BREAKING NEWS

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është kryebashkiaku që mund të “digjet” nga Rama

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën
x
BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x

Opinion / Editorial

110 vjet Pavarësi, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

110 vjet Pavarësi, por sot Shqipëria është pushtuar nga

Urime gjithë shqiptarëve, Gëzuar 11O vjetorin e Pavarësisë! Ky urim për shqiptarët nuk vjen vetëm nga unë por vjen nga të gjithë shqiptarët që ndjehen krenarë që janë shqiptarë, dhe nga shqiptarët që ndjehen shpirtërisht se janë shqiptarë. Shqipëria u shpall shtet i Pavarur me 28 NËNTOR 1912, pra para 110 vitesh. Mirëpo sot Shqipëria është pushtuar nga një pushtues tjetër, është pushtuar nga korrupsioni. Këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët, por gjithashtu e dinë mirë edhe miqtë dhe aleatët e madhej të shqiptarëve që janë SHBA-të. Sot në këtë festë të madhe kombëtare gjithëshqiptare flitet e shkruhet, urohet e përshëndetet kjo festë nga të gjithë shqiptarët dhe nga aleatët e tyre, por unë në këtë festë krahas urimit për të gjithë shqiptarët dua të shpreh respektin, mirënjohjen dhe falënderimin ndaj SHBA-ve, të cilat si aleat jetik të shqiptarëve ato kanë rolin historik të jashtëzakonshëm dhe vendimtar në sigurimin, mbështetjen dhe garantimin e ekzistencës së Shtetit të Shqipërisë dhe po ashtu edhe në çlirimin dhe Pavarësimin e Kosovës. Që Shqipëria, siguria e saj janë të kërcënuara e të pushtuara nga korrupsioni këtë në Shtator 2022, pra në prag të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e deklaroi edhe ambasadorja amerikane në Tiranë znj. Juri Kim kur u shpreh se “Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe duam të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këto momente kritike, të vazhdojmë të ecim përpara. Kjo është arsyeja pse ne e vëmë kaq shumë theksin në mbështetjen tonë për përpjekjen e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çliruar këtë shoqëri, këtë vend, nga korrupsioni”. Pra SHBA do e ndihmojnë Shqipërinë, këtë shoqëri dhe këtë vend për ta çliruar nga korrupsioni, sepse mjerisht shqiptarët vetë dhe pa mbështetjen e SHBA-ve nuk janë në gjendje që ta çlirojnë vetë Shqipërinë nga korrupsioni. Edhe para 10 vitesh , me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ish-sekretarja e Shtetit znj. Klinton dha këtë porosi ne Parlamentin e Shqipërisë “…ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin. Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta kryejë dhe të fitojë sepse në mbarë botën, korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe jo etikë, dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie që iu gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre. Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar së bashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”. Pra, SHBA e konsideron korrupsionin KËRCËNIM. Parësisht kësaj porosie tw para 10 vitesh , krejtësisht në antitezë e në kundërshti më ketë, sot mjerisht korrupsioni vetëm sa është rritur e thelluar; dhe pavarësisht Veting-ut në drejtësi dhe të shpalljeve “non grata” nga SHBA të individëve politikanë te larte, sot Shqipëria vazhdon të mbahet akoma peng nga korrupsioni e padrejtësia. Realiteti i zymtë në Shqipëri ia çjerr dhe gris maskën mashtruese, hipokrite e djallëzore të politikës së vjetër shqiptare të këtij tranzicioni, politikë e cila e ka kapur dhe e mban peng shtetin dhe shoqërinë shqiptare.
Urojmë dhe të shpresojmë që populli shqiptar sa më parë ta ndëshkojë këtë politikë antikombëtare dhe antihumane dhe ta çlirojë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit,prej të cilit shqiptarët përditë braktisin Shqipërinë. Kjo festë kombëtare duhet të shërbejë si reflektim por më shumë si reagim dhe veprim për ta shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni. SHBA kërkon që të gjithë liderët politik të punojnë së bashku për ta mposhtur korrupsionin, këtë kërcënim të pavarësisë, kurse politikanët shqiptarë, udhëheqësit zullumqarë të Shqipërisë prej 30 vitesh bëjnë të kundërtën, bëjnë atë të punës, të grupimit dhe të bashkimit të tyre për ta mbrojtur korrupsionin e tyre, dhe për ta mbrojtur pandëshkueshmërinë e hajnisë, tradhtisë dhe të krimit të korrupsionit të tyre.