve na erdhi turp dhe vazhduam plehërimin”. Shkolla atëherë kishte elementë edukimi, po sot nuk shikon një mësues që t’u flasë nxënësve për vlerat që sjell puna.

Gjatë ditëve të bllokimit të fshatrave me dëborë kam dëgjuar disa ankesa, se në fshatra të caktuar janë bllokuar rrugët e fshatit. Po këta ankues çfarë bëjnë atje? Dimrin nuk mund ta ndalojë askush, sepse dëborë mund të bjerë edhe në maj, siç ka rënë. Mbaj mend që në sistemin e kaluar, shteti i furnizonte me ushqime fshatrat e thellë, sepse kishte magazina apostafat për këtë punë dhe banorët përballonin vetë çdo gjë tjetër. Tani ato magazina janë prishur dhe banorët duhet të marrin masa vetë për t‘u furnizuar duke e llogaritur dimrin për gjashtë muaj dhe të mos gënjehemi me ndryshimet që ndodhin me motin. Ato magazina ka të ngjarë të mos ndërtohen më. Në vitet 1955, fshatrat që izoloheshin nga dëbora e bluanin drithin që në vjeshtë, siguronin dhe drutë e zjarrit, largonin bagëtitë në Myzeqe dhe fshatrat mbeteshin të izoluar gjashtë muaj. Se kush vdiste e kush lindte, merrej vesh vetëm në fund të muajit prill. Atëherë nuk kishte celularë që të komunikonin. Ne kemi një shtet të rraskapitur, sepse sa herë ndryshojnë qeveritë, jemi hedhur në sulm vetëm për të prishur.

Por le të kthehemi tek dembelizmi i njerëzve. Shteti bën ato që i takon të bëjë, pavarësisht se si i bën. Shumë gjëra duhet t’i bëjmë vetë. Shikojini rrugët brenda fshatit si janë katandisur. Të çajnë sytë ferrat e të mbyt balta me pluhurin. Ka qenë një traditë e hershme, që rrugët brenda fshatit shtroheshin me kalldrëm për të evituar baltën dhe pluhurin. Në disa fshatra ka ende gjurmë të tyre. Le ato që nuk i kanë ruajtur, po pranojnë të shkojnë në shtëpi të përbaltur e të lahen kokë e këmbë dhe nuk begenisin të ulin kurrizin e të marrin një gur për të shtruar secili rrugën e tij. Gurët janë sheshit dhe pa shpenzime. Nuk themi që ta bëjnë këtë punë brenda ditës, po çdo ditë nga pak, rrugët do të ndryshojnë krejt. Njerëzit e shikojnë jetën sikur do të ikin nesër nga ai vend. Atyre burrave të vjetër duhet t’u kujtohet kur erdhën italianët në Shqipëri. Edhe një natë të gdhiheshin në mes të rrugës, merrnin drurë dhe i ngrinin shtretërit brenda ditës e flinin rehat.

Kur isha për mjekime në Budapest pashë që në spital erdhi një makinë e ngarkuar me patate. Sa e panë punonjësit e spitalit tok me profesorin u gjendën atje dhe e shkarkuan, kur detyra e tyre s’kishte të bënte me ta. Është e çuditshme, se nëpër fshatra tokat janë kthyer në lëndina dhe pronarët e tyre zbresin i blejnë perimet në qytet. Po ka dhe çudira të tilla. Një banor nga Kalanjasi i Skraparit, në vend që të mbjellë ndonjë pemë pranë shtëpisë ose në tokat djerrë, çdo vit shkon të blejë kumbulla tek një mësues pensionist në Çerenisht, i cili e ka qëndisur atë vend ku banon me turli pemësh e perimesh! Po më e keqja është se këta fermerë dembelë marrin asistencë nga shteti! Në logjikën njerëzore, të varfërit nuk kanë pasur kurrë qibër për punën. Kurse tani nuk i punojnë tokat se u ka hipur qibra. Në qytet shikon djem të rinj si diva, që shëtisin gjithë ditën me makina dhe nuk pranojnë të punojnë, edhe pse në qendër të qytetit dalin vazhdimisht lajmërime për të kërkuar punëtorë. Prindërit e shkretë po heqin ukubetin e zi dhe janë bërë pishman që kanë lindur fëmijë të tillë. Alamet djemsh u tundin këmbët prindërve për t’u marrë lekë e të bredhin rrugëve të qytetit me një pretekst të çuditshëm: “Përse na bëtë, tani na mbani”! Janë kailë të shkojnë hyzmeqarë në emigracion e të ruajtur bagëtitë, se të krijojnë vetë tufa e të jetojnë si njerëz. Mirëpo njerëzillëku humbi që kur u la e lirë vjedhja. Fatkeqësisht, këtë dembelizëm po ua favorizon shteti, që nuk i taton ata njerëz që lënë tokat djerrë, duke u dhënë asistencë.

Nga Enver CAKAJ