BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

100 vjetori i lindjes së kolonel Gaqo Pojanit- mjeshtër i madh i teknikës luftarake

100 vjetori i lindjes së kolonel Gaqo Pojanit- mjeshtër i madh i

Kolonel Gaqo Pojani lindi më 10 qershor tq vitit 1921 nq Mborje të Korçës, në një familje të njohur atdhetare. Arsimin fillor e mori në qytetin e Korçës (1928-1933), më vonë vazhdoi në liceun e Korçës deri në vitin 1940. Këtë vit u përjashtua nga shkolla për veprimtarinë e tij antifashiste. Gaqoja u shqua qysh në fillim për pasionin e tij për teknikën. Kjo prirje e tij u shfaq dhe më mirë gjatë Luftës Nacional Çlirimtare. Si fillim teknik armatimi në Qarkun e Korçës, mandej në Brigadën e IV Sulmuese. Por majat më të larta në fushën e teknikës luftarake, kolonel Gaqo Pojani i arriti gjatë shërbimit në Ushtrinë Popullore, pas Çlirimit. Pasi zgjeroi njohuritë teknike në shkollat e specializuara të ish-Bashkimit Sovjetik, ai u kthye në Shqipëri dhe u bë një mjeshtër i kompletuar i teknikes luftarake, veçanërisht në sektorin e armatim-municioneve, sidomos në riprodhimin e tyre. Gaqo Pojani ishte një studiues i palodhur për teknikën luftarake, duke shfrytëzuar një literaturë të bollshme, pasi njihte shumë mirë gjuhët frënge, italiane dhe ruse. Karrierën e tij ushtarake në Ushtrinë Popullore ai e filloi nga drejtor i Ofiçinës së Artilerisë deri në detyrën e shefit të Furnizimit Luftarak të Ushtrisë në Komandën e Artilerisë dhe pastaj si Drejtor i Armatim-Municioneve. Gaqo Pojani, falë njohurive të thella teknike u bë Novator i Madh. Ai realizoi shumë shpikje të dobishme, jo vetëm në fushën e armatim-municioneve, por dhe në fusha të tjera të teknikes luftarake. Kontributi i tij më i madh ka qenë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e municioneve në depot e tipit tunel, që ishin një problem i madh dhe jetik për arsenalin luftarak të Ushtrisë. Pikërisht për novatorizmat dhe punën shkencore në fushën e armatim-municioneve, kolonel Gaqo Pojani mori titullin “Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor”. Për shërbime të shquara në LANÇ dhe në Ushtrinë Popullore Gaqo Pojani është dekoruar me urdhra dhe medalje. Ai është shquar jo vetëm si specialist i nivelit më të lartë në sektorin e tij, por dhe si punëtor i palodhur, i ndërgjegjshëm dhe i përkushtuar në maksimum për kryerjen e detyrave të ngarkuara. Ai ishte shumë korrekt në detyrë dhe i komunikueshëm me eproret dhe vartësit. Ai ishte dhe një bashkëshort, prind dhe gjysh shembullor. Kam patur shansin të njoh nga afër shumë shokë dhe miq të Gaqo Pojanit, si kolonelët e respektueshëm Sul Domi, Faja Novi, Ridvan Dishnica, Rustem Peçi, Tefik Xhelili, që ishin së bashku me të gjthë familjet e tyre, përbënin një familje të madhe ushtarakësh. Kolonel Gaqo Pojani personifikon kulmin më të lartë të njohësit ushtarak për shkencën e Armatim-Municioneve. Ai ishte në gjendje, në çdo kohë, të bënte një ekspoze për mijëra depo, ku ishin strehuar qindra mijë tonelata municione këmbësorie, artilerie, tankesh, raketash, topash të çdo lloji, të flotës luftarake etj. Gaqo Pojani ishte i ndërgjegjshëm që në depot e armatimit, të përhapura në të gjithë anët e vendit, pranë reparteve ushtarake, ishin futur municione luftarake që kushtonin miliarda dollarë. Këto municione dhe paisje luftarake ishin pasuri e shtetit, pasuri e popullit, ndaj kolonel Gaqo Pojani nuk e ka bërë gjumin rehat, ai vuante nga një neurozë që nuk iu shërua deri sa u largua përgjithmonë nga jeta. Sa ishte në punë kolonel Gaqo Pojani dhe ekipi i specialistëve dhe ushtarakëve që bashkëpunonin me të, falë traditës së disiplinës së lartë të ushtrisë, nuk i humbi kurrë asnjë fishek e jo më t’i ndodhte një shkatërrim vandalësh të egër, që mund të quhet Holokausti i Vërtetë i Armatimeve dhe Municioneve Ushtarake Shqiptare, ku ngjarja e “Gërdecit” është vetëm maja e ajsbergut. Më datën 15 tetor 1982, kolonel Gaqo Pojani nxirret në pension në moshën 61-vjeçare, për vjetërsi shërbimi, po koha nuk ishte e përshtatshme, se përkonte me programin ndaj shumicës së drejtuesve të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura. Një lloj diskriminimi u vu re në shkurt të vitit 1985. Kolonel Gaqo Pojani u sëmur dhe kishte dhimbje të mëdha barku. Ai shkoi në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku nuk e pranuan pasi tashmë ishte ne pension. U shtrua përfundimisht në spitalin Nr.2 të Tiranes në pavijonin e Prof. Petrit Gaçes. Profesori mungonte ato ditë, kështu e ndiqte Dr. Rushena Golemi, që nuk u përkujdes si duhet. Kur erdhi Prof. Petrit Gaçe, sa e pa urdhëroi të operohej, po ishte shumë vonë. Kishte patur tromboze në zorrë dhe tashmë zorrët i ishin kalbëzuar. Kolonel Gaqo Pojani vdiq në spital më 19 shkurt të vitit 1985. Të gjithë shokët dhe miqtë u mblodhën dhe organizuan një varrim zyrtar madhështor. Kujtimi i Kolonel Gaqo Pojanit do të ruhet përgjithmonë. Dishepujt e tij kanë vazhduar traditën ushtarake duke krijuar një sektor të Armatim-Municioneve prestigjioz, në përputhje me standardet e NATO-s.