BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x

Opinion / Editorial

13 qershor 1920 ndëshkimi i tradhtisë esadiste

13 qershor 1920 ndëshkimi i tradhtisë esadiste

Dje u mbushen 102 vjet nga atentati simbol kundër tradhtisë, vrasja  më e bujshme që ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar. Në 13 qershor 1920, ditën që do festonte 57 vjetorin e lindjes, Esad Pashë Toptani, teksa po dilte nga hotel “Continental” në Paris, u qëllua për vdekje nga studenti nga Libohova, Avni Rustemi, në emër të dashurisë së pakufishme për atdheun.

I implikuar direkt në 10 vrasje; i akuzuar për 20 vjedhje e grabitje prone; i akuzuar të paktën tre herë se kishte tradhtuar hapur Shqipërinë duke u dhuruar territore shqiptare në këmbim të parave e pushtetit personal armiqve permanentë të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, vrasja e Esad Pashë Toptanit do të ishte rezultati logjik e i pritshëm i veprimtarisë së tij armiqësore.

Tradhtia e tij fillon me pengesat që i nxorri Shpalljes së Pavarësisë; dorëzimin e Shkodrës malazezëve në 1913, me minimin që i bërë qeverisë së Ismail Qemal Vlorës, me krijimin e qeverisë së Durrësit, pabesitë ndaj Princ Vidit në 6 muaj të qeverisje të tij në Shqipëri, etj, etj.

Atë të diel të 13 qershorit të vitit 1920, në vend të Avni Rustemit, i cili u nis nga Vlora me bekimin e patriotëve vlonjatë për të ndëshkuar tradhtinë, mund të ishte cilido nga patriotët shqiptarë, të cilët luftonin kundër tradhtisë së tij, kundër copëtimit të Shqipërisë dhe mbronin atdheun në Epopenë e Luftës së Vlorës. Pavarësisht interpretimeve vrasja e Esad Pashë Toptanit ishte ndëshkimi i djalërisë shqiptare për tradhtinë!

Tradhtia e tij ishte e pashembullt. Jo më kot në varrin e tij bëjnë homazhe qeveritarët serbë dhe nuk është e rastësishme që një rrugë në Beograd mban emrin e tij.

102 vite më parë Avni Rustemi, i preu krahët Serbisë, e cila nëpërmjet Esad Pashë Toptanit i kishte shtrirë aq shumë në Shqipëri.

Sot, 102 vite më vonë, esadistët e rinj të drejtuar nga kryetari i sektit në pushtet në miqësi të ngushtë me Vuçiç, tradhtojnë përsëri Shqipërinë dhe shqiptarët me projekte të reja me stof të vjetër titist, duke iu nënshtruar Beogradit me “Open Ballkan”!