BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Çamëria si “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë”

Çamëria si “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa

Shumë vite më parë një korrespondente e gazetës Nju York Times, shqiptarja e shquar, Nexhmije Zajmi nga Libohova që jetoi dhe ndërroi jetë në SHBA, ka shërbyer për shumë kohë si korrespondente e Lindjes në këtë gazetë. E kisha dëgjuar emrin e kësaj zonje të nderuar, por nuk dija shumë rreth saj. Ashtu rastësisht në bisedë me një mikun tim historian, Eqerem Isai, që banon në Çikago të SHBA, më përmend emrin e kësaj zonje gazetare për të cilën ai kishte një respekt të veçantë për disa aftësi në investigimin, pasqyrimin dhe këndvështrimin e realiteteve që ndodhin në lindje, që tashmë identifikohet me muslimanët dhe izraelitët apo me pjesën tjetër brenda këtyre territoreve që i kundërvihen pjesës tjetër. E ndoqa me interes bisedën nga miku im me cilësi inteligjente ku ai më thotë se Nexhmije Zajmi e cila ndërroi jetë në vitin 2003, ka shkruar një artikull me titullin “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë”; nga fillimet e viteve 50 duke marrë shkas nga ngjarjet në Palestinë në konflikt me Izraelitët. Ajo ishte e martuar me një hebre dhe pati një djalë që quhej Erik Gonlis që gjithashtu njihet sot në rrethet mediatike si një gazetar i shquar në gjurmët e nënës së tij.

Miku im fliste dhe njëherazi mua më hapeshin dritare këndvështrimi në sinkron me çështjen që ka lidhje me Çamërinë. Ai fliste dhe fliste për bujën që bëri ky artikull i cili parashikonte dëmin që mund ti vijë edhe vetë SHBA-së nga supremacia e një populli kundër popullit tjetër. Për mua, si pjesë e një popullate të ardhur nga Çamëria (Gjyshi, prindërit dhe farefisi im), ngjarja që më ngacmoi miku im mu duk përpikmërisht e tillë siç ka ndodhur në konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit dhe popujve të tyre, ashtu ka ndodhur edhe në mes të Greqisë me Çamërinë dhe popullatave respektive si një histori që përsëritet dhe përsëritet si shenjë e mosvëmendjes të së drejtës ndërkombëtare për ti parë popujt të barabartë, jo vetëm në origjinë, por edhe në kulturë, edhe në fe, edhe në mendësi. Nëse korrespondentja e shquar e Nju York Times, Nexhmije Zajmi shkroi një artikull që ndriçoi ambjentet e skutave të errëta të mendjeve që lëvizin në korridoret e padrejtësisë, ende sot e kësaj dite nuk dihet se në cilat korridore misterioze të padrejtësisë apo të mungesës së të drejtës ecën Europa dhe kancelaritë që 100 vjet më parë e copëtuan kombin shqiptar dhe 70 vjet më parë masakrat që ndodhën në krahinën e Çamërisë, si shprehje e genocidit të pastër grek ndaj shqiptarëve, kanë mbetur në mënyrë të ngjashme me titullin e shkrimit të Nexhmije Zajmit, “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë”.

Shumëkush në Shqipëri nuk mund ta ketë dëgjuar këtë titull të madh të një gazetareje shqiptare e cila bëri emër jo për shkak të origjinës, as për shkak të fesë, por për shkak të së vërtetës duke dhënë një mesazh po aq të rëndësishëm për kohën si dhe shumë herë më të rëndësishëm për popujt dhe pas atij shkrimi. Gjithkush e ka dëgjuar emrin Çamëri, por shumë pak dinë se cili është territori i saj, sepse në tekstet shkollore ajo është inekzistente dhe popullata e saj si qënie jashtëtokësore. Çamëria është një tokë e lashtë që jo vetëm ka emrin e saj, por edhe personalitetet e saj, është toka e Epirotasve dhe burrave që në shekuj jetuan me genin shqiptar dhe me flamurin e tyre që në një kohë padrejtësie siç është shekulli i 20-të, mbeti si një tokë pa njerëz, jo pa njerëz në kuptimin fizik, por Çamëria mbeti pa njerëzit trashëgimtarë të saj, ata të cilët kanë varret e stërgjyshërve dhe të gjyshërve, të fis dhe farefis të vrarë dhe të masakruar për atdhe dhe për flamur. Asaj toke me emrin Çamëri i mungojnë bijtë, trashëgimtarët, ata që lindën me gjakun çam dhe që për flamur, për emrin shqiptar dhe për fenë e tyre nuk bënë koncesione me pushtuesit.

Nëse ka një njeri që mund ta dëshmojë këtë fakt që ma ndriçoi aq vërtetësisht gazetarja e një gazete të madhe, ai është im atë, Nuri Emin Zane i cili lindi pikërisht në Çamëri, në Filat, në fisin e Zenelatëve dhe për ndjenjat e tij antifashiste u internua në Mat’hauzen dhe Dakao dhe për mëshirën e Zotit ai u kthye gjallë për në tokën e tij Çamëri, por nuk u lejua edhe pse antifashist ai u kthye mbrapsht me urdhërin që i tha komandanti i korofillaqisë së Janinës “Do të shkurtoj nga këmbët me këtë shpatë nëse tenton të hysh në Filat”. Kjo ishte drama e tokës që nuk ka sot njerëzit e saj.

Por drama u kthye në një tragjedi sepse njerëzit që ikën nga toka e tyre pa dëshirën e tyre, me pafajësinë e tyre dhe me të drejtën e Zotit dhe me mungesën e së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht asaj europiane, mbetën pa tokë, mbetën në katër udhët e një historie ende të pazgjidhur. Jo se nuk u pranuan nga bashkëkombasit e tyre në Shqipëri, përkundrazi, por ikja nga shtëpia pa plaçkë e pa katandi, vetëm me rrobat e trupit duke pasur bashkëshoqëruese si jatak tokën dhe si papllom qiellin dhe bashkë me të vdekjen mizore nga shumë e shumë peripeci, u kthye në një legjendë për njerëzit pa tokë. Tregohet se në një lagje të Elbasanit e quajtura “Lagja e çamëve”, rreth 50 familje të saj u vendosën në një territor në periferi të qytetit ku ndërtuan kasollet dhe më pas shtëpitë e tyre. Ishte ndjesia e njerëzve që e njohin dhe e dinë vlerën e tokës dhe që e kanë kulturën e jetesës në tokën e tyre. Aty lindën dhe vdiqën disa breza, ata që erdhën, ata që lindën e kështu me rradhë. Çuditërisht edhe pas 70 vjetëve toka që ata ndërtuan banesat e tyre nuk është e tyre. Ajo është e vërtetë që ka një pronar që për bujarinë e vendasve ata nuk e kërkojnë, por ata e dinë që ajo nuk është e tyre. Ata janë njerëzit e dënuar pa tokë, ata janë çamë pa Çamëri sepse toka e tyre vuan pa njerëzit e vet edhe pse rënkon nga dhimbja e madhe e shpirtrave të patretur për njerëzit e tyre që ikën dhe i lanë pa një grusht dhe, me gjithë thirrjen e gjakut që nuk bëhet ujë.

Pak rëndësi ka për njerëzit që nuk e njohin gazetaren e famshme Nexhmije Zajmi. Por një gazetare korrespondente të Nju York Times që shkroi një artikull që vuri në lëvizje edhe administratën e Shtëpisë së Bardhë për mesazhin që ajo dha për të drejtën njerëzore ndërkombëtare të kombeve dhe vendbanimeve etnikisht të pastërta, mori një rëndësi të madhe e vërteta e kohës dhe që sot na vjen si mesazh që meriton respekt, më e pakta. Mbi të gjitha, analiza e një shkrimi me titullin “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë” na sjell në kohë një të drejtë që kanë popujt e masakruar në tokën e tyre për të pasur të drejtën e Zotit dhe të drejtën ndërkombëtare nëse është e tillë për hir të asaj që njihet si e “drejta e Zotit”.

Të gjitha zhurmat mediatike të opinionistëve, por edhe të politikanëve shqiptarë, edhe në bashkëpunim me politikën europiane, duket se me qëllime të caktuara e anashkalojnë atë që mbetet drama e shekullit për një tokë pa njerëz, pa njerëzit e saj legjitimë, autoktonë, shekullor dhe për dramën e njerëzve pa tokë, për dramën e të pafajshmëve dhe të pambrojturve deri në absurd. Nëse çdo herë në qeverisjet shqiptare bëhen ndryshime, kanë mbetur si tabu disa çështje, jo se mungon dashuria për kombin dhe historinë e krahinave që padrejtësisht mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë, por sepse duket qartazi se lobingu grek i tipit të njerëzve Nikolas Gage, bëhet imponues dhe sundues në qarqe të ngushta eprore shqiptare.

E kam përsëritur dhe herë të tjera atë thënie të vërtetë të Kancelarit gjerman Shrëder, ku thotë se: "Një njeri mund ta largosh nga shtëpia e tij, por shtëpinë s'ia largon dot nga zemra", e cila duket si e thënë përpikmërisht për atë çfarë i ka ndodhur popujve të pafajshëm nga ata që kërkojnë të sundojnë padrejtësisht. Brenda kësaj thënie të madhe gjendet edhe titulli i shkrimit të Nexhmije Zajmit “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë”, e cila duhet thënë se nuk do të vazhdojë gjatë se edhe lumenjtë sado tua ndryshosh rrrjedhën, ata do të shkojnë atje ku është paracaktuar rrjedha e tij.

Në këtë parashtrim që dua ta komplimentoj mendjen e një gruaje e cila tha një të vërtetë, kam besimin tek tërheqja e vëmendjes e politikës, por edhe e historianëve për të kuptuar se nëse sot bën diçka në shërbim të vendit tënd, thirrja e gjakut të shpërblen, të shpërblen me kthimin në vendin e vet, në tokën e tyre të popujve autoktonë që ata të mos mbeten njerëz pa tokën që i lindi, i rriti dhe u dha emrin. Të dëgjosh zëdhënësin e qeverisë greke në Parlamentin shqiptar, Vangjel Dule që kërkon të drejtat e minoritetit që ka jetuar me më shumë privilegje se vetë vendasit dhe vetë ai është nënkryetar i këtij Parlamenti, përgjigja e Kryeministrit ishte e saktë se minoriteti ndodhet kudo në institucionet shqiptare. Ndërsa komuniteti çam, edhe pse shqiptar me gen ndjehen si minoritarë pa asnjë të drejtë në tokën e tyre. Nuk thotë kot vetë kryeministri Edi Rama që “Çamëria është problem ndërkombëtar” dhe jo ato broçkulla që thotë një Dule.

Nga Hyqmet ZANE