BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x
BREAKING NEWS

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë
x

Opinion / Editorial

100 ditët turistike të Pogradecit

100 ditët turistike të Pogradecit

Pas kthimit të mjellmave në liqenin e bukur të Pogradecit gjatë këtij sezoni veror mund të shijoni një udhëtim edhe me anijen turistike "Lyhnidas". Përgjatë gjithë sezonit udhëtimet Pogradec-Shën Naum-Ohër. Kjo verë do të jetë ndryshe falë punës këmbëngulëse me projekt dhe në shërbim të qytetarëve të kryetarit të bashkisë, Ilir Xhakolli. Një prej kërkesave të kahershme të pogradecarëve, turistëve vendas dhe të huaj është bërë realitet nga ky njeri kokulur serioz dhe punëtor. Që sapo është ulur në karrigen e kryetarit të bashkisë zoti Xhakolli ka premtuar mbështetjen e biznesit. “Ajo ç'ka jemi duke bërë është të mbështesim biznesin në këtë sektor që të gjallërohet edhe më tepër jeta në liqen”, thotë ai. Duke u përfshirë kështu edhe me të gjitha aktivitetet që janë parashikuar, sportet ujore, guidat, natyrën, sitet historike dhe kulturore krijojmë paketën e plotë për çdo vizitor dhe turist që do të vijë këtë verë në Pogradec. Nën drejtimin e kryetarit me vizitorë të shumtë dhe të nderuar ditën e diel më datë 6 qershor u hap dhe sezoni turistik me një program që se ka bërë asnjë kryetar bashkie në Shqipëri. Programi i çeljes së sezonit veror, ose ai i 100 ditëve turistike të Pogradecit filloi me pritjen e të ftuarve Bashkia Pogradec dhe vazhdoi me vizitën e Stendave të Promovimit të Biznesit Vendas - Gatimet Tradicionale - Panairi i punimeve artizanale - Stenda me materialet promovuese të atraksioneve turistike te shëtitorja pranë Odeonit. Një risi e çeljes së ditës turistike ishin aktivitete sportive organizuar nga Klubi Shumësportësh - Sporte ujore - Kung Fu Odeoni duke u përmbyllur me një shëtitje buzë liqenit për të soditur Youth Expo Ura përballë Sheshit të Trëndafilave. Fjala e kryetarit të bashkisë, z. Ilir Xhakolli, ishte një përmbledhje e punës së bërë dhe e arsyeve pse duhet të shkoni si turistë në Pogradec.

Kjo ditë turistike model vazhdoi me një program artistik nga Qendra Kulturore Lasgush Poradeci - Valle festive - Montazh letraro-artistik - Performancë me këngë - Instrumentale - Kërcim i grupit të fëmijëve QK - Grupi Nostalgjia “Këngë qytetare” - Falënderime - Ndarje Certifikatash Odeoni. Po ashtu një aktivitet surprizë ishte dhe Kampionati “Street Basket” Pogradec Sheshi: Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”. Në sheshin e trëndafilave u hap ekspozita e karikaturistit me famë botërore Agim Sulaj. Dhe gjithçka u përmbyll me koncertin e kuintetit të harqeve “Lulebore”, organizuar nga Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” në bashkëpunim me Qendrën Albanian Excellence Odeoni.

 

Kryetari që ktheu mjellmat në Pogradec

 

 

Ekonomisti që i dha jetë dhe gjallëri Pogradecit. Kështu mund të thuhet për kryetarin aktual të bashkisë Ilir Xhakolli. Si djalë i këtij qyteti me rrënjë shumë të thella, i ardhur nga një familje me tradita ai vendosi që të jetë numri një i këtij qyteti kur kishin kaluar gati 30 vjet dhe gjërat nuk po ndryshonin. Kur qyteti kishte një mal të madh me probleme sociale infrastrukture, probleme me ujin e pijshëm, me turizmin, me shkollat, me parqet, arsimin, por dhe shumë probleme ekonomike. Ilir Xhakolli, me profesion ekonomist i mirëshkolluar me rezultate shumë të mira, tërë llogaritë në jetën e tij i kishte bërë me majën e hollë të lapsit dhe karriera e tij si zyrtar shteti, por dhe si politikan kishte kaluar prova dhe sfida të vështira. Tërë jetën e tij ky ekonomist, fjalëpakë, i mençur, i matur dhe shumë korrekt, punën e ka pasur shumë të shenjtë. Ai u bë deputet duke qënë një aset i së majtës shqiptare, vend të cilin e fitoi falë investimit të tij intelektual, njerëzor dhe përkushtimit për të bërë gjithmonë punë të mira. Ia kishte dalë për bukuri kudo ku kishte kryer detyra dhe funksione shtetërore dhe KM, Edi Rama i besoi drejtimin e Bashkisë së Pogradecit, qytetit të mjellmave, serenatav,e por që fatkeqësisht ishte një qytet i lënë në harresë. Në fjalën e tij të parë në ceremoninë e marrjes së detyrës Ilir Xhakolli, që e njihte radiografinë dhe hallet e Pogradecit në majë të gishtave më shumë se cilido.

Ai tha: “Së pari jam i privilegjuar dhe i vetëdijshëm për punën e madhe që na pret, besoj fort se përgjegjësia që kanë marrë këshilltarët ashtu edhe unë si kryetar bashkie është e atillë që në këtë mandat, ne kemi detyrimin që jo vetëm ta bëjmë këtë një institucion me një fytyrë njerëzore që të ketë zemër për qytetarët e vet, por mbi të gjitha duhet të bëjmë kthesën e madhe që të kthejmë shpresën për brezin e ri të qytetit”. Të paktë ishin ata që ishin entuziastë në fjalët e kryetarit të ri, por nga dita në ditë, nga java në javë, nga muaji në muaj të gjithë u bindën, se Ilir Xhakolli, ishte një zyrtar shteti shumë serioz dhe një avokat i halleve të qytetarëve. Ai u foli hapur duke u thënë se jam i gatshëm si kryetar bashkie që bashkë me të gjithë ju, ne të përmbushim këtë mision fisnik që Pogradecit t’i ndryshojmë fytyrë. Ai premtoi se do t’u shërbente njëlloj, të gjithëve pa dallim partiak dhe ia doli. Lidhjet me komunitetin i ka reale, të vazhdueshme dhe bashkinë e shndërroi në një institucion shërbimi. Ai vendosi të bëjë më të mirën për qytetin e Pogradecit dhe fshatrat e tij. Ai finalizoi mbi 15 projekte të financuara nga bashkia, duke i ekonomizuar të ardhurat si një nikoqir fisnik. Po ashtu ai diti që mirëkuptojë KM, dhe programin e Rilindjes Urbane. Filloi me kanalizimet në Buçimas e Lin, vazhdoi me ujësjellësat në çdo njësi bashkiake, me ndriçimin e 73 fshatrave të bashkisë dhe theksin e punëve e vuri në parkun ujor Drilon-Tushemisht. Kudo ndihet dora e ndryshimeve sipas ideve të kryetar Ilir Xhakollit. Ideja e KM, për lotin e dytë Pogradec-Tushemisht dhe sidomos lungogjoli, ishin sfidat që mori përsipër ky kryetar. Rruga Dardhas dhe ura e Çërravës dhe ajo e Zall Tores ishin dy investime që e bënin Pogradecin atraksion për turizmin. Ia arriti Ilir Xhakolli. Turistët dhe vizitorët nga mbarë Shqipëria, por dhe emigrantët për fundjava nuk shkonin në Korçë pa ndaluar në Pogradec. Akset e reja turistike kanë hapur një faqe të re në jetën e qytetit dhe krijuar kushte të reja për të mbështetur rritjen e ekonomisë së turizmit në të katër stinët, ndërkohë që ai po punon për projektin e dy zonave historike, ku njësoj si në Korçë e në Vlorë, do të bëhet rehabilitimi i thellë i shtëpive të vjetra, përfshirë edhe shtëpitë e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, të cilat janë destinacione të trashëgimisë shpirtërore të serenatave të dashurisë dhe të mjellmave që kraullisin mbi liqen. Një sfidë e Ilir Xhakollit, ishte nyja ndarëse në hyrje të qytetit që plotëson zinxhirin e projekteve të infrastrukturës përgjatë vijës liqenore deri në qytet, ku hapja e kantierit të madh i Lungogjolit. Në mbyllje të një viti sfidash si 2020, ky fillim viti për qytetin është një sfidë ndryshe. Nuk ka punë që në krye të saj të mos jetë kryetari. Ai ndërton respektin për median, për qytetarët, për bizneset, për të sëmurët, për invalidët, për pensionistët, mbi bazën e diskutimit të sinqertë, diskutimit dhe takimeve të drejtpërdrejta me ta. Rehabilitimi i rrugëve, shesheve dhe fasadave, rrugëve shesheve të shkollave është një tjetër sfidë e Xhakollit. Aktualisht punimet kanë vazhduar me shtresat rrugore në rrugën "Rreshit Çollaku".

Projekti parashikon gjithashtu krijimin e shesheve të vogla për qytetarët, me stola dhe gjelbërim, duke ruajtur të njëjtën gjurmë të rrugëve të bllokut. Në tërë Bashkinë e Pogradecit janë të hapura më shumë se 200 kantiere sa i takon ujësjellës-kanalizimeve dhe tërë investimeve të bashkisë. Kryetari konfirmon se ky qytet nuk ka vetëm liqen, por edhe zona shumë të bukura për të praktikuar ecjen dhe zbuluar trashëgiminë kulturore e historike. Një prej këtyre shtigjeve malorë është Kabashi, aty ku është e vendosur edhe Kisha "Shën e Diela". Kisha “Shën e Diela” njihet ndryshe edhe si Kisha “12 Apostujt”. Kjo zonë, e cila ka një ndërthurje mjaft interesante të kulturës fetare, natyrës, ujit të ftohtë është destinacion ideal për turizëm. Me propozim Ilir Xhakollit iu akorduan titujt e nderit “Mirënjohja e Qytetit" (pas vdekjes) për mësuesit, Fondi Burnazi, Mustafa Kadilli, Nexhip Minarolli, Nedime Zgjani, Tefta Pojani, Viktori Piqoni për pasionin, vlerat dhe arritjet profesionale, në përmbushjen e misionit të edukimit të nxënësve.

 Amfiteatri “Odeon”, i cili do t'i japë një pamje krejt tjetër qytetit është një nga sfidat e këtij kryetari. Po ajo që është një nga punët më të mençura të kryetarit është censusi i shpendëve dimërues në liqenin e Ohrit sipas statistikave janë 18 000 individë, nga 24 lloje të ndryshme. Për këtë kryetar renditëm disa prej punëve të tij, por ato janë shumë e më shumë. Familjari i mrekullueshëm Ilir Xhakolli, është një mikpritës me bukë e kripë e zemër për këdo që shkon të bëjë turizëm në Pogradec. Ai ka filluar shumë punë të mbara dhe për katër vjet ka konfirmuar se do t’i mbarojë të gjitha. Pogradecit i ka kthyer dritat, parqet, lulishtet, cilësinë e restoranteve dhe të kulinarisë, ka lehtësuar trafikun ka shtruar rrugë, ka shkuar tek çdo familje që ka vështirësi ekonomike, ka inkurajuar çdo të sëmurë nga pandemia, ka përmirësuar shkollat, ujësjellësat dhe ka nxitur fermerët të investojnë me kurajo dhe atje ku duhet. Këshillat e Ilirit janë prej një specialisti të mirëfilltë dhe me shumë përvojë, janë të një ekonomisti që di të bëjë biznes, prej qytetarit të parë të këtij qyteti që ai vërtet e dashuron.