BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

18 qershori u vetëdelegjitimua

18 qershori u vetëdelegjitimua

Prej më shumë se disa muajsh që nga dekretimi i datës së zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit nga Presidenti i Republikës, procesi zgjedhor nisi vetëdelegjitmimin, sepse opozita ngriti një tjetër datë 18, atë të protestës së 18 shkurtit për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që nga ajo datë, 18 qershori i zgjedhjeve ka qenë i paqëndrueshëm, i dyshuar, i papranuar, madje dhe ilegjitim.

Në fakt procesi nisi legjitim, por u delegjitimua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi tejkaloi afatet e regjistrimit të subjekteve zgjedhore, që sipas Kodit Zgjedhor, kërkohen 70 ditë kohë për regjistrimin e partive si subjekt zgjedhor, referuar datës së zgjedhjeve së 18 qershorit të dekretuar nga presidenti, e që përkonte me 8 prill dhe në të njëjtën paqëndrueshmëri ishin dhe data e regjistrimit të koalicioneve që ishte 60 ditë dhe përkonte me 18 prill, dhe e dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë që përkonte me 28 prill.

KQZ kaloi të tria afatet ligjore, duke i zëvendësuar datat 8, 18, 28, prill me data 9,19 dhe 29, prill ku në të vërtetë, Kodi Zgjedhor shprehet qartë në nenin 64 për regjistrimin e partive politike në zgjedhje, pika- 1- Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Ndërsa në nenin 65 për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në pikën 1, thuhet se: Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Po në nenin 67, Kodi Zgjedhor shprehet qartë kur i referohet lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive, ku thuhet se: Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumëemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

KQZ kaloi tri afate, datën 8, 18, 28 duke i zëvendësuar me 9,19 dhe 29 në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe në kundërshtim me tri nga ligjet bazë të çeljes së një procesi të rregullt zgjedhor që janë nene 64, 65, 67 sa të enjten e 18 maj në mesditë, Kolegji Zgjedhor do gjykojë ankimimin e dy subjekteve politike për ta bërë të pavlefshëm 18 qershorin, dhe ligji tashmë e ka rrëzuar këtë datë përsa i përket përllogaritjeve të afateve ligjore.

Por në të vërtetë, 18 qershori ka rënë sepse kriza politike ka ardhur për shkaqe që kanë deformuar marrëdhëniet politike në proces dhe tashmë çështja e një procesi të rrëzuar ka kaluar edhe kufijtë politikë të Shqipërisë, pasi për tre muaj të opozitës në protestë ka konsumuar dhe energjinë e diplomacisë vënë në dispozicion të normalitetit, sa dy ditë më parë mbërriti në Tiranë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, (e konsideruar mundësia e fundit) që rikonfirmojë edhe një herë paketën europiane për zgjidhjen e ngërçit siç edhe njihet me emrin, paleta “McAlliste”.

Përtej çdo parashikimi palët nuk gjejnë arsyetim për zgjidhje, ndërsa opozita njoftoi se pranon këtë paketë sipas Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, mazhoranca ende nuk përgjigjet madje i kërkon opozitës të plotësojë kushtet e propozuara nga mazhoranca, që opozita i ka në tavolinë dhe më keq akoma, mazhoranca paralajmëron ndezjen e fushatës elektorale me 18 maj.

Por çfarë ndodhi më parë në politikë?! Ngujimi i opozitës në çadër me 18 shkurt dhe vazhdimi i protestës së pandashme, shoqëruar me dy mitingje të mëdha paqësore vendosi në një dimension të ri politikën shqiptare, pasi mazhoranca për të parën herë prej katër vitesh në pushtet gjendej e zënë në befasi nga lëvizja e papritur e opozitës, sa vetë pushteti ndryshoi mënyrën e të sjellurit politikisht.

Opozita në paqe dhe mazhoranca në paqe, të dyja palët si asnjëherë gjendeshin të përballura paqësisht, një qasje e re e politikës shqiptare, ku lideri i mazhorancës paqësisht dhe duke humbur ndonjë herë toruan kërkonte zgjedhje të lira, ndërsa nga ana tjetër lideri i mazhorancës gjithmonë paqësisht duke kërkuar drejtësi dhe këmbëngulës në datën kushtetuese të zgjedhjeve, 18 qershor.

E ndërsa beteja vazhdon dhe opozita kishte në paketën e kërkesave qeverinë teknike me dorëheqjen e opozitës, mazhoranca tregonte kufijtë e kushtetueses sa në fund me ardhjen e zyrtarit amerikan Yee, palët lëshuan pe, opozita pranon kryeministrin dhe të votojë vetingun, ndërsa mazhoranca lëshon pe për të gjithë paketën, deri në bashkëqeverisje, por nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve duke vënë në vështirësi implementimin e paketës opozitare.

Kjo situatë e pasqaruar ende na jep dy versione; mazhoranca hyn në zgjedhje me 15 parti të zgjedhura prej saj dhe vendosur me kujdes, ndërsa 47 parti dhe opozita me 33 aleate nuk merr pjesë në zgjedhje. Mazhoranca në përpjekje për të gjetur kompromisin humbi rrugës Presidentin e Republikës, që do ishte për opozitën, prishi koalicionin nga 39 parti politike dhe doli në vete politikisht duke e bërë atë të lëkundur në garë edhe nëse do të ketë një marrëveshje në këto kushte.

Kompozimi është i trishtë, 15 parti politike në garë, të gjithë të një familjeje të përzgjedhur me kolor të ndryshëm, disa parti socialiste të ndarë nga partia mëmë, disa qejfmbetës të opozitës, disa drejtorë të qeverisë, pra një skaletë e majtë që do jetë e vetme në garë, që për shumëkënd mendohet sa partia e dikurshme e regjimit po rikthehet në një formë tjetër dhe u bë e mundur, pasi i delegjitimua procesi, u vra pluralizmi, u përjashtua opozita dhe e djathta për të finalizuar edhe një herë pushtetin absolut në një formë të re, ndryshe nga diktatura.

Si gjithmonë ka një ndalesë, ligji është i mundur ta rrëzojë 18 qershorin. Është një realitet që tashmë ka ndodhur dhe pritet që 18 maji ta përmbysë 18 qershorin, pra Kolegji Zgjedhor.

Nga Ilir VATA