BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Militantët mercenarë” nuk shërbejnë asnjëherë në zyrë si idealistët dhe profesionistët!

“Militantët mercenarë” nuk shërbejnë

Ka shumë dokumenta të fillimit të burokracisë reale shqiptare, mbas “hyqymetit” dhe sidomos në dalje nga otomanizmi - si administrim?! Tentativat e para reale të formimit të saj, (burokracisë) zyrës së shtetit, shërbimit civil, nëpunësisë me një model pothuaj perëndimor, janë me pushtimin austriak, ndërkombëtarët sidomos në Shkodër, pastaj zyrat e mbas 1920-tës, ndodhitë mbas 1924-trës dhe deri sa vijmë në zyrat e shtetit ose administrata e Mbretërisë. Pjesa e pushtimit italian është një model ideologjie dhe fashizmi dhe pas saj vjen administrata që u ngrit nga ideologjia tjetër - ose komunizmi?! Ne kemi shumë pak orientim perëndimor demokratik ligjor real, kemi shumë pak vite në vet – administrim publik dhe ndjesi të nëpunësisë së vërtetë, në shërbim të njerëzve në bazë të ligjeve të shtetit?! Trashëgimia jonë otomane është një tragjedi i periferisë së Perandorisë, e mbushur me të dërguar të saj si abuzues me ligjet, të korruptuar që gjenin shesh dhe bënin përshesh me vendalinjtë, që ishin njëri më kopuk se tjetri në korrupsion, shpërdorim posti, vjedhës të pa skrupull të fondeve, shpifës dhe intrigantë imoralë etj., etj!

Zyra e shtetit që nga koha e fillimit të shtetit shqiptar, pavarësisht se kush ishte në krye – konsiderohej “lopë” që duhej mjelë pa mëshirë nga zyrtari dhe kush ishte më i “ndjeshëm” mund të bënte dhe ndonjë punë sipas ligjit! Kishte zyrtarë të devotshëm (shumica të studiuar jashtë) por numëroheshin me gishta! Gjenerali Trollman nuk kishte ditë që mos të jepte dënime për zyrtarë të rekrutuar në punë nga “Corpsarmata” - për indisiplinim, për ryshfetxhinj, për vonesa në punë dhe për vjedhje e shpërdorim në detyrë?! Ishte një i huaj pushtues, por që donte të kishte nëpunës shqiptarë dhe të ardhur nga jashtë, por as mësues në shkolla nuk gjente kaq kollaj që ti bënin detyrën e zyrtarit si duhej: Kush ishte i tillë, ai vërtetë e shpërblente! Po ashtu Princ Vidi në administratën e tij, por dhe Bashkia e Shkodrës bie fjala, si vëndi ku ishin deri në vitin 1919-të i vetmi guvernatoriat i huaj, kishte vështirësi të madhe me administratën, oraret e saj, sinqeritetin në punët e zyrës, besnikëria, dhe padyshim dhe zbatimin e ligjeve!

Po kjo vështirësi gjatë periudhës 1920-1928! Nuk zinte vend nëpunësia, e cila ishte e mbushur në vese kafenesh dhe llapazanërie, krushqie dhe shitblerje firmash dhe vulash, korrupsioni dhe bashibozukësh, që nuk dinin të bënin asnjëherë punën e burokratit të vërtetë dhe të ndershëm?!

Disi në Monarki u stabilizua gjendja, por filloi mercenari militant i zyrës, servili i cili e konceptonte zyrën si diçka për tu shfrytëzuar – politikisht, që pastaj të përfitonte materialisht?! Kjo punë u bë akoma më e rëndësishme në regjimin fashist (edhe pse niveli i letrave dhe vulave ishte shumë i mirë në krahasim me të gjitha kohët) dhe mbas 1945-sës, filloi në nisje me idealistët dhe pse një pjesë e madhe të pa ditur por të ndershëm, për t’u zëvendësuar nga vitet 1970 nga “Anëtarët e Leverdisë” ose njerëzit më të fëlliqur të diktaturës së proletariatit, yndyra e maskarenjve të diktaturës, servilët dhe bythëlëpirësit më të urryer të këtij vendi, që sigurisht i trashëguan kombit “njeriun e ri, veprën më të shkëlqyer të partisë” ose burokracinë më reaksionare, më të pa aftë, më kodoshe, që koha ka nxjerrë dhe që vazhdon pastaj nga viti 1990 dhe deri më sot! Të tillë kopukë, nuk bëjnë asnjëherë shtet, asnjëherë rregull, asnjëherë disiplinë ligjore! Ata janë mercenarë për të shfrytëzuar militantizimin e tyre, për të rrjepur vlerat e shtetit, shfrytëzuar vulat e tij, për të bërë pis të gjithë administratën e shtetit, nga maja deri në fund! Sot edhe po të duash të jesh “trap dhe kokërr kandari” dhe të mos vjedhësh, mos pranosh të bësh pisllëk administrativ dhe ligjor, të konsiderojnë armik këta soj “militantë mercenarë partie” dhe je armik i tyre e i shtetit që ngrihet në moral mbi parimet e tyre të fëlliqura! Këta mercenarë që numërojnë vota, që servilosen dhe japin shifra votash, që përpunojnë mjedise zgjedhore, largojnë qytetarinë, largojnë njerëzit me parime dhe moral, largojnë njerëzit me ndjesi politike në idealizëm dhe pastaj i luftojnë nëqoftëse i shikojnë diku në rrugë?! Mercenarët që marrin zyrat e shtetit janë injorantë, sepse nuk kanë punë me librin, as me të rejat, as me studime?! Ata kanë punë me kryetarët e partive dhe rrethrrotullakët e tyre, kanë punë me aferat tenderuese dhe fituese dhe të tilla gjëra, nuk kanë lidhje me ngritjen e shtetit dhe të administratës! Këto lëtyra mercenarësh dhe përfituesish, janë armiq të vendit, të zhvillimit të tij, të gjithë janë gremina kombëtare e administratës publike! Por kjo mënyrë ka më shumë se pesë dekada që ndërtohet dhe zhvillohet në këtë vend! Janë kudo në çdo mjedis dhe janë shumë! Janë në drejtësi dhe mjeksi, në arsim dhe financa, në prokurori dhe dogana, në bujqësi art dhe kulturë – kudo pa përjashtim! Po janë dhe në media dhe vetëm ndonjë pronar i vetëdijshëm dhe që mban kontrollin mbi të drejtën dhe parimin, nuk i do dhe i largon! Të tillë maskarenj zyrash, janë dhe në pronën private, administrimin e saj, por kjo i takon një shkrimi tjetër!

A do të rregullohet ndonjëherë administrata dhe zyra e shtetit nga dëmi i madh dhe modeli i pandreqshëm i tyre? Kam shumë frikë se është tepër e vështirë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet filluar! Po sigurisht duhet filluar! Duhet filluar dhe padyshim që duhet vazhduar, dhe nuk është aksion! Kush do të bëjë “aksion” e ka gabim sepse është proces! Po u kthye në aksion, do të thotë se do të ketë disa dëshmorë të tipit “Isuf Emin Plloçi dhe Shkurte Pal Vata” dhe disa heronj, po dhe viktima, por zyrat nuk do të përfitojnë gjë. Administrata nuk bëhet them unë - me aksionistë, sepse shumë shpejt kthehen në mercenarë?! Administrata bëhet me profesionistë dhe ato krijohen me shumë vështirësi – shumë vështirësi, dhe për më tepër luftohen që ditën e parë që shkelin këmbë, në zyrën e shtetit. Pse? Po sepse, është e mbushur e gjithë ngrehina me monstra mercenarësh dhe mercenareve, të cilët i kanë dhëmbët dhe thonjtë – plot helm! Gjithsesi shpresojmë?!

Nga Besi BEKTESHI