BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

15 vite mbas 15 marsit 2008 dhe vazhdon sundimi politik i fajtorëve të shtetit

15 vite mbas 15 marsit 2008 dhe vazhdon sundimi politik i fajtorëve të

Ishte mesdita e të shtunës së 15 marsit 2008 dhe unë isha në një transmetim televiziv, por dhe isha drejtori atij televizioni. Lajmi doli rrufeshëm. E për fat të keq timin ose “të mirë” për lajmin por e thashë vetë.  Dërgova dhe kameramanët dhe gazetarët të cilët mu kthyen në darkë me pamje të llahtarshme shkatërrimi! Në darkë një mik imi u shtua me djalë dhe  dje ai është 15 vjeç, por lindja e tij gjithmonë bashkohet me shpërthimin gjigand dhe vrastar të kulmit të korrupsionit shtetëror të shpërthyer në Gërdec. U trishtova me ngjarjen dhe nuk dija në të gëzohem dot për shtimin me djalë të një prej miqve të mi më të mirë apo të hidhërohem....! Vdiqën 26 njerëz dhe u plagosë 300! As diktatura nuk kishte vrarë brenda një sekonde kaq shumë njerëz dhe nuk kishte plagosur po ashtu kaq shumë individë! As diktatura nuk kishte zhdukur kështu një fshat komplet dhe as gjermani nuk e kishte hedhur në erë Borovën si u hodh në erë në kohë demokracie fshati i Gërdecit. Të gjithë e dinë se ishte një aferë korruptive që kishte lidhje dhe me Pentagonin dhe tenderin për fishekë dhe për korrupsionin e mashtrimit me fishekë kinez që po rimbështilleshin në Gërdec dhe po demontoheshin pa siguri dhe pa asnjë kusht normal nga fshatarë vetëm pak kilometra larg Tiranës dhe afër Rinasit aeroportit më të madh që kemi! Askush nga shteti shqiptar nuk dinte se çfarë po bëhej atje. Askush në Ministrinë e Mbrojtjes dhe as në Kryeministri. Shtabi Përgjithshëm nuk po fliste dhe sigurisht ngjarja erdhi me përmasa të një filmi Hollivudian! U përfolën nga Kryeministri te i biri dhe te Ministri Mbrojtjes dhe te Meico, por dhe te njerëzit e ndryshëm njëri i vdekur rastësisht si Kosta Trebicka.  Rama në opozitë ditën e fillimit i rrahu shpatullat Berishës dhe unë po thosha me vete: mor po ky çfarë po bën!?  Mbase po thosha me vete nuk do të sillet si mund të ishte sjellë Berisha me të! Mbase!  Por për mua pa u marrë vesh mirë afera nuk duheshin rrahur shpatullat njeriut që me Gërdecin superoi veten duke u barazuar me 97-tën e tij të famshme të shkatërrimit të shtetit dhe sidomos ushtrisë. Berisha nuk dinte të ndalej me marrëzinë e tij vrastare. Nuk di as sot! Por nuk mjaftonte kjo! I gjithë korrupsioni i mohuar i Gërdecit u mbrojt nga drejtësia jonë kriminale dhe bashkëpunëtore e korrupsionit shtetëror dhe qeveritar pa asnjë limit. Pa limit se po shkaktonte të vdekur! Ishte gati, gati një vrasje e paralajmëruar dhe shtetërore. Por askush nuk e shteroi ligjërisht çështjen! Askush nuk mori përsipër akuzë direkte për shtetin shqiptar dhe kreun e Ekzekutivit në atë kohë.  Po çfarë ka sjellë drejtësia korruptive e emëruar nga Sali Berisha që nuk ka hetuar dhe dënuar fajtorët e Gërdecit? Ka bërë që Sali Berisha dhe pjesa më e madhe e fajtorërve të tragjedisë të shesin dhe sot e kësaj dite “mend dhe pordhë” me demokraci! Autori i Gërdecit Berisha dhe sot ju tregon shqiptarëve se prej tij “rrjedh ndershmëria dhe drejtësia gati hyjnore”! Edhe sot Berisha ju tregon shqiptarëve se është “burri që sjell dhe bën demokraci” por dhe “mbron” lirinë e shqiptarëve!  Ky burri pra,  i 15 marsit i Gërdecit 2008..! Edhe sot mbas 15-të viteve, janë po i njëjti llum politik dhe po të njëjtët njerëz, që duan t’ju hypin në qafë shqiptarëve! Por pra që të guxojnë akoma ti – Gërdecojnë, sepse kështu janë mësuar! E për këtë them se ka pasur shumë faj Rama që i ka rrahur shpatullat qoftë dhe për ti dhënë të kuptohet se bashkohet në fatkeqësi! Por ajo nuk ishte fatkeqësi por tmerr demokratik, korrupsion masiv dhe i lartë qeveritar me në krye pikërisht Sali Berishën dhe familjen e tij të akuzuar jo thjesht te ne, por dhe jashtë. Sot akoma ka njerëz që bashkohen me Berishën për demokraci, sepse me sa duket besojnë se ai Gërdecin e ka bërë për mirë! Besojnë se kur i ka ndodhur Gërdeci, ka qenë thjesht i pa fat! Kujtojnë se ai donte ti pasuronte shqiptarët me punë – demontimesh armësh dhe fishekësh kinezë! Kujtojnë apo..? Dikush nuk kujton por e di për mirë këtë gjë. E di për mirë këtë lloj mënyre qeverisje “alla Berishë”!  Pse mos kujtojnë kur drejtësia nuk ka bërë akoma drejtësi me Berishën! Po dhe në radhë të parë me Gërdecin dhe në radhë të dytë me 21 janarin dhe pse jo me 1997-të dhe 1998-tën! Kur të bëhet kjo drejtësi, nuk ka nevojë më për ndjekës që “kujtojnë” se Berisha është njeriu i përkorë dhe i ndershëm i Shqipërisë. Po pra që vjen “fill pas Enverit” si renditje në mos ja ka marrë dhe atij për nga “larmia” e krimit!