BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Machiavelli i papunë” mbi Lanë!

“Machiavelli i papunë” mbi Lanë!

“Hall i madh” për një parti të madhe politike, që një lidere e saj të mos dijë origjinën e Machiavell-it! “Shumë e rëndë”, akoma më e rëndë se sa t’i ndërtosh Durrësit dhe një aeroport kur je në fushatë elektorale! Gjithsesi kësaj rradhe ka qenë figura e “Machiavell-it” si një bosht politik i trajtimit të dijenive, apo mosdijenive të politikanëve të ashtuquajtur të lartë, në politikën shqiptare! Kur kjo gjë?! Sot pra, sot kur injorantët zëvendësojnë të diturit, kur trajtohet akoma më keq femra, gruaja duke u katapultuar lart që të “shahet” apo rëndohet edhe ajo në korrupsionin e burrave të pa merituar, sot kur artet, kultura, trashëgimia, politika, administrimi, po sundohet nga padituria më e plehërosur e të gjitha kohërave! Nejse, Machiavell-i përdoret nga shumëkush për atë famë, e cila në fakt, sërish ka paditurinë në shoqërim akut! Ai është në shumë koncepte sinonimi i djallit, miti i tij i sjelljes politike të korruptuar dhe fitues në interes, ka zgjatur shumë shekuj. Përcaktimi “makiavelist” dhe sot përdoret për gjithkënd, që do të manipulojë një situatë në avantazh të tij, por nëpërmjet intuitës politike dinake! Po po, Makiaveli dhe si pamje nënkuptohet - perceptohet me sytë që i lëvizin vazhdimisht, nuk i rrinë në një vend, i shndrisin si me grip, kur nuk ka realisht grip, që i zbardhet hunda në situata të vështira dhe që i mbushet goja dhe periferitë e buzëve me të bardhën e pështymës që e prodhon me shumicë! Hahaha, se me kë më ngjan kjo skenë – makiaveliane te një person te ne! Mirëpo pothuaj askush, ose pakkush, ka lexuar librin e tij “Princi” ose “Il principe” shkruar në 1513-1514! Dinë dy batuta dhe ato të ardhura keq në kohë dhe – bëjnë të diturin për Machiavell-in e gjorë! Po pra, si vepra etalon i manipulimit politik në botën e qytetëruar! As që kanë idenë se ai ka shumë artikuj dhe vepra thelbësore në reputacionin e tij filozofik dhe “Princi” është një pjesë e vogël e prodhimit të tij letrar. Bie fjala, pak dinë për dhjetë (si fillim) libra kushtuar “Titius Livius” për artin e luftës, historisë së Firences. Ai lindi jo aty ku thotë Duma, por në Republikën Fiorentine rreth 500 vite përpara medemek “demokracisë liberale” që ne në fakt duhet të kishim sot?! Ishte koha e Mediçëve dhe Machiavell-i u robërua dhe u torturua për mendimet e tij moderne – në fakt ishte pothuaj gjithë Europa ashtu?! Ne në fakt, duhet të lexonin dhe kuptonin njeriun Machiavell-i të kontestit të kohës. Por sigurisht ka ndodhur që “Machiavell-i asaj kohe, ishte përpara kohës për vitet kur ishte dhe sot - ai është në kohë afër “Lanës” në Tiranë, në vitin 2017 dhe besoj se ka që nga 1990-ta që vazhdon në Lanë. Në këtë rast – as që i vë faj Dumës që sigurisht e kujton nga lindja – jo nga perëndimi një filozofi dhe emër të tillë! Kanë që në diktaturë, që nga Machiavell-i dinë vetëm këtë: qëllimi justifikon mjetin! E sigurisht që gjithë sundimtarët e “Lanës” as që kanë pasur nevojë ti lexojnë gjë tjetër Machiavell-it! Po hiç – asgjë, fare asgjë! E për këtë paska faj Duma dhe nuk kanë faj ato që Machiavell-in e 1513-tës me kusuret e botës mesjetare i kanë përdorur politikisht dhe pushtetërisht që nga 1990-ta e këtej – mbi Lanë dhe rreth saj në Tiranë! Biles akoma më super – sepse kanë shtuar dhe eksperiencat e tyre, sa që e lanë “pa punë” dhe vetë mjeshtrin e famshëm ose Machiavell-in!

Kujtuan se ai ka qenë një “vagabond” si zakonisht mendohet nga “mendjet e lexuara dhe të përpunuara politike” te ne, por Machiavell-i në fakt, donte dhe ka bërë punët politike të zyrave të larta?! Në 1498 vetëm 29-të vjeç ishte Sekretar kancelarie në Firence dhe ka shëtitur me misione diplomatike në të gjithë Italinë me bollëk principatash dhe jashtë saj. Ka punuar 14-të vite, duke takuar statistë dhe njerëz të lartë të Europës mesjetare dhe drejt rilindjes. Po pra, Mbretin Luigj 12, Perandorin Maksimilian, Çezare Borgian, duke marrë eksperiencë nga mënyrat nga më të fëlliqurat dhe më elegantet, në politikë dhe pushtet?! Ai gjithmonë mbështeti Republikën Fiorentinte dhe kur erdhën Mediçët mbeti pa punë, u arrestua dhe torturua, dhe pastaj u lirua, por kurrë nuk mori më një zyrë politike?! Shpjegoi gjithçka më vonë – e sot i bie të shkretit të mbetet pa punë dhe në Lanë mbas 500 vitesh pothuaj, si kalim historik dhe model të cilin e ka shkruar dhe ravijëzuar në botëkuptim filozofik! Pena e tij rezultoi më efikase mbasi e persekutuan dhe ai – tregoi bukur gjithçka! Ata që bëjnë akoma si ide, por me mënyra idiote sot njerëzit në politikën e Lanës! Ai dëshpërimisht shpjegoi skemat (Duma i ngatërron me lindjen) dhe sjelljet e politikanëve dhe politikës, të cilat kishte parë dhe provuar pak kohë më përpara. Duket se po shkruante me qejfmbetje, por talenti, pasioni dhe zemërimi bënë që: trajektoret e tij në ide, e vërteta moralisht e dobët, projektimi ndaj fitores së pamundur, të dalin fort dhe ashpër në lexim të veprës së tij. Por s’ka asgjë me lindjen – rezultati i punës së tij është intuita e mendimit politik thellësisht europian! Atë që nuk e kanë lexuar por ku janë idetë që ju leverdisin njerëzve të Lanës – Il Principe, është guida politike pothuaj djallëzore e kohës dhe vendit! Çfarë ka kaq shumë të dënueshme? Jo ndonjë gjë të madhe jo – veçse është një shikim jo entuziast i natyrës njerëzore për jo thelbin e politikës, por që të çon në arritje të suksesit arrogant, në dominim të politikës jo të drejtë dhe me vese! Machiavell-i rekomandon: se një guvernator (shtetar, kryeministër) i vëmendshëm, nuk mundet dhe nuk duhet të mbajë dhe nderojë fjalën e tij, kur ajo sjell një disavantazh! Hahaha, po cili guvernator i Lanës nuk e ka bërë këtë mbas 1990-tës e këtej – së paku në Shqipëri! Por ai shton dhe për natyrën njerëzore mbas kësaj fraze kështu: sepse njerëzit janë krijesa mizerabile (jo thjesht me kuptimin të varfëra) dhe nuk do të mbanin kurrë fjalën e tyre, pra nuk është e nevojshme që dhe ti (politikani) të mbash fjalën tënde dhënë atyre...?! Hë pra, nuk e dinë këtë gjë dhe njerëzit (pelikanët) mbi Lanë dhe anash apo afër saj! Pastaj ai në eksperiencën e më të mirëve në Europë rekomandonte se: është e nevojshme ta ngjyrosësh veprën dhe aksionin tënd dhe duhet të bëhesh një gënjeshtar dhe mashtrues i madh..! Dakord, çfarë ka këtu ndryshe në zbatim mbas 500 vitesh?! Sigurisht në Lanë – them! Në fund të fundit, kush nuk kishte mbaruar “shkollën e politikanit” kur shanin dikur Machiavell-in, i cili sigurisht po tregonte suksesin e maskarenjve të pa ndershëm! Leksioni ishte i qartë: politikani i suksesshëm, duhet të mësojë se kur dhe si të veprojë në mënyrë të pandershme dhe imorale dhe duhet të ishte akoma më mirë, të vepronte pandershmërisht gjithkund dhe për gjithkënd! Apo jo?! Kjo gjë ishte shokuese për disa, skandaloze, por dhe realizëm politik, e cila ka shkaktuar reputacionin e trukuar të Machiavell-it deri më sot! Në realitet Machiavell-i ka mbështetur dhe thënë si karakterizim – “si të gjithë kanë vepruar në jetën normale” sigurisht kudo për të fituar dhe mbijetuar politikisht! Këtë gjë të mbështetur dhe në arsyen e shoqërisë së kohës, mizerjes demoniake në shkollim, urbanizim dhe moral! Aspak më mirë ata poshtë se ata lart! Pse është ndryshe kaq shumë sot mbi Lanë?! Mbase ka diçka për të lëvizur për mirë poshtë – mbase them! Po të ishte kaq i përpunuar kaq keq – Machiavell-i do të kishte bërë të mundur maskën e fshehjes së “Tiranisë ndaj Politikanëve” por jo, nuk e bëri, sepse duhej kuptuar se sa ishte e rëndë, fytyra e vërtetë e tiranëve politikanë! Shpjegimi i së keqes njerëzore, është i një rëndësie të madhe dhe mjerë ajo shoqëri që është e vonuar! Kjo na bën ne “vaki” sot, por emrin e ka vonesë në qytetërim dhe politikë të drejtë. Kjo të jep të kuptosh se asgjë “nuk është kuptuar” as nga revolucionet dhe as nga përparimi teknologjik dhe jetësor – mbas Machiavell-it. Sepse ai ka thënë: janë kaq të thjeshtë njerëzit, sa shumë binden ndaj nevojave të tashme e ai që mashtron, do të gjejë gjithmonë shumë që të lënë ti mashtrosh! Dakord – urime për modelin e të sotmes në Shqipëri dhe kudo ku Machiavell-i ka mbetur pa punë, nëqoftëse do të ishte dashur si dikur!

Trashëgimia e inspirimit Machiavelist ka jetuar në shekullin e 20-të si një shpatë me dy anët e mprehur! Shkrimtari i fantashkencës HG Wells ka shkruar një roman politik të titulluar “The New Machiavelli”?! Antonio Gramshi në Itali ka tentuar ti bëjë “update” Machiavelli-t si një marksist i përkulur në një si “Princ Modern” dhe teoricienë feministë ka shpikur “Principeshën”, por dhe lider të totaliralizmit nazist dhe sovjetik apo Hoxhist në Shqipëri – çfarë kanë bërë?! Lidhje e tillë me popullin apo shoqërinë poshtë është një – “mrekulli” dhe sot në disa vende, përfshi dhe tonin! Konkluzioni: deklaratat e virtytit dhe integritetit shpesh herë qeshin (luajnë teatër) si maska të rrejshme politike! Megjithatë Machiavell-i thotë se: për të kuptuar natyrën e popullit, duhet të jesh një princ, e për të kuptuar plotësisht natyrën e princave, duhet të jesh një qytetar i zakonshëm! Në demokracinë liberale të shekullit 21, ka mbase “princa të të gjithëve” dhe mbase mundemi vetëm të shpresojmë që të jenë paksa “njerëz të elitës së sotme politike” të tillë! E di që nuk e besoj dhe vetë – por vetëmashtrimi nganjëherë...?! Pa humbur plotësisht shpresat – duke ditur se është pa punë ai model i shpjegimit të para 500 vitesh në pikërisht qendrën e Tiranës ose në Lanë!

 Nga Besi BEKTESHI