Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë “marke” është dhe çfarë “ngjyre” ka shteti ynë!?

Postuar: 14/03/2018 - 08:35

Askush nuk e di. Secili jep versionin e vet, por askush nuk thotë që kemi “Shtet ligjor”. Çdo lloj “malli”, ka një emërtim apo një “markë” të caktuar, kurse shteti që kemi ne, nuk ka një emërtim të caktuar, që qytetarët ta dinë. Vetëm nga shija duket që ka një shije të hidhur për shumicën e qytetarëve dhe shumë të ëmbël për një pakicë shtetarësh dhe disa “sejmenëve” që u rrijnë atyre nga mbrapa. Ngjyrë nuk ka, sepse thonë që është i “të gjithëve”, por në fakt nuk është i askujt. Do të ishte më i saktë një përcaktim më i “goditur” si p.sh, është një grumbull shtetarësh, herë të kuq, herë rozë e herë mavi, të cilët, me gjithë pangopësinë e tyre, duan apo nuk duan, ia lënë vendin njëri tjetrit! Të jetë vallë shtet ligjor? Absolutisht nuk është i tillë sepse vetëm erë ligj nuk bie. Ligj ka vetëm për ata që e kanë litarin në grykë dhe shteti, apo grumbulli i shtetarëve i ka caktuar një shumë parash 4 apo 8 mijë lekë në muaj dhe këtë, shumë, ja heq apo ja jep sipas “ligjeve” që miraton sa herë të dojë.

Nuk them që të mos ketë ligj edhe për këta, absolutisht, si për të gjithë, por një “ligj” të tillë, nuk e ka për “bossët” që edhe ata të kenë një “kufi” për milionat që do të zhvatin nga taksapaguesit e mjerë, nga bizneset që mezi mbahen në këmbë, nga lobimet që bëjnë nëpër Europë e Amerikë për të ardhur në pushtet, nga koncesionet që bëjnë me të huajt e më pas t’i ndajnë fitimet së bashku e shumë e shumë burime të tjera. Të majtë e të djathtë janë përfshirë në akuza ndaj njëri tjetrit se ku i kanë gjetur paratë që paguajnë për të bërë një fotografi me Presidentin e X vendi. Por, mos vallë kjo, është hera e parë që dëgjojmë akuza të tilla? Kemi afro tre dekada që po dëgjojmë vetëm akuza e kundërakuza, ngërçe, shpifje, bllokime të Parlamentit, kërcënime me jetë ndaj njëri tjetrit, (nuk i kanë seriozisht këto). Kemi dëgjuar që bëjnë ç’bëjnë dhe ngrenë grupe hetimore nga “mjeshtrat” e të dy anëve të politikës e më pas këto letra me konkluzione, shkojnë në vendin e caktuar. Bëjnë padi, ku shumë entuziastë shkojnë në dyert e prokurorisë, për t’ja bërë “varrin” tjetrit, sepse e dinë që i kanë hedhur ato poshtë një dere, që nuk hapet kurrë derisa t’i hanë minjtë! Mirë që shpëtoi edhe vetë Llalla, pa e ngrënë minjtë! A nuk ju kujtohet “qoftëlargu” para disa vitesh kur pagoi 300.000 dollarë për të hapur bursën e Nju Jorkut? Me këto para ndërtoheshin katër ura në Zall Bastar për të shkuar fëmijët në shkollë, që është jo më larg se 20 km nga Metropoli që “zbukurohet” çdo ditë? Rolin e “transportuesit” të fëmijëve, e luan një nënë rreth të shtatëdhjetave, e cila i merr ata mbi kurriz për t’i kaluar në anën tjetër. Mban mend ndonjëri të kenë kërkuar për të ngritur ndonjë Komision Parlamentar për këtë? Po për ato fshatra rreth e rrotull Metropolit që mbushin ujë me gomar, a ka kërkuar kush t’i jepet fund kësaj gjendjeje? Kush nuk do ta besonte, qoftë edhe ai më skeptiku, që ky shtet, nuk ka një grimë humanizmi. As i tillë pra, nuk është. Kryetari opozitës, Basha, ose njeriu më kot së koti që ka njohur ndonjëherë ky vend, nuk ka asnjë fjalë tjetër por i “qan hallin” familjeve në nevojë që qeveria, u ka hequr nga listat. Kujtoni ju se “trimit prej lecke” Bashës që përvesh llërët dhe vërsulet drejt foltores së Parlamentit, i digjet barku për familjet pa ndihmë ekonomike? Kushdo mund të flasi për këtë, por jo një humbës recidivist! Se sa ai i “qan” hallin, ta shohim kur të “bëhet” kryeministër dhe i tillë, do të bëhet kur të “pëllasë gomari mbi çati”! Po pse vetëm ato 20 mijë familje janë, që vuajnë për bukën e gojës? Jo. Jo, janë me mijëra dhe po t’i shtosh këtyre edhe 600 mijë pensionistë, Basha që nuk paska as Diplomë, dhe ka të drejtë të mos dijë sa bëjnë 7x7, e di më mirë se sa familje do të bëhen! Thamë që ky shtet nuk ka grimë humanizmi. Më humane se mjekësia, nuk ka sektor tjetër. Po a bie erë mjekësi, kjo “fillokserë” e këtij shteti? Çfarë “humani” është ai mjek që me çantë në dorë del si “lypsar në derën e farmacisë dhe i thotë farmacistit: “Hë, kemi gjë? Ju kam dërguar disa klientë”? Po pensionistët, që marrin 100 mijë lekë ilaçe në një ditë, çfarë do të bëjnë gjithë muajin me 40 mijë lekët e mbetura? Po ata mjekë të Spitalit të Traumës, që kur në urgjencë shkon i plagosuri rëndë në aksident automobilistik, mos vallë për humanizëm i shkojnë të gjithë duke e parë atë si “prehun” e rradhës? Po ata mjekë të tjerë të QSUT-së, mos vallë e kanë humanizëm që më parë se të mendojnë që të sëmurit të moshuar t’i shpëtojnë jetën, apo të bëjnë ato përpjekje që i takojnë, mendojnë se si të lajmërojnë firmën e arkivoleve. Me siguri duan t’ja “lehtësojnë” dhimbjen familjarëve, bashkë me sekserët që i rrijnë rrotull morgut si “hijenat” në pritje të gjahut! Ku ka mbetur humanizëm këtu? Tek kush ka mbetur ndonjë fije dashuri, një fije dhimbje njerëzore. Kur kjo nuk është tek mjeku, i cili më parë të hap xhepin që të hedhësh diçka dhe duhet të mendohesh mirë, e më pas të fillojë punën, tek kush tjetër ka mbetur humanizëm? Mjekë në Zonat e thella nuk ka, në fshatra nuk bëhet fjalë, aparatura mjeksore nuk ka, nuk ka as rrugë të shkojë gomari e jo makina. Ka dëgjuar kush të ngrenë ndonjë Komision Parlamentar për këto shqetësime që mbeten qysh nga koha e “gomarit? Po padi në prokurori, kanë bërë ndonjëherë për këto? Paditë janë bërë kapicë, me objekt të tillë si “Më shau”, “Më akuzoi pa të drejtë”, “Ka shpifur”! ... Këta janë “mësuesit” e fëmijëve në shkolla, të cilët nuk shkojnë në organet e drejtësisë, por e “zgjidhin” me thika e me kobure! Në shkolla janë harruar mjetet mësimore, si vizore, kompas, trekëndësh etj., dhe këto janë zëvendësuar me thika, kaçavida, e kush e ka babain polic edhe kobure! Ja rrëmbejnë koburen edhe ndonjë femre police, e cila gjatë kohës së shërbimit i ankohet kolegut: “Hë, si do të bëjmë, se mua më hahet bukë”! T’i them këtij shteti që është shtet i Diktaturës? Po, po, ka shumë të përbashkëta me shtetin e djeshëm. Nuk e dini ku duket? Ja, shihni si i jam mbërthyer karriges dhe nuk i shqiten as deri atëherë kur të mos i mbesi asnjë dhëmb në gojë! Pak njerëz kanë vrarë në rrugët e lëna në ditë të hallit nga “noksanllëqet” sepse më parë se të fillojnë të bëjnë diçka, u duhet të mendojnë si do të vjedhin! Po dorëheqje, deri më sot, ka dhënë ndonjë shtetar? Një ministër në Portugali dha dorëheqjen për shembjen e një ure nga vërshimet e ujrave, megjithëse nuk ishte përgjegjësia e tij. Po ja edhe rasti fundit i ministrit francez, i cili shkoi me pesë minuta vonesë në interpelancë dhe kërkoi dorëheqjen. Po sa e sa të tilla ka, por këtë e bën njeriu me kulturë, sepse edhe institucioni i dorëheqjes është kulturë kurse tek ne, po e mbërthyen karrigen, harroje se do t’i shqiten! U vranë 26 qytetarë e u shkatërruan dhjetra e qindra shtëpi, por a shkoi kush në burg? Përkundrazi, përgjegjësit e kësaj tragjedie u graduan për këtë “meritë”! Na përralliste gjithë ditën “merhumi” që ne, ndërtuam 10 mijë km rrugë dhe 2000 shkolla të reja. A ka parë kush ndonjë shkollë të re, apo kanë parë ato shkolla që suvaja e tavanit i bie në kokë nxënësit apo mësuesit dhe tualetet i kanë mbrapa ferrave? Këto janë shkollat me standarte? Kjo, në formë, sepse në brendi nuk është e nevojshme sepse nuk shkojnë për të mësuar, por për të bërë llogje dhe sherre, sepse diplomat ua jep “heroi” Muça, i dekoruar nga një LSI-st në një Universitet me emrin “Kristal”, i inaguruar nga një demokrat.

Kristal në emër, i kuq në “surrat”, por “bajgë” në brendi! Të them që është shtet “inatçor”! Po, është i tillë! Këtë e them me fakte. Ndërrohen shtetarët dhe “fap” si me fshesë, i heqin nga puna ata të kundërshtarit politik, sikur ata të mos kenë familje, sikur të mos kenë gojë. Inatin, shtetarët ja nxjerrin “samarit” jo “gomarit”, i cili ka ngrënë e ka vënë dhjamë për të kaluar shumë dimra e beharë! A mund të kuptohet një shtet pa një fije natyrë edukative për qytetarët e vet? Po, por vetëm ky shtet nuk dëgjon nga ky “vesh”!

Shikoni se si polici rri i fshehur mbrapa murit, në vendet ku nuk lejohet parkimi dhe sapo drejtuesi parkon, “fap” blloku i gjobave, që polici pret me padurim! Ja të jap dhe një shembull tjetër. Në territorin e Shqipërisë, automjetet, apo mjetet, siç i thotë “News 24, lëvizin me drita ndezur. Kështu e kanë thënë të “diturit”! Por a ka parë kush, në të gjitha Doganat që të vendoset ndonjë tabelë: “Drejtues, (sepse ata vijnë nga vendet europiane që jo të gjitha e kanë këtë rregull), ju kujtojmë të ndizni dritat”! Kjo do të ishte normale, por po të vepronin kështu, si do të vendosin gjoba, sapo ata të kalojmë traun e Doganës! Kështu edhe për taksat, për mbledhjen e të cilave, nuk ushtrohet i njëjti ligj për të gjithë por vetëm për ata që nuk kanë “këllqe” të kërkojnë sepse nuk i dëgjon kush! Të gjitha këto janë diçka, por nuk janë as një e mijta e atyre që tregojnë që ky shtet, i ka të gjitha ato që s’duhet t’i ketë, dhe nuk i ka ato që duhet të ketë. E këqja është që shtetarëve, që e bënë “copë e cikë” komunizmin, kështu ja preu “goneja” qysh në fillim, të ndërtonin një sistem “Paçavure” dhe jo një sistem që të ketë në brendësi pak, jo shumë, një “grimcë” shijen e shtetit ligjor!Nga Pandeli BARDHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 36

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:12

U desh lëvizja studentore të dilnin në sipërfaqe tërë ata që kërkojnë të riciklohen në politikë në biznes, në pushtet, në karrierë, në drejtësi, në media, në tendera, kudo.

Postuar: 13/12/2018 - 07:11

Nuk ishte ndonjë shfaqje kaq interesante dhe sidomos kaq dobiprurëse ajo e Kryeministrit me Dudus

Postuar: 13/12/2018 - 07:10

Nepotizëm dhe korrupsion ka edhe në universitetet europiane, por kur denoncohen ato hetohen dhe n

Postuar: 13/12/2018 - 07:08

Mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ishin të ftuar edhe disa analistë, ta

Postuar: 12/12/2018 - 07:21

Bashkohem me të gjithë zërat që konsiderojnë protestën e studentëve si një vlerë të shtuar për de

Postuar: 12/12/2018 - 07:20

Po i japin leksion demokracie pikërisht ato djem dhe vajza që tashmë nuk duan asnjë negociatë, di

Postuar: 12/12/2018 - 07:18

Protestuesit studentë u futën në ditën e shtatë të protestës së tyre dhe do ta vazhdojnë atë deri