Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Aq sa pati fuqi Nishani për të shkelur kushtetutën, aq do të ketë fuqi edhe tabori i Saliut për vetingun”

Postuar: 20/03/2017 - 20:14

Kur dikush mendon të vijë në pushtet pasi të jetë dhunuar kushtetuta në favor të tij, historia demokratike e një shoqërie është fundi i të drejtave: një diktaturë sui generis.

l.

Aq sa pati fuqi Nishani për të shkelur kushtetutën, aq do të ketë fuqi edhe tabori i Saliut për vetingun.

Vetingu do të triumfojë domosdoshmërisht, sepse nuk ka forcë që ta ndalojë zbatimin e Kushtetutës tani që funksionon realisht aleanca shqiptaro-amerikane.

Edhe Bujar Nishani prandaj ù tërhiq pasi ù lëkund dhjetë ditë. (!)

Pse, vertet mendoi tabori i Saliut që do gjente një njeri që të pranonte burgun për ekipin korruptiv Berisha?

Dikush tha që do t’i jepnin shumë para Presidentit.

Një tjetër tha që, menjëherë pas mosdekretimit të ministrit, do të vinte Saliu në pushtet.

Një tjetër tha se duhet t’ia shpërblejë në “favor” Saliut Nishani, me shkelje të rëndë kushtetuese, nderin që ky i bëri kur e zgjodhi President.

Shumë hamendje ishin, por asnjë në lidhje me Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit.

Unë ua thashë: nuk ka mundësi, sepse po të ketë atë kompetencë, presidenti rrëzon çdo qeveri, ngaqë ekuacioni ka dy krahë. Prandaj, dekretimi i ministrit është një kompetencë formale dhe asnjëherë substanciale.

Dhe, për të sqaruar fshatarët e Saliut: po të ketë kompetencë mos dekretimin, presidenti duhet të ketë edhe kompetencën individuale të shkarkimit të ministrit. Në të njëjtën mënyrë: po të ketë kompetencë për mos dekretimin e ministrit, presidenti ka edhe kompetencën e moshkarkimit të tij, kur këtë ia kërkon kryeministri.

ll.

E kuptoni tani? Kjo është pikërisht rrënimi i menjëhershëm i shtetit nga një njeri…

Por, kur mund të mos e dekretojë ministrin presidenti, pasi ia ka kërkuar kryeministri? Asnjëherë, dhe në asnjë rast.

Edhe nëse një komision hetimor parlamentar, që pas hetimit ka propozuar penalizimin e tij si deputet, dhe ketë e ka votuar parlamenti, presidenti, në një republikë parlamentare, nuk ka asnjë kompetencë të mos ngarkojë apo të shkarkojë një ministër, nëse nuk ia ka kërkuar kryeministri. Kjo ka hasur shumë diskutim teorik, sepse, në këtë rast, gjithmonë e kudo, ministrin e ka shkarkuar vetë kryeministri.

Kurse Saliu e Co. ia ka kërkuar presidentit mos dekretimin, me ca dëshmi pa betim ligjor, dhe pa hetim parlamentar për një deputet. (!!!)

E kuptoni kë keni pasur dikur president absolut? Por gjithmonë duhet të falenderojmëi vlonjatët dhe Vlorën…

III.

Si ka mundësi që shqiptarët në politikë nuk e kuptojnë se, kur kushtetuta ështe shkelur për favorin e tyre; eshtë shumë e rëndë për ata vetë dhe për të gjithë shoqërinë?

Nuk i lë pasioni i injorantit antiqytetërim… por këtë herë është edhe sëkëlldia e rëndë e të inkriminuarit që pret të ndëshkohet, e cila i ka hedhur ne akt direkt kunder kushtetutës, sidomos me vetingun.

Në fakt, vetingu është pika qëndrore e kësaj armiqësie të egër kundër kushtetutës.

Edhe kërkesa për mosdekretim; ashtu si vetë Çadra, te vetingu e kanë zanafillën, se vetingu është Thembra e Akilit ku qëndron fillimi i jetës së Reformës në Drejtësi.

Sali, nuk e ndalon dot me një Çadër qesharake funksionimin aktiv të kushtetutës shqiptare! Kjo sepse kushtetuta nuk bllokohet dot në demokraci: demokracia fundoset me bllokimin e Kushtetutës. Por deri tani ajo është bllokuar nga kolonelët, tanket dhe ushtarët. Me një Çadër? Kurrë!

Vetingu nuk mund të bllokohet pa ù fundosur më përpara demokracia dhe të drejtat në Shqipëri.

Po, ku e kemi garantin?

Te aleanca shqiptaro-amerikane. Sigurisht.

 

Spartak Ngjela

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/03/2017 - 07:28

Mosmarrja pjesë në zgjedhje e PD-së është një fatalitet politik dhe lideri aktual duhet të japë dorëheqje, pasi ai e ka humbur kauzën ende pa e nisur betejën dhe me gjasa po e çon PD drejt degradimit dhe shuar njëherazi të gjithë kontributet dhe vlerat e mëdha që demokratët kanë dhënë për këtë forcë politi

Postuar: 28/03/2017 - 07:26

E keni vënë re një klloun, modelin e tij prezantues i cili nis të lyhet, duke përfunduar me pikat e lotit në faqet gjysëm të kuqe dhe të bardha?!

Postuar: 27/03/2017 - 12:33

Kriza politike si krizë logjike!

Postuar: 26/03/2017 - 07:11

Shumica e shtypit dhe e medias te ne, çdo ditë e më tepër po lufton për një informim të shpejtë e të saktë të qytetarëve, duke i shërbyer kështu realisht konsolidimit të demokra

Postuar: 26/03/2017 - 07:10

Koha për t’u vetëkollundrisur erdhi!

Postuar: 26/03/2017 - 07:07

Shqiptarët janë populli pro-amerikan dhe pro-europian, ndërsa elitat politike pro Lindjes dhe shkollës së vjetër të regjimit komunist, pasi ka ende nga ata që besojnë te destabi

Postuar: 25/03/2017 - 07:31

Lulzim Basha ia hodhi paq edhe me Marrëveshjen e Detit me Greqinë, që dikur e kundërshtoi Gjykata Kushtetuese si antiligjore dhe në dëm të interesave kombëtare.  Kësaj i th