BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

100 vjet me Amerikën, por 100 vjet që përdorim pak “Amerikë” te vetja jonë!

100 vjet me Amerikën, por 100 vjet që përdorim pak

Sigurisht që dje ishte një përvjetor i rëndësishëm për ne! Nuk ka lidhje as me servilizmin “proverbial tonin”  dhe as me dëshirën për të pasur një mik të fortë, sikundër shpesh shqiptari e ka zakon!  100 vjetori i marrëdhënieve tona (Shqipërisë) me Amerikën është momenti kur Shqipëria dhe shqiptari kanë realisht mikun që fatet e tij i ka të lidhura me fatin tonë. Që prosperitetin e lirisë dhe demokracisë në vendin e madh i ka të lidhura me ato të një vendi të vogël mijra km larg!  Vendi ku na rrezaton liria dhe demokracia, forca ushtarake dhe ekonomia, kultura dhe rrezja e lirisë së inisiativës e suksesit në këtë drejtim. Vendi ku ka diasporë shqiptare  dhe ku ka sens fjala e vërtetë e lirisë, pikërisht së vërtetë. Lirisë së kuptuar dhe zbatuar, me rregullin e demokracisë e kam fjalën. Ne duhet të jemi të lumtur që jemi në krah të saj.  Por ne kemi 100 vjet marrëdhënie (përjashto kohën e diktaturës kriminale të Enverit)  që nuk perceptojmë themelin filozofik dhe politik të demokracisë së Amerikës. Ne kemi të vështirë bashkimin me Amerikën në këtë drejtim.  Ne nuk përdorim “Amerikë” në vendin tonë! Ose përdorim shumë pak. Sot me anën e delirantëve me origjinë bolshevike enveriste ish sekretar partie dhe ish sekretarë rinie,  apo dhe artistë të kultivuar diktature me vetëm perceptim demokracie -  nuk duan zbatim të parimeve të saj. Por pra të filozofisë së saj fituese në botë. Ne nuk duam dhe kur them “ne” e kam fjalën për shumicën e shoqërisë shqiptare! As që lexojmë historinë e  demokracisë më të madhe të botës dhe as duam ti dimë ato fjalë të arta demokracie të Presidentëve të saj! Jo  - domethënë ...po:  jemi keq në sistem argumentimi dhe referimi. Ne refuzojmë demokracinë e thënë si vepër  të këtyre Presidentëve të USA dhe sot e kësaj dite!  George Ëashington thotë:  Pushteti arbitrar vendoset më lehtë në rrënojat e lirisë të shpërdoruara për shthurje. Ne sot kemi pushtet arbitrar, sepse Berisha, Nano, Meta dhe sot Rama me dashje,  kanë ngritur një shoqëri informale e cila jeton në anarki dhe shthurje, sepse ja ka qejfi të jetë  pikërisht informale!  Të jetë medemek e lirë!!!!!  Nga një shprehje e Lincoln del  se:  ne, populli, jemi zotëruesit legjitimë të Kongresit dhe të gjykatave, jo për të rrëzuar Kushtetutën, por për të rrëzuar njerëzit që shtrembërojnë Kushtetutën”. Ne kemi rrëzuar Kushtetutën për të ngitur lart në pozita të larta njerëz “të hurit dhe litarit” të sigurimit dhe të PPSH!  Te njerzit e pushtetit në Shqipëri,  ka ndodhur dhe “dashuria me veten” në pushtete e tyre të gjata dhe përhershme.  Franklin thotë: Kushdo që dashurohet shumë me veten, nuk do të ketë pretendentë. Kjo shpjegon pse Rama, Berisha dhe Meta nuk kanë pretendentë! As të tjerët më të vegjël.  Pse nuk kanë dhe kur kanë,  “i vrasin” politikisht  ose i shpallin armiq!  Dukemi se jemi shoqëri e lirë. Në fakt nuk jemi. Jefferson thotë: “Kur njerëzit i frikësohen qeverisë ka tirani”. Kur qeveria ka frikë nga njerëzit, ka demokraci.”! I kanë provuar në Shqipëri të gjitha por...?!  Në Shqipëri  ndodhin të dyja, por në fund njerzit kanë frikë qeverinë. Moralisht njerzit nuk kanë pse të zgjohen  frikshen, por kanë frikë se dikush arrogant do të sillet frikshëm. Duke vrarë dhe protestën në saj të Berishës, Ramës etj etj,  sigurisht që frika është gjithmonë e strukur në shpirtin e tyre.   "Demokracia nuk është aq një formë qeverisjeje sesa një grup parimesh" thoshte miku president i shqiptarëve Ëilson!  Këtu ne jemi larg vite dritë shtetit mik prej 100 vitesh. Këtu ne nuk e pranojmë Amerikën e madhe dhe demokratike. Në qeverisjet tona nuk ka parime. Po ka vetëm qëllime dhe ato drejt pasurimit personal! Kurrë parime demokracie dhe lirie!  Për të shkuar te Presidenti Kenedi që thoshte:  "Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë shumë të varfër, nuk mund  të shpëtojë ata pak që janë të pasur."! Ne e realizojmë këtë kështu: rrjepim sa më shumë të varfërit, i ngarkojmë me taksa dhe paratë e fituara jua falim pakicës së pasur! Pikërisht në të kundërtën e ideve të Kenedit!  Kështu kemi ndërtuar shtetin jo të drejtë dhe aspak demokratik. Përkundrazi kemi shtetin më të pa drejtë në Europën  e BE-së. Sepse Bill Clinton thotë:  "Nuk ka asgjë të keqe në Amerikë që nuk mund të shërohet nga ajo që është e drejtë në Amerikë."! Ne me çfarë ta shërojmë të keqen tonë, me shtetin jo të drejtë që pranojmë dhe na imponojnë! Po pra, post komunistët e “demokracisë” së dhunuar!?  Obama thotë: "Unë refuzoj t'i lë fëmijët tanë me një borxh që ata nuk mund ta paguajnë."! Berisha, Rama dhe compani,  tashmë ju kanë lënë fëmijëve dhe nipave tonë,  një borxh fantastik që nuk dihet se si do të lahet më vonë! Po po e kanë lënë  në mënyrë kriminale dhe të pa përgjegjëshme!  Presidenti Biden thotë: Gjithmonë kam besuar se Amerika mund të përkufizohet me një fjalë të vetme: "mundësi". Të gjithë në Amerikë kanë një mundësi. Kështu ëndrrat bëhen realitet. Unë besoj në mundësitë, në një të ardhme ku Amerika është më e lirë, më e drejtë, krijon vende pune, kuron sëmundje, nuk lë askënd pas, nuk dorëzohet kurrë, nuk dorëzohet kurrë.  Ne në Shqipëri,  në saj të deformimit të demokracisë kemi vite që ju japim shqelmin për të ikur shqiptarëve! Ju presin shpresën dhe i largojmë me vetdije në përdorim të shtetit të pa drejtë dhe shoqërisë gjithmonë në konvulsion dhe marramëndje demokracie, por dhe epilepsi lirie! Ne kemi 100 vjet miqësi me Amerikën, por kemi gjithashtu 100 vjet që përdorim pak Amerikë” te vetja jonë!  Gjithsesi miqësinë dhe strategjinë e zhvillimit me shtetin e madh të demokracisë e kemi një shpresë të përhershme. E ky është një moment që duhet ti gëzohemi!