BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Çfarë u tha Sami Frashëri, grekëve të “Megali ideas”!

Çfarë u tha Sami Frashëri, grekëve të “Megali

Nga studimet më të fundit në arkivat osmane, të përkthyera dhe të botuara në Shqipëri, por edhe në Kosovë, vepra e Sami Frashërit po merr një formë më të plotë. Nga disa gjurmime më të fundit është zbardhur tërësisht polemika e gjatë dhe e ashpër e mendimtarit tonë të madh me qarqet ideologjike dhe politike greke të asaj kohe, ku ai me argumente shkencore jep dëshmi të autorëve të lashtë, Plutarkut dhe Strabonit si dhe të dijetarëve të tjerë të mëvonshëm mbi autoktoninë e shqiptarëve në Epir. Gjysma e Iliadës dhe Odisesë është e shkruar në “shqip” nga Omeri, shkruan Samiu dhe shton se Idhujt grekë mbajnë emra “shqiptarë” (pellazgë). Jo me patetizëm, por urtë e qetë ai u tregon grekëve se burrat e dheut shqiptar, Aleksandri i Madh, Pirroja, Aristoteli, Ali Tepelena dhe familje të tjera të shquara, që kanë drejtuar perandoritë, me historitë e tyre kanë lënë gjurmë të tilla, që grekët s’mund t’i fshijnë dot me gënjeshtra të trasha. Për këto e të tjera fakte, zëdhënësit e qarqeve shoviniste i përmendin Samiut bukën në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, që edhe atë s’ia dhanë ata. Për më tepër le të shohim se si Sami Frashëri mbron tezat e tij për çështjen kombëtare.

“Terxhuman-i Shark” kundër “Neologos”

Në kohën kur vepronte Samiu, pra në çerekun e fundit të shek. XIX, fuqitë e mëdha bënin plane për ndarjen e sferave të ndikimit. Ndërkaq, shtetet e reja ballkanike bënin plane për zgjerimin e tyre, duke mohuar ekzistencën dhe në kurriz të kombit shqiptar. Fatkeqësisht, një qëndrim të tillë mbante edhe Porta e Lartë. Duke parë qëndrimet e fuqive të mëdha dhe të Portës së Lartë, serbëve dhe grekëve iu hapën orekse të mëdha për të gllabëruar tokat shqiptare. Në këtë kohë, Samiut iu desh të përballej fuqishëm me armën që kishte në dorë gazetën “Terxhuman- i Shark” kundër gazetës greke “Neologos”, që dilte në Stamboll dhe që ishte hedhur haptas kundër shqiptarëve. Në një përgjigje analitike që i jep Samiu kësaj gazete thotë se është i detyruar t’iu kujtojë grekëve, duke shtuar shënimin (Kërkoj vëmendje), se kombi shqiptar është më i hershëm se ai grek, pale që sllavët nuk zihen në gojë, pasi kanë ardhur shumë më vonë në Ballkan.

Mos u lodhni të nxirrni të vërtetën, u drejtohet ai aspirantëve të Megalo Idesë, (Idesë së Madhe), se e vërteta është në shesh. Ata që kanë lexuar, qoftë edhe një herë veprat që kanë shkruar historianët, gjeografët e udhëpërshkruesit e lashtë dhe ata të sotmit, e dinë të vërtetën, shkruan Samiu, dhe u përmend redaktorëve të “Neologosit” se duhet të kishin mësuar më mirë në shkollë hollësitë e betejave të Salaminës e të Maratonës për të mos nxjerrë në shesh injorancën e tyre.

Burra dhe jo barbarë

Në sulmet e gazetës greke vihet re një gjuhë e vrazhdë, një ndjenjë e hapur armiqësore dhe fyese, ndërsa përgjigjet e Samiut janë të matura, të thella, të argumentuara dhe me shembuj konkretë. Kështu, pretendimit grek se në Vorio Epir s’jetojnë më shumë se 220 mijë shqiptarë, myslimanë “përbindësha të tmerrshëm”, “turma barbare të gegëve”, siç i quan autori, Samiu i përgjigjet se ky vend i “përbindëshave të tmerrshëm” quhet Shqipëri, që famën e ka fituar që kur ka qenë pagane, një Shqipëri që e njeh historia dhe që s’ka asnjë njeri ta ketë turpëruar përpara njerëzimit.

Samiu rendit burrat më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria duke përmendur Aleksandrin e Madh, Aristotelin, që ka lindur në Maqedoni, Sinan Pashën nga Luma (1520-1596) pesë herë vezir (kryeministër), komandant i shquar ushtarak, që mori epitetin “Pushtues i Jemenit”; Qyprilinjtë që i dhanë Perandorisë Osmane pesë kryeministra në vitet 1656-1710; Mehmet Ali Pashën, shqiptar nga Kavalla, mëkëmbës i Egjiptit (1804-1849); Ali Tepelenën, etj, etj.

Ali pashë Tepelena dhe grekët

Grekët në gazetën e tyre “Neologos” përçmojnë figurën e Ali Tepelenës. Por Samiu nuk duron dot në njollosjen e një njeriu të tillë që i dha shumë Greqisë, i dha shembullin se si mund të shkëputej ajo nga Turqia, dha një kontribut konkret e të çmuar në Revolucionin grek. “Mençuria, zgjuarsia, trimëria, aftësia politike dhe shpirtmadhësia e Ali Tepelenës (Samiu nuk e përdor asnjëherë fjalën Pashë) kanë habitur Evropën, thotë Samiu. Kryerja e disa veprave pak mizore që i imponoheshin nga koha e atëhershme, nuk mund të shlyejë gjithë ato merita të tij dhe nuk ka si të njollosë një komb. A nuk ka pasur në periudhat më të qytetëruara të Greqisë së Vjetër e të Romës sundimtarë e komandantë, të cilët brenda një ore patën kryer aq akte dhune e barbarie sa bëri Tepelenasi gjatë tërë jetës së vet”.

Më tej, ai vazhdon se grekët duhet ta përmendin me respekt e nderim të madh emrin e Tepelenasit se ideja e shtetit të pavarur në pjesën jugperëndimore të Evropës Osmane për të parën herë i lindi në mendjen e Tepelenasit.

Shqiptarët, me zakone kalorësish

Në strategjinë greke për Vorio Epirin ishte injorimi dhe përçmimi i popullsisë shqiptare, veçanërisht asaj gege që, sipas grekëve, vrasin e presin pa dallim pleq e fëmijë. Samiu në gazetën “Texhumani shark” në vijim të polemikës jep këtë përgjigje; “Shqiptarët, jo vetëm që nuk kanë therur gra e fëmijë, por as armiqtë nuk i vrisnin kur i gjenin të paarmatosur. Këto sjellje e zakone të shqiptarëve, që i kanë patur vetëm kalorësit, dihen nga tërë bota. Prandaj këto shpifje nuk mund të ndikojnë te askush”.

Më tej Samiu thotë se nuk do të merremi me sofizma të stolisura, me fyerje e sharje që janë në kundërshtim me artin e polemikës dhe me etikën. Dhe si kalorës fjale, veç argumenteve e analizave për çdo gjë, kur e do puna ai harbutit i përgjigjet harbutçe, kur shkruan: “E sigurojmë “Neologos”-in se shqiptarët poshtërime të atilla nuk i pranojnë. Të paktën mund të hakmerren me një të pështyrë në fytyrë të atij që ka shkruar kundër tyre, në se ky veprim për të mund të konsiderohet poshtërim”.

Shqetësimi i Portës së Lartë

Polemika me gazetën greke ka vazhduar gjatë, aq sa ka ndërhyrë edhe Drejtoria e Lartë e Shtypit e Portës së Lartë për ta ndërprerë. Dhe Samiu ka qenë dakord, por meqenëse “pronarët e letrave greke”, siç i quan ai autorët e “Neologos”-it, kërkojnë argumente shkencore dhe të provohet se Aleksandri i Maqedonisë, Aristoteli, Pirroja kanë qenë gjak shqiptar dhe se krahina e quajtur Epir, ka qenë e Shqipërisë, që nga koha e vjetër, Samiu thotë se jemi të gatshëm që me fakte që pranohen sheshit dhe me thëniet e dijetarëve më të shquar të Greqisë së Vjetër dhe të Evropës, të cilat vlerësohen si dokumente, ta bëjmë një gjë të tillë.

Pyesni bostanxhinjtë

Në një artikujt e tij të shumtë, Samiu është i detyruar të nxjerrë nga statistikat zyrtare të dhënat për popullsinë e sanxhakut të Prevezës, qytetit të Janinës etj, pasi zëdhënësit e Megalo Idesë nxirrnin se vetëm një e treta e popullsisë janë myslimanë dhe flasin shqip, të tjerët janë grekë. Por të dhënat numerike dhe harta që ka përpiluar Samiu është e saktë dhe e pakundërshtueshme.

“Po të kishte pyetur “Neologosi”, qoftë edhe një nga ata që shesin perime do të kishte mësuar se myslimanët e Epirit nuk e flasin greqishten”, thotë Samiu. Dhe vazhdon: “A mund të pranohet të thuhet se në sanxhakun e Beratit dy të treta flasin shqip dhe një e treta flet greqisht?” Le të na tregojë “Neologosi” një fshat, një shtëpi, një njeri që flet greqisht, në këto anë, me përjashtim të në fshati muhaxhirësh prej 25 shtëpish, që quhet Fajo Arta (Narta e Vlorës)” pas këtyre pasazheve nuk është vështirë të kuptosh përpjekjet e penëmprehtit Sami për zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe nxitjen e masave popullore, që ato të bëhen zot të tokave shqiptare.

Avokat i shqiptarëve

Me gjithë urdhrin e Portës së Lartë për ndërprerjen e polemikës së ashpër të gazetës së Sami Frashërit “Terxhumani – Shark” dhe gazetës greke “Neologos”, kjo polemikë vazhdoi. Grekët si gjithnjë, me sharje e fyerje, nga ana tjetër Samiu me përgjigje dinjitoze, shkencore, të matura e të thella. Ai triumfon deri në atë masë sa edhe kundërshtarët e pranojnë humbjen.

Ja si shkruan Samiu: “Neologosit mua më quajnë “avokat të kërkesave të shqiptarëve”. Po të kuptoja interesat e shqiptarëve ndaras nga interesat e përgjithshme osmane, këtë atribut do ta pranoja. Mirëpo me interesat e shqiptarëve përfshihen edhe interesat e të nënshtruarave të perandorisë. Nëse konsiderohem mbartës i fuqishëm të jem avokat i interesave të veçanta të atdheut tim amë, i cili është një pjesë nga interesat e përgjithshme të të nënshtruarve, këtë atribut e pranoj me krenari, përgjigjet Samiu, në një nga replikat e tij të vazhdueshme në qarqet e caktuara greke.

Nga Hyqmet ZANE