BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

“Bamirësit”, sa dorëlëshuar me njerëzit e drejtësisë

“Bamirësit”, sa dorëlëshuar me njerëzit e

Shqiptarët janë popull bamirës. Humanizmi është tipari ynë. Tradita për t`u qëndruar pranë njerëzve në nevojë kur janë në varfëri, të sëmurë, të pamundur për sigurimin e jetesës iu gjenden menjëherë dashamirës që janë të gatshëm të ndajnë kafshatën për t`iu ardhur në ndihmë. Shembujt për këtë janë pafund. Në çdo cep të vendit. Nga krahina në krahinë. Kjo traditë e bën bashkë gjithë popullin tonë. Të dallueshëm mes gjithë të tjerëve. Dhe kjo është bamirësi e bukur. E ëmbël. Del prej shpirtit. Meriton mirënjohje dhe respekt për gjithë ata që gjenden pranë njerëzve në nevojë. Në këtë kuptim, bamirësia është tek ne institucion i kultivuar ndër shekuj. Dhe nuk është vetëm brenda kufijve të Shqipërisë. Po në gjithë trevat shqipfolëse. Mbrujtur dhe lartësuar ndër shekuj. Po nëse kjo dhënie-marrje, dhurim e falje, është e mirëpritur dhe e vlerësuar nga mbar shoqëria kur është e sinqertë dhe e vërtetë nuk ruan këtë qëllim kur transformohet e kthehet në përfitim e shfrytëzim të viktimës së radhës. Nuk ka këtë brendi kur konvertohet viktima hallexhiu, në bamirës. Dhe përfituesi në milioner. Aq më tepër kur përfituesit janë në radhën e njerëzve të drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë që në këto tre dekada kanë shkruar një histori me vete që rrëfehet me nota tragjike e humori njëherësh, në biseda të atyre që kanë pasur fatin të paraqiten para togave të zeza. Rrëfimet e individëve për marrëdhëniet me gjyqtarë e prokurorë kanë historinë e tyre. Njëri e nis me vitin 2002. “Ishte janar. Kisha ditën e gjyqit të vëllait. Kujtoj që u nisa në ora tre pasmesnate. Ecëm nëpër terr. Drejt Elbasanit. Ora 09.00 ishte gjyqi. E kishim “rregulluar” punën. I kishim marrë masat. Kishim lyer “rrotën”…”. Po vetëdeklarimet e njerëzve të drejtësisë? Atyre sikur u kanë rënë mbi supe shiu i florinjtë. I ka përkëdhelur puhiza e argjendtë. Janë spërkatur me “gjethe” shumëngjyrëshe. Po nuk kanë munguar edhe shpërblimet në natyrë. Me troje, ullishta, vreshta, apartamente nga më luksozet, pallate, vila pozante në kodra piktoreske e brigje të bregdetit tonë. Nëse njihesh me deklarimet e pasurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve, një detyrim ligjor për zyrtarët për të argumentuar të ardhurat dhe pasuritë e fituara ndër vite me hollësi, për të sqaruar burimin dhe rrugët e përfitimit, tek shumica e deklaratave ka një zë specifik për përfitimin e pasurisë. Përmes dhurimit. Realisht shtegu i justifikimit. Ndryshe quhet bamirësi. Edhe pse dhurimi është një e drejtë ligjore, mua dhe miqve të mi që kemi punuar, në ndërmarrje, shkolla, si mësues, spitale, si mjek dhe profesione të tjera nuk na ka rastisur kurrë të na falin as një qindarkë, një gozhdë të vetme, tjegull apo tullë. Le më një apartament 100-150 m2. Nëse kjo do ndodhte, patjetër do ishim çmendur nga habia dhe gëzimi! Çuditërisht, edhe pse do na pëlqente, nuk kemi hasur në bujarinë e përrallës “Hapu susam”. “Bamirësit dorëlëshuar” gjenden përgjithësisht brenda familjes së njerëzve të drejtësisë. Po shumica reale janë jashtë saj. Është ushtria e hallexhinjve. Po ruhen në fshehtësi. Mbeten anonimë. Janë viktimat e fajeve të tyre. Deklaratat e pasurive të njerëzve të drejtësisë janë të mbushura me dhurues të familjes. Se ata ruajnë anonimatin. “Kodin e heshtjes”. Nuk kanë zë. Nuk kanë gojë. Se nuk mund të marrin në qafë bijtë e nuset e tyre. Janë të fisit nga gruaja ose burri. Kjo varet nga statusi i vetëdeklaruesit. Përfituesit nga radhët e njerëzve të drejtësisë, janë një listë shumë e gjatë. Vetëm një vëzhgim në deklaratën e ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe njihesh me një duzinë dhurimesh. Përfitimesh.Blerjesh me pak. E shitje njëqindfish. Janë pasuri, jo me blerje apo ndërtim nga prokurori, por nga “bamirësia” e individëve të posaçëm. Dhe këtë bamirësi, me blerje lirë e shitje shtrenjtë e kanë bërë Llallën përfitues të mijëra metër katror troje, buzë rrugës, Tiranë-Elbasan, pranë fshatit Bërzhitë, me toponimin “Qehaja x”. Apartamente të shtuara, të përfituara si gjithnjë me dhurim nga bamirës që nuk duan asgjë për vete po ia “falin” të gjitha mikut. Shumë dorëlëshuar këta bamirësit! Vërtetë zëmërgjerë. Të pakursyer. Asgjë për vete. Gjithçka për prokurorët e gjyqtarët. Po kuptohet “bamirësia” nuk jepet kuturu. Pa qenë “viktimë” e njerëzve të ligjit. Dihet se në derë të kryeprokurorit shkonin një lumë njerëzish me halle mbi shpinë. Nuk është detyra jonë të listojmë emra e “viktima” që zbrazin kuletën dhe ndajnë pasurinë me ata që u kanë në dorë jetën. Nuk duam të analizojmë transaksionet mes personave në hetim e gjykim dhe atyre që japin verdiktin në emër të drejtësisë. Ajo që të nxit kuriozitetin e fantazinë për të mësuar se si bëhen disa njerëz kaq “bamirës” për të falur miliona, është gati e paperceptueshme për ne që numërojmë qindarkat. Nuk na ka rastisur në rrugëtimin tonë të takojmë ndonjë babaxhan që i nxjerr paratë nga xhepat dhe i zbraz pa asnjë pendim. Le t`i referohemi disa fakteve. Prokurori Dritan Gina dhe bashkëshortja, Rovena Gashi në deklaratat e bëra publike, kanë deklaruar pasurinë e tyre në këto 10-15 vjet. Edhe për pak sekonda, sa ndalesh në rubrikën “dhurime”, falje për bamirësi, surprizohej me fatin që i ka ndjekur me dhurimet. Për blerjen e një apartamenti në vlerë 80 mijë euro me sipërfaqe 105 m2 për të plotësuar shumën që do paguante, prokurorit Gina, iu dhuruan 35 mijë euro. Dhuratë nga familja. Prokuror i varfër! Baba i pasur! Një korelacion ky i kudogjendur dhe i kudondodhur. Mes çifteve, kur burri është punonjës në sistemin e drejtësisë, ai është gjithnjë fukara. Bashkëshortja e pasur. Rovena dhe Gina janë të dy prokurorë, “bamirësit” për ta janë familjarët, babai ose nëna. Dhe kështu janë bërë pronarë të apartamenteve. Babait të Rovenës, referuar librezave të energjisë elektrike i shkojnë 10-15 apartamente. I zotëron babai i prokurores në “Shkëmbin e Kavajës”. Kërkon të njihesh me deklaratat e prokurorëve e gjyqtarëve, Shkalla e Parë, Apel, Gjykatën e Lartë, antarët të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mëson se pasuria është surprizuese. Le t`i referohemi, prokurorit Fusha ose zonjës Mirela Fana. Njihesh me pasurinë e tyre. Apartamentet me sipërfaqe mbi 100 metër katror. Vreshtari. Truall. Dhe pasuria ka një kahje. Atë rritës. Mund të evidentonim dhjetra emra. Të rreshtonim përbri pasuritë e tyre. Dhe ajo që do njihnim është shtimi i pasurisë në kohë të shkurtër si të ishin biznesmenë magjistarë. Po qëllimi ynë nuk është listimi. Nuk janë emrat. Ajo që duam të nënvizojmë është fakti se si ka mundësi që dhuratat ndjekin një drejtim. Kanë një vektor. Vetëm drejt njerëzve të drejtësisë, atyre që kanë në dorë ligjin dhe japin verdiktin në emër të tij. Kujt i ka takuar fati të ketë punë me gjykatat, veçanërisht, penale e civile ku bëhet llogari me vite burg e miliona gjoba, toka e pyje e ka provuar në kurriz se çdo të thotë të shkosh në qeli për faje me 200 leksha dhe të dalësh prej andej pasi ke paguar miliona. Dhe i dënuari i qindarkave, pasuron atë që të ka jetën në dorë. Theksuam në fillim të shkrimit se bamirësia është një cilësi e spikatur e shqiptarit. Virtyt që e njohim, jo vetëm ne, por edhe vendet e tjera. Ajo shprehet me fjalët na mbajtën. Na veshën. Na ushqyen. Na hapën shtëpinë. Na dhanë shtresa e mbulesa. Ky është refreni i njerëzve kur flitet për këtë virtyt të ndritur të njerëzve tanë. Po bamirësia ka një masë e një sens. Ka një përmbajtje. Dhe përcjell një mesazh. Si për atë që e jep edhe për atë që i dhurohet. Së pari nuk bëhet me detyrim. Nuk pranon imponim. Është humanizëm dhe buron nga shpirti. Në traditën shqiptare nuk është zakon të përmendet nga dhënësi dhe nga marrësi. Po kur është vërtetë bamirësi. Ndryshe është puna me “bamirësit” hallexhinj e viktima që bëjnë dorëlëshuarin me njerëzit e drejtësisë. Prokurorët e gjyqtarët. Dhurimin dhe dhuruesin e nxjerrin menjëherë në pazar. Nuk ia ruan anonimatin. Një bamirësi e supozuar. E detyruar dhe kërkuar me sforco. Për të kuptuar standartin e jetesës së një gjyqtari a prokurori mjafton të jesh më njërin prej tyre në një ditë pushimi. Të njihesh me udhëtimet e fluturimet që bëjnë. Të hysh në apartamentin ku jetojnë. T`u shikosh orën në dorë. T`u prekësh unazën. Ambasadorit Lu, kohë më parë, - tha se ora e një gjyqtari kushton sa makina e tij. Nga ajo ditë u fshinë orët. U zhdukën byzylykët. U lan në arkivat familjare çantat firmato. Njerëzit e drejtësisë u shfaqën të thjeshtë. “Bamirësia” për njerëzit drejtësisë ia ka humbur tërësisht kuptimin dhe e ka kthyer në fjalë boshe. I ka humbur qëllimin. E ka shndërruar nga virtyt në ves. Në një mekanizëm që i shërben fshehjes së origjinës së pasurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Veçanërishtë në këtë periudhë kur gjithë drejtë- sia gjendet përballë verifikimit të pasurisë. Të gjithë vrapojnë të gjejnë sa më shumë sponsor, bamirës dhurues. Të justifikojnë pasurinë. Të dalin në skanerin e vettingut të pastër. Gjyqtari ka një pallat. Thesi nuk e nxë tërë atë karabina! Një prokuror ka vreshta e toka, ku mund të ndërtohet një fshat turistik. Si ta mbulojë? Ka toka ku mund të lartësohet një hotel. Një resort. Këto pasuri si t`i justifikojë? Askush nuk beson se është pasuri djerse dhe mundi. Pagës dhe familjes. Se juristët nuk janë biznesmenë të mëdhenj, dreqi e mori! Biznesi i tyre është vetëm loja me ligjin. Shitblerja e drejtësisë. Se të gjithë e dimë, pagat tona mund të sigurojnë një jetë më mirë se të tjerët, po nuk ta ofrojnë shansin që të bëhesh për një vit me banesa në vendet më të bukura. Të pushosh në Karaibe. Në Santorini a Kapri. Më e shumta mund të kesh akses deri në Dhërmi apo Himarë. Po edhe atje duhet t`i bësh llogaritë mirë se nevojiten kursimet e një viti. Ndaj “bamirësit dorëlëshuar”, dhuruesit e pasurive, njerëzve të drejtësisë është alibia me të cilën duan të kapërcejnë lumin, të justifikojnë pasurinë, manovër e pastër dhe njëherësh e ndyrë për të fshehur paratë e fituara përmes ndereve dhe favoreve, të cilat për ekuivalencë mes bamirësve dhe njerëzve të ligjit, kanë vite burg më pak dhe llogari në banka më shumë. Se ka “kosto” ndryshimi i vendimit për t`u hetuar nga “arrest me burg” me “arrest shtëpie”. Për këtë nder paguan. Se ulja e dënimit kushton shumë. Dhe për këtë dhurohet. Deri tani këto 27 vjet këtë drejtësi kemi pasur. Dhe u krijua shtresa e pasanikëve gjyqtarë e prokurorë. Dhe kështu do vazhdojë deri sa vettingu të veprojë, reforma në drejtësi të zbatohet, dhe ligji të vihet në vend, përmes mekanizmave të kontrollit. Vetëm kështu, prokurori dhe gjyqtari nuk do e mendojnë veten zota të plotfuqishëm. Po afron dita ku nuk mund t`ia hedhin me justifikimin se janë dhurata. Çeta e përfituesve nga “bamirësia” e dorëlëshuarve që u bën papritur brenda ditës milionerë sikur t`u ketë rënë bingo apo loto kombëtare, do u vijë fundi. Deri sa kjo të ndodhë do vijojmë të kemi si deri sot, një plagë të pambyllur, shfaqjen e shëmtuar me deklarime fiktive e të rreme se pasurinë e kanë prej dhurimeve dhe s`kanë fituar asgjë përmes korrupsionit e shtrëngimit. Nëse drejtësia nuk do bëjë drejtësi brenda vetes, po nuk u ndal ky fenomen, duzina e “bamirësve dorëlëshuar” do shtohet dhe numri i punonjësve të drejtësisë, të pasuruar nga dhuratat, korrupsioni, do shtohen e shumëfishohen./Nga Bardhyl BEJKO