
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

1998-2023 Çollaku kundërshtarë i Berishizmit, Sula mbrojtës i interesave familjare

Shkruar nga Qamil Gjyrezi 13 Nëntor 2023

Mbrëmë mora vesh nga media për debatin verbal e fizik të deputetit Kreshnik Çollaku të PD-së dhe Dash Sulës të Rithemelimit. Skena të tilla të improvizuara dhe të provokuara nga individë, që nuk duan shtet ligjorë, por rrëmujë e kaos i kemi ndjekur në 33 vite. Në fillimet e demokracisë i interpretonim emocionalisht këta skena. Kurse sot të gjithë aktorët njihen për korrupsionin 32 vjeçar dhe për teatrin në parlament që e lozin paradite dhe mbasdite flasin për afera, kulla e biznese të paligjshme. Politika amerikane e ka kuptuar këtë pseudoteatër, mbasi i kanë të 'ruajtura' të dhënat e korrupsionit 32 vjeçarë në digjital, ish-agjentët e shërbimit sekret të komunizmit, ish-pronat e pronarëve dhe bënë reformën historike perëndimorë në drejtësi. Prandaj opozita dhe opozitarët e vërtetë duhet të jenë më 'agresivë' me korrupsionin 32 vjeçarë, me Berishën Metën edhe Ramën, që mos të vuajnë shqiptarët që kërkojnë punë stabilitet dhe zhvillim për vete e fëmijët e tyre. Demokratët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët patriotë, duhet të mbështesin SPAK dhe reformën në drejtësi. Me gjithë përpëlitjet e politikës mafioze 32 vjeçare, unë jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë perëndimore në BE, siç është dhe ka qenë Kreshnik Çollaku, Myftar Gjana e shumë demokratë të vërtetë që e kanë kundërshtuar Berishën dhe berishizmin që në vitet e para të demokracisë. Inteligjenca amerikane e ka kuptuar shumë mirë 'lojën nacionaliste' të Berishës, që kundërshtonte Rugovën dhe pavarësinë e Kosovës, gjoja me kartën e 'nacionalizmit' dhe autoritarizmit dhe politikës familjare. Në analizën time politike nuk gjykoj se si ka ndodhur debati Çollaku-Sula në parlament, por do ta analizoj e argumentoj se modeli politik Çollaku është krejt i ndryshëm nga pseudo-modelet Sula dhe neo-berishistë të tjerë. Së pari modeli politik Çollaku përfaqëson PD-në perëndimore, kurse Sula përfaqëson ‘llumin politik’ të Rithemelimit ose modelin e menduar deri në detaje, për të mbrojtur interesat e familjes Berisha. Modeli politik Çollaku është e ardhmja, kurse Sula përfaqëson të shkuarën e PD-së, që nuk ka as ideologji as qëllim për ndryshim, por mbrojtjen e interesave personale dhe të familjes Berisha. Që mbas vitit 2013 Berisha ka synuar përfaqësimin e PD-së nga individë besnikë, kamikazë të familjes, pa ‘çarë kokën’ për ndryshimin dhe rrëzimin e qeverisë Rama. Ky fenomen e vërtetua së fundi me listat e vitit 2021, që Berisha dhe familja vendosën në formë arbitrare për listën, kandidatët e PD-së. Lista e vitit 2021 u dominua nga mjekët e PD-së doktor Berisha dhe familja, doktor Tritan Shehu dhe doktor Bardh Spahia, për pushtetin lokal. Ky format politik ‘mjekësh’ i tradhtoi interesat e demokratëve, për ndryshim dhe qëllimet e SHBA-ve, për klasë politike perëndimore për ta rrëzuar Edi Ramën dhe ndryshuar sistemin 32 vjeçarë. Se dyti modeli Çollaku dhe Sula, ndryshojnë shumë edhe në rrafshin ideologjik politik dhe profesional. Çollaku përfaqëson linjën kundër Berishizmit, pro perëndimore që në vitin 1998, kurse Dash Sula në 2023 është deklaruar si mbrojtës i interesave familjare antiamerikane, te familjes Berisha. Sula mbron gjithashtu privatizimet dhe tjetërsimin e pronës private në Rrogozhinë dhe Tiranë, ish- klubit Partizani. Debati fizik dhe verbal Çollaku-Sula, më risolli në kujtesë vitin 1998, kur Genc Pollo, Kreshnik Çollaku, Myftar Gjana dhe një grup intelektualësh kundërshtuan berishizmin si ideologji. Por të vërtetë ishin Kreshnik Çollaku e Myftar Gjana etj, që kishin argumenta politik pro-perëndimorë. Kurse Genc Pollo Nard Ndoka etj. e kundërshtuan berishizmin, për interesa personale e 'sektare', sidomos në Shkodër. Këtë fakt e vërtetoi koha, kur në vitin 2005, Berisha për qëllime të mbrapshta personale, bëri Ndokën e Pollon e miqtë e tyre ministra, deputete të pa merituar e që u akuzuan për korrupsion. Këtë fakt e vërteton edhe sjellja politike e Dash Sulës, që është neo-berishist që së bashku me Pollon dhe Ndokën, mbrojnë Berishën i shpallur non-grata nga SHBA dhe akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv. Çollaku dhe Sula janë të kundërt e të ndryshëm edhe në CV dhe formim intelektual. Çollaku ka qenë ish-ambasador në SHBA perëndim, profesor në Universitet, kurse Sula ish-prokuror në Shqipërinë e Nanos e Metës, që vazhdon të jetë ‘as në lindje as në perëndim’. Çollaku nuk përflitet për asnjë aferë korruptive, kurse Sula për tjetërsimin e shumë pronave në Fier e Rrogozhinë referuar medias dhe analistëve politikë. Prandaj Çollaku dhe Sula përfaqësojnë dy botë të ndryshme në thelbin politik. Ngjarja që ndodhi në parlament, nuk mendoj se do të jetë e fundit? Prandaj demokratët perëndimorë të PD-së, duke filluar nga kryetari Basha duhet të përballen, me të gjitha mjetet me 'llumin e Rithemelimit', nëse duan të bëhen të besueshëm për të gjithë ata që duan ndryshimin e sistemit 32 vjeçar. Takimet politike të Bashës me shumë qytetarë dhe të rinj, biznesmenë etj. janë me vlera politike dhe paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme në vitin 2024. Personalisht jam për dialog në parlament, analizë politike për keqqeverisjen, analiza politike në në gazetë apo FB. Por modeli i Rithemelimit, kërkon dhe provokon, përballje fizike me demokratët perëndimorë dhe në anën tjetër bën afera me Ramën e Veliaj, siç janë rastet e Flamur Nokës, Sait Dollapit, Edi Palokës dhe Ina Zhupa në Bashkinë e Tiranës dhe në bashkitë e tjera p.sh në Kukës. Këta berishistë do të përballen me abstenimin qëndrestarëve demokratë dhe shqiptarët. Nëse berishistët vazhdojnë me këtë model, dhunë verbale e fizike, do të përballen me zemërimin e të urtëve, perëndimorëve dhe paqësorëve në PD, që e kanë prej së vërteti opozitën me Ramën dhe ndryshimin e sistemit. Pseudodemokratët dhe berishistët e kanë marrë përgjigjen me datën 8 Janar. Populli thotë: ‘Mos u nxeftë i urti, i dituri dhe paqësori e perëndimori, se ata që shkaktojnë dhe provokojnë dhunë, nuk do të kenë ‘vrimë ku të fshihen’. Si përfundim modeli familjarë Berisha, duhet te përballen me drejtësinë në SPAK e Gjykata dhe të mos provokojnë dhunë, rrëmuja e kaos. Për demokratët perëndimore dhuna fizike nuk pranohet, por vetëmbrojta kundër dhunës të të gjitha formave nuk përjashtohet.
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
