BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

11 pikat e groteskut demagogjik që PD-në e mbajnë në “kryetarokraci pa demokraci”!

11 pikat e groteskut demagogjik që PD-në e mbajnë në

Lista 11 pika dhe sipërfaqësorja, të cilën po ta zbërthesh mirë me vëmendje është akoma më keq te PD se sa te mjeshtri i pikturës shtet ose Rama janë fantastike. Lulzim Basha, po mundohet dhe ai të pikturojë me fjalë dhe propozime, por sëmundja e tij e qenies me fytyrë nga Rama, por me shpinë nga Berisha, ose në mes të dyve, nuk ka asnjë lloj për fat të keq shërimi, as politik as moral. Medemek duan të bëjnë statute dhe modele të reja demokracie të brendshme në PD. Medemek duan të bëjnë “një parti të madhe dhe të hapur”, por medemek, sepse as që kanë ndërmend të bëjnë gjë dhe as të ndryshojnë gjë, sepse në fund të fundit, janë po ato që kanë bërë çdo gjë që të mos bëhet asgjë. Dakord? E kam fjalë për mirë në demokracinë e brendshme në PD. Është ajo parti në vështirësi të madhe si me ndërkombëtarët (puna e Berishës) dhe me veten dhe ka ndodhur të ketë një person “fatmadh” për postin që ka dhe fatkeq për demokracinë në Shqipëri. Një imitator me sëmundjen e qenies me Shillës dhe Karibdës që janë Berisha dhe Rama. Sigurisht dy njerëz të ndryshëm, por shumë e shumë herë më të zot dhe me të qartë në të keqen e tyre, se si sundohet dhe drejtohet një parti. Mbledhja e së mërkurës në PD sigurisht do të bëhet para shkrimit tim që po lexoni, por për mua as që kanë rëndësi mbledhjet në PD, sepse janë si mbledhjet e “komsomolasve” të PKBS dikur ose të ish-PPSH-së po dikur te ne, por “rinia” jo partia.

Ja dhe 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statutin e PD

1. Janë përfshirë si vlera që mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabarta në punësim dhe karrierë, duke nxitur një administratë publike të qëndrueshme dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund e fenomenit të pandëshkueshmërisë; shkëputja e lidhjeve midis politikës dhe krimit të organizuar, përmes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike, si dhe nxitja e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të paanshëm, që u shërben vetëm qytetarëve dhe interesit publik. Pika një është demagogji fund e krye, e pakuptimtë dhe një demencë e shëmtuar ku nuk ka më ku të shkojë. Se çfarë ka lidhje partia me premtimet për ngjashmëri shtetin që “presupozohet të ketë”, kjo vetëm te komsomolasit e Berishës mund të vërehet dhe sigurisht kryekomsomolasi është Basha. Një parti popullore europiane të shkruajë të tilla marrëzi për punët e brendshme (si pika statutore propozim) të saj është një “pamundësi filozofike”. Ato më sipër vetëkuptohen në një parti demokratike dhe nuk ka nevojë as për hartim. Nejse, pastaj vjen pika dy.

2. Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën qe kishte kryetari i partisë në këtë drejtim. Në këtë mënyrë, detyrimi për konsultimin e anëtarësisë është përfshirë edhe për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anëtarësinë do të propozohen nga: Kryetari i partisë, caktohen nga Kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Në këtë mënyrë është përfshirë në vendimmarrje, si organ ratifikues i listës edhe Këshilli Kombëtar. Hahaha marrëzitë me medemek hapjen e vendimmarrjes janë një grotesk. Kur propozon kryetari ka marrë fund çdo gjë dhe këtë e dinë dhe më të urtët dhe më jo të urtët e Partisë Demokratike. Thjesht janë profka ose demagogji të një komsomolasi si Lulzim Basha. Shumatorja e propozimeve të anëtarësisë te individi është demokracia, të tjerat janë profka.

3. Është rikonceptuar Kryesia e Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nënkryetari i Seksionit. Kryetari i Seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit "një anëtar, një votë”. Sekretari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Degës. Nënkryetari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Grupseksionit. Po ka harruar të thotë (Basha) se kryetari i partisë ka në dorë kryetarin e degës dhe ja ku shkoi prapë vendimi i tij deri te seksioni dhe sekretari. Profka demagogjike deri në qelizë.

4. Është shtuar si strukturë vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emërohet nga Kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukturë e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku. Po kanë imituar dobët socialistët ose rilindistët dhe mund të mos e kishin bërë, por Basha nuk është i zoti të shpikë. Varësia është te Kryetari i Partisë që forcon pozitat në dy sisteme haptas në mënyrë groteske. Sundimi në këto dy pozicione të kryetarit Basha është “kryetarokraci”.

5. Është zgjeruar Kryesia e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojnë Degën; si dhe vetëm për Degët qendër qarku, 7 (shtatë) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës. Me vendbanim mor zot. Kryevepër. Jo në Tiranë hëëë.  Janë organizma qesharakë që i shërbejnë kryetarit si shtesë kontrolli.

6. Është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente të Këshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukturë këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-së, për çështje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së. Kur tha “strukturë këshillimore” do të thotë se është një strukturë që sundohet dhe i bindet kryetarit dhe pa asnjë të drejtë për t’iu imponuar atij. Profkë demeko statutore dhe propozim pikërisht demagogji dhe në shërbim konkret të Bashës.

7. Është zgjeruar Kryesia e Partisë, duke përfshirë si anëtare të saj për shkak të funksionit edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit Integritetit dhe Etikës. Gjithashtu është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë t'i përkasi gjinisë me pak të përfaqësuar. Çfarë do të thotë gjinisë më pak të përfaqësuar? Cila gjini? Përfaqësimi dhe lidershipi është pjesëmarrje e vullnetshme në parti dhe politikë. Nejse, marrëzitë me kuota gjinore janë kudo.

8. Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëve funksionalë në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për Degët e Partisë. Po po, kryetari mund të ketë numër sa t’i dojë qejfi si vullneti i tij dhe jo statutor dhe ligjor partiak në demokracinë e brendshme. Pikërisht “kryetarokraci”. Hahahaha Basha kërkon pozita më të mëdha se sa të Berishës, kur nuk ka as sot fuqinë e Berishës. Shton burokracinë idiote në parti si dikur në Komitetet e Partisë. Sa më shumë sekretarë aq më pak punë partie dhe sukses politik. Por ama, më shumë sundim të kryetarit në saj të shtimit të sejmenëve idiotë rreth tij.

9. Është bashkuar në një komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës, duke njohur kompetencën për vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit të rregullave për dekriminalizimin dhe integritetin vetëm Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Bukur shumë, më duhet të them “diku bravoo” edhe pse e di se është falsitet i plotë.

10. Është riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit, Komisioni i Përhershëm i Statutit do të përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, që caktohen nga Kryesia e Partisë. Po pra ku në kryesi askush nuk mund të përballojë kryetarin e partisë as me numra as me statut.

11. Është harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktësitë apo duke hequr parashikimet që përsëriten në tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore. Po po, parashikojnë në mënyrë të qartë në PD. Basha ka harruar të vendosë kryesoren: Çfarë bën kryetari kur humb zgjedhjet politike? Unë për vete e kam të qartë se thotë mi vodhën, por në statut pse akoma nuk shkruhet se largohet. E dini pse? Sepse Basha as nuk mohon Berishën dhe as pohon Ramën, ose as mohon Ramën dhe as mund të pohojë Berishën. Thjesht do të jetë “kryetarokraci” i PD pa demokraci. Mes të gjitha jo demokracive, pse u dashka që Basha të veprojë në demokraci? Hëë pse?!