BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

11 vjet Shtet i Kosovës dhe mundësia për Shqipërinë e Madhe

11 vjet Shtet i Kosovës dhe mundësia për Shqipërinë e

Në 17 shkurt të 2008, Kosova deklaroi në mënyrë të njëanshme Pavarësinë e saj nga Serbia. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për shqiptarët e Kosovës, luftrat e të cilëve nuk pushuan kurrë ndër vite derisa me ndihmën e SHBA dhe NATO-s, së bashku me UÇK, arritën në këtë ngjarje të madhe pavarësisht shumë viktimave, raprezaljeve nga ana e ushtrisë serbe. Njohja zyrtare si shtet sovran i Kosovës më 17 shkurt 2008, u bë pas njohjes diplomatike e zyrtare të fituar dhe të pranuar nga 113 shtete anëtare të OKB.

Sidoqoftë, Serbia nuk e njohu dhe nuk e njeh akoma pavarësinë dhe shtetin sovran të Kosovës me gjithë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 për të pranuar institucionet e reja në Kosovë. Megjithëse Serbia e njeh administrimin e territorit të Kosovës nga ana e qeverisë së zgjedhur kosovare, ajo vazhdon ta pretendojë Shtetin e Kosovës si `Krahinë Autonome të Kosovës dhe Metohisë`.

Shqipëria si vendi amë i shqiptarëve kudo që ndodhen e ka përkrahur fuqimisht Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe ka dhënë ndihmesën e saj në çdo rast duke respektuar ligjet ndërkombëtare në fuqi në sinkronizim të plotë me vullnetin e SHBA dhe të BE. Çdokush që është shqiptar i vërtetë e sheh me gëzim dhe shpresë që më në fund shqiptarët e Kosovës të ndarë nga trungu i territoreve shqiptare me dhunë zyrtarisht nga Marrëveshja e Ambasadorëve më 1913 jetojnë të lirë dhe të pavarura nga pushtimi 100 vjeçar serb i cili solli shumë fatkeqësi, pabarazi, krime dhe një urrejtje midis popujve, e cila nuk u shua as kur propaganda e rreme Jugosllavisë komuniste predikonte të ashtuquajturën `bratsvo jedinstvo`.

Gjithmonë shqiptarët e Shqipërisë dëshirojnë që së bashku me shqiptarët e Kosovës të integrohen në BE dhe të kenë liri hyrje e dalje në çdo vend të BE, gjë të cilën, shqiptarët e Kosovës nuk e kanë. Por shumë shpejt do ta kenë edhe atë nëse BE do të kuptojë se faktori shqiptar është një nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan qoftë përsa i përket Paqes, qoftë përsa i përket respektimit reciprok ndaj popujve dhe historisë së shqiptarëve në Ballkan që dikur quheshin Arbër dhe Epirotë.

Përplasja gjeopolike midis Rusisë dhe SHBA dhe midis Rusisë dhe BE përsa i përket Ballkanit do të jetë në favorin e SHBA sepse SHBA është i vetmi shtet që kërkon një Faktor të fortë shqiptar në Ballkan. Dhe kështu mendohet të realizohet.

Aspiratat e Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe së bashku me të edhe Kosova, do të na japin mundësinë për një bashkim të ardhshëm jo vetëm virtual të faktorit shqiptar në Ballkan por edhe real, sepse dihet një Federatë Shqiptaro-Kosovare do të jetë një mjedis nëpërmjet të cilit paqja në Ballkan është e siguruar; sidoqoftë nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera që mund të propozohen nga BE si një Konfederatë perëndimore Ballkanike së bashku më Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e zi dhe ndonjë tjetër, por e rëndësishme është bashkimi i trojeve shqiptare të copëtuara 100 e ca vite më parë.

E rëndësishme për çdo mundësi do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me SHBA.

Bashkimi dhe integrimi i të dy vendeve në një, do të ketë përparësi sepse dihet që vendet e vogla kanë mundësi të pakta punësimi dhe rritjeje ekonomike. Pavarësisht se Shqipëria ka një rritje ekonomike të mirë këto tre vitet e fundit afër 4.2%, largimi i rinisë për në BE ashtu siç po ndodh edhe në vendet e tjera të vogla të Ballkanit si në Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Mal i Zi, madje dhe në vendet që janë në BE si Bullgaria dhe Rumania- të krijojnë idenë se bërja e një tregu të madh pakëson emigracionin, statistikat në Kosovë tregojnë shifra jo shumë optimiste, por afrimi me Shqipërinë pavarësisht disa ideve të çuditshme nga disa politikanë kosovarë madje dhe shqiptarë, të cilat shprehen me devizën: `secili të shfrytëzojë dynymin e vet`, tregon se egoizmi, pasurimi i shpejtë dhe i paligjshëm, dëshira për pushtet tek disa politikanë shqiptarë dhe kosovarë qenka mbi bashkimin e Kombit. Kjo është e rrezikshme po të kesh parasysh dhe cic-micet religjioze në komunitete të ndryshme, të cilat mund të eliminohen nëpërmjet një arsimimi të mirë të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Madje edhe emri Kosovë mund të ndryshohet në emrin e saj fillestar Dardani, ide të cilën e ka shprehur dhe Ibrahim Rugova. Problemi tjetër i madh sidomos në Kosovë, ai i religjionit islam me anë të të cilët vendet e lindjes si Turqia dhe Arabia Saudite e kërkojnë Kosovën të mbetet në lindje një lloj si statusi vëzhgues në Konferencën islamike, mund të jetë i rrezikshëm për popullsinë. Mendoj se e vetmja mënyrë për t’u shkëputur nga një e kaluar jo e mirë është arsimim laik i popullsisë së Kosovës. Dihet që çlirimi i Kosovës nga serbët nuk ka përfunduar plotësisht po të shohim Preshevën, Bujanovcin dhe sigurisht Metohinë ose Dukagjinin e djeshëm. Shpresojmë që integrimi dhe zbutja e mllefeve dhe armiqësisë shekullore midis sllavëve orthodoksë dhe shqiptarëve myslimanë të Kosovës dhe Metohisë, me kalimin e brezave do të afrojë këto komunitete dhe popullata të cilat për shumë së dy shekuj kanë jetuar në armiqësi, madje njihet historia që nga koha e Gjeto Basho Mujit dhe Halilit, ngjarje që kanë ndodhur nga shek i XVI.

Po të shohim shkurtimisht historinë e Kosovës, duket qartë lidhja e ngushtë me truallin amë Shqipërinë apo Arbërinë e dikurshme para pushtimit Osman. Dihet që emri Kosovë u vendos pas luftës së vitit 1389 në të cilën koalicioni orthodoks i serbëve, bullgarëve dhe Princave shqiptarë të famshëm si Gjon (Pal) Kastrioti gjyshi i Gjergj Kastriotit, Theodhori i I Muzaka, Mëhill Nikollë Kopiliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini dhe Gjergji iI – Strazimir Balsha, u përplas në luftën me osmanet e Sulltan Bajazitit. Lufta humbi, por edhe osmanët për disa vite nuk arritën të merrnin vetën nga ajo fitore në të cilën u vra dhe Sulltan Bajaziti.

Për shkak të shkrimeve cirilike serbe ata e `ndërkombëtarizuan` fjalën Kosovo polje (fusha e mëllenjave) për të kujtuar vendin ku u vra Car Llazari. Perëndimi dhe Perandoria osmane e njohu këtë vend me këtë emër, kështu që emri Dardani humbi gradualisht me humbjen e luftës së fundit dhe me dyndjen sllave. Në fakt përdorimi i emrit Provinca (Krahina) e Kosovës u zyrtarizua nga Serbia në vitin 1864. Emri Dardani ka egzistuar që në Kohën e luftrave të Trojës para që nga viti 1200 p.e.s dhe Dardani i Madh ndihmoi edhe në krijimin e qytetit të Trojës së bashku me Herkuli. Kjo fjalë vazhdoi të egzistojë tek popullata ilire madje edhe pas pushtimit romak në vitin 165 p.e.s.

Sllavët u dyndën nga shek i 4 e.s., deri në shek 6-7 e.s, dhe në fillim erdhën bullgarët (vollgarët- ose sllavët e Vollgës) dhe në vitin 850 e.s., çimentuan kulturën bizantinë dhe absorbuan pjesërisht popullatat ilire të Dardanisë dhe të Arbërisë dhe Epirit.

Në shek 12 e.s., Stefan Nemanja, një arbër i sllavizuar sundoi Provincën e Dardanisë që sot quhej Kosovë, dhe Stefan Dushani bëri kryeqytet Prizrenin duke krijuar Perandorinë Serbe që qëndroi përreth një shekulli e pak, ku dhe u themelua shtëpia princërore e Brankovicëve, deri në 1371.

Deri në vitin 1455 arbërit e Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë së sotme, krijuan Principatën e Dukagjinëve dhe të Kastriotëve të cilët luftuan kundër osmanëve. Pastaj nga viti 1455-deri më 1912, Kosova mbeti pjesë e Perandorisë Osmane, si pjesë e vilajetit të Rumelisë dhe përfshinte territorin e Kosovës së sotme, sektorët e Sanxhakut, Malin e Zi dhe Kukësin, deri në lindje përfshi Shkupin si Kryeqytet të këtij vilajeti.

Popullata sipas historianit Frederick Anscombe ishte heterogjene, por në kohën e sundimit turk një pjesë e madhe e popullatës u islamizua, një pjesë sidomos në fushat e Kosovës erdhën bujkrobër nga Anadolli, një pjesë emigroi në Itali, dhe një pjesë u sllavizuan për shkak të një Udhëri të Sulltan Mehmetitit të II, që pronat e Kishave orthodokse nuk do të preken nëse do të paguajnë haraçin përkatës dhe nëse do të lejojnë ushtrinë osmane të kalojë aty nëse e sheh të nevojshme. Ata u quajtën shkie.

Në 1766 osmanët anulluan dhe prishën Patriarkanën othodokse të Pejës duke vendosur kufizim ndaj popullatës jo islame. Kjo shkaktoi islamizimin e madh të arbërve të asaj kohe, të cilët gradualisht u quajtën shqiptarë, emër të cilin e morën edhe arbërit shqipfolës të krishterë katolike dhe ata që mbetën orthdoksë. Në këtë mënyrë shqiptarët pranuan sovranitetin e osmanëve dhe shumë shqiptarë morën tituj dhe funksione në Perandorinë osmane në të cilën drejtuan rreth 37 vezirë e kryevezirë dhe pashallarë.

 Shek i XIX zgjoi nacionalizmin sidomos pas Lidhjes së Prizrenit armiqësia serbo-shqiptare u acarua shumë kur Traktati i Shën Stefanit i a kalonte Kosovën dhe krahinat shqiptare të tjera përreth, nën sundimin serb, në një kohë kur popullata shqiptare ishte njëlloj sa popullata serbe sipas censusit të asaj kohe të viteve 1867.

Në 1912 konflikti kundër Perandorisë Osmane dhe kundër serbëve u ashpërsua, madje një pjesë e luftëtarëve shqiptarë kërcënuan turqit e rinj që do të marshonin deri në Selanik që të rivendosnin Sulltan Abdyl-Hamitin përsëri nëse nuk krijohej një shtet shqiptar jashtë Serbisë.

Sidoqoftë shpallja e Pavarësisë nga ismil Bej Qemali, pjesëmarrja e gati 20 përfaqësuesve nga Kosova e Metohija në Vlorë precipitoi ngjarjet dhe në 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi definitivisht ndarjen e Kosovës nga Shqipëria dhe kalimin e saj nën Mbretërinë e Serbisë.

Filluan masakrat kundër shqiptarëve dhe ngjarjet e luftës së parë botërore u vranë shumë shqiptarë të Kosovës dhe u larguan me mijra shqiptarë për në Turqi rreth 240.000 shqiptarë deri në fillimin e luftës së dytë botërore.

Pas vitit 1945, Jugosllavia përfshiu si Krahinë Autonome - Kosovën dhe Metohinë, dhe i vendosi një flamur si ai shqiptar por me yllin me pesë cepa anash.

Me kalimin e viteve, Politika e Titos zbuti qëndrimin ndaj shqiptarëve, ndoshta edhe nga premtimi i mbajtur ne Konferencën e Avnoi dhe në bisedë me Enver Hoxhën më 1946, të cilit i tha pak a shumë se… nuk mund ta bashkoj Shqipërinë me Kosovën se nuk na lenë serbët por do tu jap autonomi të zgjeruar… Dhe kështu ndodhi.

Në 1974 Kosovës i u dha Autonomi e zgjeruar, iu dha një nën President dhe anëtarësim në drejtimin kolektiv të Jugosllavisë, u hap Universiteti në Prishtinë. Në 1981 u ashpërsua konflikti përsëri pas vdekjes së Titos, në të cilët shqiptarët kërkonin Republike të shtatë, dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por politikisht z. Mahmut Bakalli tha që:... le të bashkohet Shqipëria me ne në një Republikë të shtatë dhe jo të bashkohemi ne me Shqipërinë... Kryengritja u shtyp me ashpërsi.

Në 1989 Millosheviçi me rastin e 600 vjetorit të betejës së Fushë Kosovës, reduktoi statusin e Krahinës Autonome të Kosovë Metohisë duke shkaktuar kështu rritjen e revoltës dhe fillimin e luftës shqiptarë të Kosovës kundër serbëve. Prishja e Jugosllavisë nxiti nacionalizmin kudo, edhe në Kosovë.

Në Korrik 1990 shqiptarët e Kosovës proklamuan Republikën e Kosovës dhe Ibrahim Rugova më 1992 u zgjodh President.

Në 1996 u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vazhdoi lufta në Kosovë e cila rezultoi me Masakrën e Raçak-ut në 1998. Në Mars u mbajt Konferenca e Rambujesë dhe Marrëveshja e saj e cila kërkoi rikthimin e Autonomisë së Kosovës dhe vendosjen e NATO-s në Kosovë.

Midis 24 Marsit 1999- deri në 10 Qershor 1999 NATO ndërhyri për shkak se Millosheviçi bëri raprezalje të madhe në Kosovë duke larguar nga Kosova rreth 400.000 shqiptarë të cilët bujtën në Shqipëri. Rezoluta 1244 siguroi Kosovës autonominë.

Në 2006 Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244 dhe bisedimet e drejtuara nga Matii Ahtisaari progresuan.

Në shkurt 2007 Ahtisaari propozoi Draftin për një Pavarësi të Mbikqyrur të Kosovës.

Në 17 shkurt 2008 Kosova deklaroi Pavarësinë nga Serbia.. Në 4 Nëntor 2018, 113 shtete njohin Pavarësinë e Kosovës.

Republika e Kosovës shumë shpejt u njoh dhe u bë anëtare e FMN, dhe Bankës Botërore.

https://en.wikipedia.org/wiki/Kosovo.

Mos njohja nga ana e Serbisë ka krijuar precedent në ardhmërinë e Kosovës pikërisht edhe nga skepticizmi i BE dhe i Rusisë, por përkrahja e fuqishme nga ana e SHBA, po ndihmon Kosovën të ece përpara, duke pritur edhe heqjen e vizave dhe zgjidhjen e problemeve me anë të kompromiseve dhe bashkëpunimit të fortë me faktorin ndërkombëtar dhe sidomos me SHBA dhe BE.

Shqipëria gëzohet dhe inkurajon Kosovën dhe do të jetë përkrahësja me e fuqishme e saj duke ditur se shqiptarët e Kosovës dhe kudo që janë në trojet përreth Shqipërisë mëmë, presin që të integrohen në BE por edhe të shpresojnë që të bashkohen në ato forma që do të pranohen nga SHBA dhe BE.

Nga Pirro PRIFTI